Kryetari i Qeverisë Zoran Zaev u takua me ambasadorin e sapoemëruar të Kanadasë në Republikën e Maqedonisë së Veriut me seli në Beograd, Xhajlls Norman.
Kryeministri Zaev duke uruar ambasadorin Norman për emërimin, i dëshiroi mandat të suksesshëm dhe theksoi se si rezultat i punës së tij në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Kanada, mund të pritet avancim i raporteve dhe bashkëpunimit për të cilat ka potenciale të mëdha të në mënyrë plotësuese nxiten për shkak të numrit të madh të diasporës në këtë vend.
Kryetari i Qeverisë Zaev shprehu falënderimin nga populli i Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e madhe dhe të rëndësishme që patëm gjatë procesit të anëtarësimit në NATO dhe theksoi se miqësia e sinqertë mes të dyja vendeve tashmë po pasqyrohet edhe në bashkëpunimin e të dyja vendeve në misionet e Aleancës.
Në takim u potencua se vendimi i kompanisë kanadeze “Magna” të investojë në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka rëndësi të veçantë për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve sepse bëhet fjalë për një nga kompanitë më të mëdha në botë në fushën e teknologjive mobile inovative për auto-industrinë, e cila bashkëpunon me markat më të njohura në industrinë e automobilave.
Ambasadori Norman në bisedën me Kryeministrin Zaev theksoi se si prioritet gjatë mandatit të tij është bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve dhe se investimi i “Magna” paraqet motiv shtesë dhe nxitje edhe për kompani të tjera kanadeze që të investojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri Zaev e informoi ambasadorin e sapoemëruar të Kanadasë Norman me procesin e aderimit të vendit tonë në BE, për të cilën ambasadori kanadez e shprehu mbështetjen e vendit të tij për këtë proces i cili Maqedonisë së Veriut do t’i sjell stabilitet shtesë dhe ardhmëri me prosperitet.