Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në intervi9stën për portalin dhe botimin e shtypur të “Luksemburg Vort”, titulluar “Në rrugën e gjatë dhe të vështirë deri në BE”, në pyetjen se cilat vendime të Kryeministrit Zaev vlerësohen si të guximshme dhe historikisht theksohet se ato janë miratuar për t’u realizuar qëllimet e mëdha strategjike të vendit – anëtarësimi në NATO dhe BE.
“Kur bëhet fjalë për realizimin e kritereve për fillimin e negociatave, ne jemi shembull që i realizuam. Fakti se kjo nuk ndodhi shkaktoi ndjenjë të pakëndshme te të gjithë ne në Maqedoninë e Veriut. Unë megjithatë mbetem optimist dhe jam i bindur se me Bullgarinë do të gjejmë zgjidhje deri në qershor të këtij viti. Gjithashtu kemi pritshmëri të sigurta se Brukseli do të nxisë zgjidhjen e kësaj çështje dhe do të dëshmojë se nuk do të lejojë që çështjet nga historia të jenë pengesë për interesin e BE-së për zgjerim dhe për ardhmërinë e vendit tonë”, theksoi Kryeministri Zaev në intervistën për “Luksemburg Vort”.