Nga mbledhja e 55-të e Qeverisë: Arrihet marrëveshje për blerjen e tepricës së duhanit; Filloi procedura për këstin e dytë prej 80 milionë eurove nga BE-ja për mbështetje për masat Kovid, përkohësisht ndërpritet mihja e zhavorrit nga lumi Pçinja, deri sa

Në mbledhjen e saj të rregullt të 55-të, Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin mbi situatën rreth blerjes së duhanit nga korrja e vitit 2020 dhe solli konkluzion që t’i propozohet Kombinatit të Duhanit Prilep të ndërmarrë të gjitha aktivitetet për blerjen shtesë të 700 tonë duhan nga teprica e korrjes së fundit.

Si pronar dominues i Kombinatit të Duhanit Prilep, Qeveria e Maqedonisë së Veriut, përmes përfaqësuesit të saj në këtë shoqatë aksionare do të iniciojë procedurë për realizimin e këtij konkluzioni në kuvendin e aksionarëve të Kombinatit të Duhanit Prilep.

Lidhur me këto konkluzione, Qeveria i ngarkoi zëvendëskryetarin e Qeverisë për Çështje Ekonomike, ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe ministrin e Financave, që në afat prej 15 ditëve nga programi Kovid të sigurojnë mbështetje të përkohshme financiare për blerjen e duhanit me afat të kthimit 10 dhjetor të vitit 2021.

Në këtë mbledhje Qeveria e miratoi edhe Informacionin se disa kompani blerëse kanë shprehur gatishmëri për të blerë edhe 600 tonë duhan të tepërt nga korrja e vitit 2020, si dhe informacionin se Kombinati i Duhanit - Prilep merr përsipër realizimin e 785 kontratave nga Dalija Tabak - Dellçevë për blerjen e duhanit nga prodhuesit, sepse kjo kompani nuk ka siguruar fondet e nevojshme për blerjen e 455 tonëve të parashikuara me këto marrëveshje.

 Në këtë mbledhje, Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informacionin në lidhje me kërkesën e Ministrisë së Financave që të gjithë institucionet kompetente në afat sa më të shkurtë të kompletojnë Raportin me status të realizimit të masave ekonomike për ballafaqimin me krizën nga KOVID-19 nga të gjitha pakot e masave për vitin 2020 dhe ta dërgojnë atë në Ministrinë e Financave jo më vonë se 22 mars të vitit 2021.

Në bazë të këtij raporti, Ministria e Financave do të dërgojë Informacion deri te BE-ja, në mënyrë që të tërheqë këstin e dytë prej 80 milionë eurosh ndihmë makro-financiare për Maqedoninë e Veriut nga Bashkimi Evropian për mbështetjen e buxhetit për masat për ballafaqim me pasojat socio-ekonomike të krizës. 

Me konkluzion të Qeverisë në mbledhje, Ministria për Punë të Brendshme është ngarkuar të përgatisë plan për sigurimin e qendrave shtesë të votimit për qytetarët me shtetësi bullgare për shkak të realizimit të procesit zgjedhor për zgjedhjet parlamentare në Republikën e Bullgarisë më 4 Prill jashtë misioneve diplomatike dhe konsullore të këtij vendi në Republikën e Maqedonisë së Veriut. 
Në këtë mbledhje Qeveria solli vendim për ndërprerjen e përkohshme të eksploatimit të zhavorrit në lumin Pçinja në zonën e fshatit Konjare e Mesme deri sa zgjatë inspektimi i Inspektoratit Shtetëror të Ambientit Jetësor për shkak të indikacioneve të popullsisë që mihja e zhavorrit bëhet jashtë koncesionit dhe derisa të merret një vendim i ri sipas gjetjeve të inspektoratit kompetent.