"Me projekte të energjisë së gjelbër ne ndjekim agjendën ekologjike të vendit, në përputhje me Agjendën e Gjelbër Evropiane, gjegjësisht ne zbatojmë tranzicionin e drejtë nga qymyri në burime të energjisë ekologjike për prodhimin e energjisë elektrike", theksoi Kryeministri Zaev në një intervistë për botimin elektronik i së përditshmes sllovene “Dello”.
Kryeministri Zaev theksoi për opinionin slloven interesin e potencoi interesin e vendit për të investuar në energji për një tranzicion gradual në burimet e ripërtëritshme të energjisë së gjelbër.
"Termocentralet fotovoltaike ose termocentralet me gaz tani po ndërtohen në vendet ku minierat e qymyrit dhe termocentralet ndotës kanë funksionuar më parë, siç është transformimi i termocentralit të Negotinos me një investim të vlerësuar prej 200 deri në 500 milion euro për 100 të reja megavat energji të gjelbër. Këto ditë, fillon ndërtimi i fazës së dytë të parkut me erë Bogdanci 2, një investim me vlerë 21 milion euro. Për më tepër, realizimi i parqeve të reja të mullinjve të erës në Shën. "Nikollë”, Demir Kapija dhe në Debrca", thotë Zaev për "Dello".
Kryeministri Zaev gjithashtu i përgjigjet interesit të medias në projekte të tjera energjetike.
"Kemi hyrë në fazën e dytë të projektit të madh Cebren për ndërtimin e një hidrocentrali për të cilin ishin kualifikuar 9 në 10 konsorciume ose kompani të paraqitura nga Evropa dhe Kina Bëhet fjal një projekt me vlerë midis 600 dhe 800 milion euro dhe që në vetvete tregon synimin serioz për sukses," theksoi Zaev për "Dello".
Në intervistën për "Dello" Zaev flet për ndërtimin e tubacioneve kryesore të gazit në magjistrale në të gjithë vendin, për të cilën së shpejti do të përfundojë procedura e tenderit për zgjedhjen e një partneri privat për ndërtimin e rrjetit të shpërndarjes së gazit natyror në qytetet e Maqedonisë.
"Me ndërtimin e Interkonektorit me Greqinë, një projekt me vlerë 54 milion euro, nga të cilat 14 milion janë një grant nga korniza e investimeve për Ballkanin Perëndimor, në vend qw tw jetw një burimi gazi, i cili e mbajti vendin në një pozitë monopole për vite me radhë wshtw hapur mundësia e importimit të gazit Azerbajxhan si dhe gazit të lëngshëm natyror nga Amerika, Katari dhe Turqia është e hapur. Ne kemi hyrë në një procedurë për investimin e parë të drejtpërdrejtë shtetëror në terminalin e gazit në Alexandroupolis në Greqi dhe në termocentralin e gazit gjithashtu në Alexandroupolis", potencoi Kryeministri Zaev në një intervistë me botimin elektronik të "Dellos ", dhe shton se një lidhje e tubacionit të gazit me Kosovën është në fazën e hartimit dhe me këto dy projekte, Maqedonia e Veriut do të jetë një vend tranzit me gaz natyror dhe një nga lojtarët kryesorë në rajon. Maqedonia Veriore do të jetë një vend tranzit me gaz natyror dhe një nga lojtarët kryesorë në rajon.