“Këto kohëra të sfidave ekonomike për një numër të madh të kompanive kanë domethënie më të madhe inovative dhe adaptim në trendet e reja. Investimet në burimet njerëzore dhe të makinerisë padyshim që kontribuojnë në rritjen e produktivitetit dhe cilësisë, që në fund rezulton me konkurrencë dhe plasman më të mirë të produkteve,” theksoi Kryeministri Zoran Zaev në kompaninë e Velesit “Brako” në promovimin e investimeve në vlerë prej 8 milionë euro nga impiante prodhuese, salla dhe makineri si dhe automjeti i parë i vendit me hidrogjen për pastrimin e rrugëve dhe zonave publike që tashmë eksportohet.
Gjatë inspektimit të impianteve të prodhimit morën pjesë gjithashtu zëvendëskryetarët e Qeverisë Fatmir Bytyqi dhe Ljupço Nikollovski, si dhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini.
Kryeministri Zaev theksoi se është krenar që më shumë se 60 inxhinierë të cilët janë pjesë e "Brako" dhe "Green Machines", qëndrojnë prapa automjetit të përparuar teknologjik, plotësisht ekologjik, me të cilin kompania dhe kështu vendi ynë është konkurrues në tregun botëror.
"Transformimi bashkëkohor i kompanisë rezulton në krijimin e prodhimeve që shiten në tregun global, siç janë "Green Machines", Veçanërisht është e rëndësishme që i gjithë zhvillimi i tyre të ndodh pikërisht këtu, në Veles, që do të thotë se ata janë një prodhim i Maqedonisë së Veriut, nga ideja fillestare deri në realizimin përfundimtar.Atë që po krijojnë "Green Machines", dëshmon se lëndët djegëse fosile dhe përdorimi i tyre në jetën e përditshme, ngadalë po bëhen pjesë e historisë. Për inovacione të tilla të jashtëzakonshme dëgjojmë nga të gjitha anët e botës,dhe unë jam veçanërisht i lumtur që një zgjidhje e tillë mjedisore është krijuar në Maqedoninë e Veriut", deklaroi Zaev, duke shtuar se Qeveria është këtu për të mbështetur kompanitë për të forcuar strukturën e tyre, për të rritur eksportet, të jenë inovative dhe të prodhojnë produkte me vlerë më të madhe të shtuar.
Koço Angjushev, pronar dhe kryetar i bordit të drejtorëve të "Brako" tha se e ardhmja e industrisë maqedonase janë prodhimet me vlerë më të madhe të shtuar.
“Për të prodhuar produkte të tilla të orientuara të eksportit që mund të shiten në të gjithë botën, është e nevojshme që kompanitë të kenë nivelin më të lartë të teknologjisë dhe të kenë një marketing agresiv. Ne e kemi zbatuar këtë për 20 vjet në "Brako" dhe këto automjete janë rezultat i këtij parimi të funksionimit. Jam vërtet krenar që sot ne mund t'i promovojmë këto automjete, mbi të gjitha, automjetin me energji hidrogjeni i cili është plotësisht i zhvilluar si teknologjia më e fundit që është e ardhmja e botës. Ne jemi gjithashtu krenarë që në "Brako" në Veles, u prodhua një makinë për pastrimin e rrugëve, me një madhësi dhe kapacitet që janë të parat në botë", tha Angjushev.
"Green Machines"për pastrimin e hapësirave publike dhe të hapura eksportohen në Londër, Holandë, Austri, Gjermani, Uashington dhe vende të tjera në botë.