Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore e konsideron jo adekuate procedurën që të thirret në bisedë ushtruesi i detyrës së Ambasadorit të vendit tonë në Sofje Vlladimir Krstevski në Ministrinë Bullgare të Punëve të Jashtme për qëndrimet e shprehura nga një palë e tretë, në një analize që nuk është e ndërlidhur e Qeverinë dhe është përgatitur nga Instituti për Studime të Ballkanit dhe Lindjes së Mesme (IFIMES) në Lubjanë.
Në të vërtetë, IFIMES u angazhua s një institut me reputacion për shërbime këshilluese në bazë të analizave e politikave për diplomacinë preventive dhe masat e ndërtimit të besimit në nivelin rajonal dhe global, por marrëveshja e tyre me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut përfundoi në vitin 2019. Tani më di vite, ky institut nuk ka pasur ndonjë angazhim në lidhje me punën e Qeverisë, as ndonjë detyrim ligjërisht të detyrueshëm me Qeverinë dhe zyrën e Kryeministrit të Qeverisë. Edhe para vitit 2019, IFIMES nuk ishte angazhuar kurrë në analiza në lidhje me marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriore edhe më tej mbetet e përkushtuar dhe e hapur për bisedime intensive dhe dialog miqësor në mënyrë që të arrihen zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur që do të promovojnë përmirësimin e marrëdhënieve midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe përmes pikave të përbashkëta të ndërtojmë të ardhmen tonë të përbashkët në BE. Ne presim dhe iniciojmë sjellje miqësore dhe marrëdhënie që të intensifikohen nga të dy palët në mënyrë që të mund të themi një orë së shpejti me Bullgarinë se "kemi gjetur një zgjidhje në të cilën nuk ka humbës" dhe sa më shpejt të jetë e mundur të merremi së bashku me sfidat që i sjell koha e re.