Kryeministri Zaev dhe ministri Filipçe për donacionin e ri të vaksinave “Sputnik V”: U sigurua vazhdim i procesit të vaksinimit me mundësi për zgjerimin e grupeve që do të përfshihen në imunizim

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot e pranuan dërgesën e 20.000 vaksinave të para “Sputnik V” nga komponenti 1 nga gjithsej 40- mijë, për të cilat  u dakorduan  Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Serbisë.

Në deklaratën për media lidhur me këtë ngjarje, Kryeministri Zaev u falënderua për donacionin e dytë nga Republika e Serbisë si hap i rëndësishëm për vazhdimin e vaksinimit masiv.

“Republika e Serbisë na ndihmoi me 8.000 vaksinat nga “Fajzer” që të mund t’i vaksinojmë heronjtë tanë, mjekët dhe infermierët të cilët punojnë drejtpërdrejtë në Kovid qendrat. Tani kur filloi vaksinimi masiv në vendin tonë edhe me 24,000 vaksina nga “Astra&Zeneka” nga sistemi KOVAKS, që filloi dje, që të mos ndërpritet dinamika dhe vazhdimësia e vaksinimit, dy herë nga 20,000 vaksina janë me të vërtetë të çmueshme dhe unë me të vërtetë edhe njëherë shpreh falënderimin tonë për Presidentin e Serbisë Vuçiq dhe Kryeministren Bërnabiq”, theksoi Kryetari i Qeverisë Zaev.

Kryeministri Zaev shtoi se krahas të gjitha institucioneve shëndetësore në vend, në të cilat filloi vaksinimi masiv, është përgatitur edhe salla “Boris Trajkovski” dhe po përgatiten edhe objekte tjera që imunizimi të vazhdojë pa ndërprerje.

“Ajo që është gjithashtu e rëndësishme dhe është detyrim i imi është të dërgoj porosi deri te të gjithë qytetarët tanë që të hyjnë tërësisht në sistemin për vaksinim masiv. Unë si Kryetar i Qeverisë u paraqita në mekanizmin për paraqitje online për vaksinim. Qeveria dhe ministrat e bënë të njëjtën dhe apeloj te të gjithë qytetarët që të paraqiten online për vaksinim.

Vaksinat janë të sigurta, të kontrolluara, të testuara ndërkombëtarisht dhe sa më shpejtë që të përfundojë procesi i imunizimit, aq më shpejtë do të përfundojë edhe lufta me këtë armik të padukshëm siç është pandemia shkaktuar nga COVID-19”, tha Kryeministri Zaev.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe theksoi se kjo sasi e re e vaksinave do të përfshihet në procesin që tashmë ka filluar për vaksinim masiv kundër COVID-19, si dhe do të zgjerojë grupet që do të përfshihen sipas Planit nacional për imunizim.