Kryeministri Zaev: Arkivi Shtetëror i Maqedonisë së Veriut që sot feston 70 vjetorin e themelimit është themel i identitetit tonë, mbrojtës i memories sonë kolektive dhe vlerave nacionale

Nën patronazhin e Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, u mbajt ngjarja solemne me rastin e 70 vjetorit të themelimit të Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili u mbajt në IN “Muzeu i Luftës Maqedonase”.

Në ngjarje morën pjesë edhe Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ministrja e Kulturës, Irena Stefoska, drejtori i Arkivit Shtetëror, Emill Krsteski dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve dhe mysafirë.

Në vazhdim të kësaj kumtese ua përcjellin fjalimin plotë të Kryeministrit Zaev:

“Kam nderin që bashkë me ju ta festojmë këtë jubile të rëndësishëm – 70 vite nga formimi i Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

K institucion që është themel i identitetit tonë dhe dëshmitar i historisë, kulturës dhe traditës tonë padyshim ka një rol të rëndësishëm para së gjithash si një gardian i memories sonë kolektive dhe vlerave kombëtare.

Pikërisht në këtë ditë, në vitin 1951, për së pari herë Arkivi Shtetëror e merr vendin e tij si institucion i pavarur me ingerenca dhe përgjegjësi, për të mbledhur dhe ruajtur memorien kolektive të paraardhësve tanë për t'u trashëguar dhe afirmuar nga brezat e ardhshëm.

Arkivi shtetëror është një tempull shkencor historik, një lloj ure mes të kaluarës dhe të ardhmes. Pika fillestare në gjenezën hulumtuese për elementet më të rëndësishme lidhur me identitetin e një populli.  Për ne Arkivi Shtetëror përfaqëson një prej shtyllave të identitetit tonë dhe afirmim të planit ndërkombëtar.

borxhi dhe detyrimi ndaj gjeneratave të ardhshme për ruajtjen e pakushtëzuar të historisë dhe pasurisë së përhershme kombëtare bie pikërisht mbi supet e Arkivit shtetëror, i cili sot përfaqëson institucion bashkëkohor, që në bazë shkencore-profesionale, kryen mbikëqyrje inspektuese dhe profesionale mbi punën e  pronarëve privat dhe institucioneve shtetërore dhe prej tyre i pranon, rregullon dhe përpunon, mbron dhe jep për përdorim materialin arkivor.

Para këtij institucioni të rëndësishëm, si sfidë dhe përparësi është procesi i digjitalizimit i cili do të fillojë të zbatohet më intensivisht në gjysmën e dytë të këtij viti. Me këtë, Arkivi i Shtetit do të jetë i barabartë me arkivat evropiane dhe botërore dhe do të jetë në gjendje të bashkëpunojë shumë më lehtë dhe më me sukses me ta dhe me të gjithë të tjerët që kanë interes në materialet e ruajtura në këtë institucion.

Hulumtimet e materialit arkivor në vend dhe jashtë tij kontribuojnë edhe në gjetjen e fakteve, dokumenteve dhe materialit arkivor me fakte të rëndësishme historike dhe dokumente. Bashkëpunimi i suksesshëm me arkivat në botë, gjithashtu kontribuon në shkëmbimin e mendimeve dhe përvojave dhe në kontakte të vazhdueshme me arkivat ku ka dhe mund të gjenden dokumente në lidhje me historinë tonë dhe identitetin e popullit maqedonas dhe bashkësive të tjera etnike.

Zonja dhe zotërinj, besoj se ky 70 vjetor do të nxisë Arkivin Shtetëror që edhe më shumë ta zhvillojë veprimtarinë e tij dhe të mundësojë që opinioni i gjerë sa më shumë të njihet me punën e tij. Si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dua ta shpreh falënderim dhe respekt ndaj të gjithë të punësuarve të tashëm dhe të kaluar në Arkivin Shtetëror, të cilët me përkushtim kanë punuar dhe punojnë dhe lënë vulë të rëndësishme në këtë institucion dhe për historinë tonë.

Gjithashtu do të doja t'ju siguroja që Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar për të krijuar kushte më të mira të mundshme për funksionimin e Arkivit Shtetëror dhe se ne jemi këtu për të përballuar të gjitha sfidat që na presin, lidhur me procesin e digjitalizimit të dokumenteve dhe materialeve arkivore, si dhe për gjetjen e një strukture të përshtatshme me standarde evropiane, me pajisje teknike dhe me miratimin e një Ligji të ri për veprimtarinë arkivore.

Duhet të jemi krenar për të gjitha arritjet e deritanishme të Arkivit Shtetëror dhe Ju dëshiroj edhe më shumë suksese në vitet e ardhshme”.