"Së pari duhet të gjejmë një zgjidhje me Bullgarinë dypalëshe dhe kjo është rruga," tha Kryeministri Zaev në një intervistë për TV Kanal 5, duke shtuar se marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë u arritën në mënyrë dypalëshe, dhe pastaj BE doli në skenë për të dhënë atë që e merituam.
"Unë them që BE duhet të kishte tuboj forcë dhe të gjente një mënyrë për të zhbllokuar procesin tonë të anëtarësimit në BE, por ne ende duhet ta zgjidhim këtë çështje në mënyrë bilaterale. As kjo situatë nuk është në interes të Bullgarisë dhe ne do të ulemi pas zgjedhjeve. Unë e di se si është të marrësh vendime përpara zgjedhjeve dhe e di sa më lehtë është të marrësh vendime pas kësaj," theksoi Kryeministri Zaev.
Zaev theksoi se në bisedën e fundit telefonike me Kryeministrin e Bullgarisë Borisov, ata ranë dakord të fillojnë bisedimet menjëherë pas zgjedhjeve dhe se ai është i bindur se ekziston një zgjidhje që do të pranohet nga të dy palët.
"Unë kam marrë pjesë në arritjen e marrëveshjeve me interes për palët e përfshira. Gjuha dhe identiteti maqedonas nuk janë tema për të cilat negociohet ose diskutohet. Tsipras gjithashtu e kuptoi se kur zgjidhnim mosmarrëveshjen me Greqinë. Ka tema për historianët, por ato nuk duhet të jenë pengesë për të ardhmen. Duhet të jetë e qartë se ne po flasim për dy popuj të ndryshëm me pjesë të përbashkëta të historisë dhe sinqerisht besoj se do të kemi një zgjidhje, e ndjekur nga një konferencë ndërqeveritare me BE për të hapur negociatat për kapitujt", tha Kryeministri Zaev në një intervistë për Tv Kanal 5.