Spasovski: Të gjithë të cilët mendojnë se me obstrukcione dhe sabotime do të na pengojnë në ballafaqimin me kriminelët, kot përpiqen- as nuk do të ndalemi, as nuk do të na bëni të ngurrojmë!

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot mbajti konferencë për shtyp në Qeveri për aksionin me të cilin është asgjësuar grupi kriminal, pjesëtarë të së cilit- të punësuar në shërbimet administrative të MPB-së, duke keqpërdorur autorizimin zyrtar kanë dhënë dokumente udhëtimi të Maqedonisë duke keqpërdorur identitet të huaj.

Në vazhdim fjalimin integral të ministrit Spasovski:

Të nderuar,

Nëpunësit policorë të Departamentit për Asgjësimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz dhe Departamentit për Kontrollë të Brendshme, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë MPB-së në bashkëpunim me Prokurorin Publik të PTHP Shkup asgjësuan një grup kriminal, pjesëtarë të së cilit- të punësuar në Shërbimet Administrative të MPB-së, duke keqpërdorur autorizimin zyrtar kanë dhënë dokumente udhëtimi duke keqpërdorur identitet të huaj. Përkrahje për hetimin është dhënë nga ana e Zyrës Rajonale për Siguri dhe Hetime pranë Ambasadës së SHBA-ve në Shkup, si dhe nga ana e Sekretariatit të Përgjithshëm të INTERPOL-it në Lyon dhe INTERPOL-it në Shkup.

Pas marrjes të informatave kriminalistike-kundërzbuluese dhe ndërmarrjes të masave shtesë operative policore, në vitin 2019 nga ana e Departamentit për Asgjësimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz është filluar me hetim kriminalistik për persona zyrtar në Shërbimet Administrative të MPB-së siç janë referent në shërbimet administrative dhe kontrollorë, të cilët kanë keqpërdorur pozicionin dhe autorizimin zyrtar, me atë që kanë dhënë dokumente udhëtimi të Maqedonisë për persona të shteteve të huaja, duke keqpërdorur identitetin e huaj të shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët deri në momentin e dhënies nuk kanë poseduar dokumente biometrike personale. Personat zyrtar veprën e kanë kryer në mënyrë në kundërshtim me dispozitat e procedurës të Ligjit për dokumente udhëtimi, viza dhe evidenca të Ligjit për dokumente udhëtimi dhe shtetësi të RMV-së, me çka kanë mundësuar 215 persona nga të cilët 214 shtetas të huaj dhe një shtetas i Maqedonisë të marrin dokumente udhëtimi të Maqedonisë me identitet të huaj. Si përkrahje të grupit kriminal ka qenë edhe personi i cili nuk posedon autorizime zyrtare por është ndërmjtësues ndërmjet kërkuesve të dokumenteve të udhëtimit me identitet të rrejshëm dhe të personave zyrtar.

Përmes rrugës të bashkëpunimit ndërkombëtar policor me Zyrën Rajonale për Siguri të SHBA-ve, si dhe Sekretariatin e Përgjithshëm të INTERPOL-it Lyon dhe të INTERPOL-it Shkup, u sigurua përkrahja në drejtim të identifikimit të identitetit të vërtetë të personave. Gjatë kësaj u vërtetua se në një pjesë bëhet fjalë për persona të cilët janë pjesëtarë të grupeve të organizuara kriminale, narko-karteleve, persona të involvuar në vepra tjera seroze kriminale përkatësisht se bëhet fjalë për persona me profil të lartë të rrezikut dhe persona për të cilët është shpallur urdhërarrest ndërkombëtar me identitete tjera.

Nga ana e Departamentit për Asgjësimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz deri te PTHP Shkup do të parashtrohet kallëzim penal për dhjetë persona (nga të cilët nëntë janë arrestuar) dhe ata gjatë ditës së nesërme do të paraqiten para prokurorisë kompetente.

   Dëshiroj që me këtë rast të përcjell porosi te të gjithë ata që mendojnë se me obstrukcione dhe sabotime do të na pengojnë në ballafaqimin me kriminelët, kot përpiqen- as nuk do të ndalemi, as nuk do të na bëni të ngurrojmë. Këtë e theksoj për shkak të faktit që gjatë realizimit të këtij aksioni u ballafaquam me sabotim i cili nuk pati sukses.

Drejtpërdrejt nga partia politike VMRO-DPMNE dhe kryetari Hristijan Mickovski u plasuan informata në lidhje me hetimin me çka drejtpërdrejt kishte mundësi të rrezikohej gjithçka që ishte punuar nga ana e nëpunësve policorë, por edhe të partnerëve strategjik dhe të Interpol-it.

Kjo është ndalje e palejueshme kundër policisë dhe kundër luftës për drejtësi dhe përgjegjësi të secilit që e shkel ligjin.

Pasi këto përpjekje nuk patën sukses, vazhdohet me lajme të rrejshme, se kinse ky aksion ka filluar në periudhën kur ministër ka qenë Naqe Çulev, kurse pastaj MPB-ka nuk ka ndërmarr asgjë. Kjo është tërësisht e pavërtetë, drejtpërdrejt e lidhur me përpjekjen për sabotimin e aksionit të policisë. Ky aksion voluminoz ka filluar në vitin 2019.

Për përpejkjet e këtilla për sabotim të aksionit pres të deklarohet edhe Prokuroria Publike. Përgjegjësi patjetër duhet të ketë. Edhe një herë theksoj, derisa jam unë në krye të MPB-së nuk do të ndalemi para përpjekjeve të këtilla të mbrojtjes të krimit por si edhe deri më tani, poashtu edhe në të ardhmen me ballafaqim dhe pa kompromise me kriminelët. Drejtësia do ti arrijë të gjithë kryerësit e krimeve.