Politika e privatësisë
Politika e privatësisë
Kjo politikë e privatësisë jep të dhëna të përgjithshme mbi përpunimin e të dhënave personale kur e vizitoni ueb-faqen e Qeverisë.
Kontrollues i të dhënave personale të grumbulluara
Kontrollues i të dhënave personale është Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me seli në bul. Ilinden numër 2, Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut.
Të dhënat personale përpunohen në pajtim me dispozitat e Ligjit për mbrojten e të dhënave personale.
Të dhënat të cilat grumbullohen
- Të dhënat e vizitorëve në faqen e internetit www.vlada.gov.mk - të dhëna të navigimit (shih më poshtë) të cilat përdoren për të analizuar të dhënat nga vizitat në ueb-faqen tonë si dhe për të ruajtur sigurinë e informacionit në faqen e internetit. Për më shumë të dhëna në lidhje me shfrytëzimin e biskotave (cookies), lexoni politikën për shfrytëzimin e biskotave.
- Personat që kërkojnë qasje në informacione me karakter publik në bazë të Ligjit për qasje të lirë në Informacione me karakter publik.
Kategoritë e të dhënave të cilat përpunohen
1. Të dhënat për navigim
Gjatë vizitës së faqes e internetit, serveri, për secilin vizitor krijohen regjistra me të dhënat e mëposhtme:
- IP adresa;
- Pajisja prej së cilës qaseni, lloji dhe modeli;
- Sistemi juaj operativ;
- Lloji i shfletuesit, plugins dhe versioni;
- Faqet të cilat i vizitoni në ueb-faqen tonë dhe kohën që kaloni në secilën faqe;
- URL e faqes e cila ju ridrejtoi në ueb-faqen tonë dhe në disa raste, termet të cilat i keni përdorur gjatë tentimеve të cilat i keni bërë për ta gjetur ueb-faqen e Qeverisë;
- Gjuhën e shfletuesit të cilin e përdorni:
- Shteti prej të cilit qaseni (përcakohet sipas IP adresës).
Regjistrat e serverit, fshihen në afat prej 15 ditëve në mënyrë automatike, me përjashtim të rasteve kur rrethanat janë të atilla që të dhënat duhet të qëndrojnë më gjatë, për shembull, për të hetuar ndonjë virus ose sulm i ueb-faqes me qëllim të keq.
Serverët i mirëmbajmë në mënyrë të pavarur dhe të gjitha aktivitetet e ueb-faqes i zbatjmë në mënyrë interne, duke i përfshirë edhe regjistrat të cilat krijohen dhe analizat e të dhënave të cilat transmetohen gjatë vizitave në ueb-faqen tonë.
1. Të dhënat të cilat shfrytëzuesit i japin në mënyrë vullnetare
Të dhënat personale të cilat ne mbledhim nga vizita juaj në faqen tonë të internetit, janë ato të cilar i keni dhënë në mënyrë vullnetare për qëllime të caktuara, duke na mundësuar të ushtrojmë kompetencat tona të përcaktuara në përputhje me ligjin.
Shembull: emri dhe mbiemri, adresa, telefoni për kontakt, faks, emaili dhe nënshkrimi.
Si i grumbullojmë të dhënat personale
Të dhënat personale i grumbullojmë përmes kanaleve të ndryshme, duke përfshirë:
- përmes përdorimit tuaj të faqes tonë të internetit, duke përfshirë formularët për aplikim;
- përmes postës elektronike: info@vlada.gov.mk
- përmes postës.
Kategoritë e përdoruesve të të dhënave personale
Ne nuk shkëmbejmë informacione për Ju dhe/ose për vizitën tuaj në faqen tonë të internetit tek palët e treta, përveç se në rastet e mëposhtme:
- Në rast të angazhimit të ofruesve të shërbimeve, nëse Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i angazhon si përpunues, të cilët do të detyrohen të veprojnë në përputhje me udhëzimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të sigurojnë mbrojtjen e të dhënave personale të cilat përpunohen gjatë ofrimit të të atyre shërbimeve.
- Me kërkesë të gjykatës, policisë ose organeve të tjera për të ushtruar kompetencat e tyre dhe vetëm nëse ekziston një bazë ligjore për këtë.
Koha e ruajtjes së të dhënave të grumbulluara
Të dhënat të cilat i grumbullojmë ruhen në përputhje me ligjin dhe periudhën e nevojshme për të arritur qëllimin e përpunimit dhe janë të përcaktura në (shqyrtimin) me afatet për ruajtjen e të dhënave personale të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Cilat janë të drejtat tuaja?
Të drejtat tuaja në lidhje me përpunimin e të dhënave personale janë:
- e drejta për tu informuar në lidhje me përpunimin e të dhënave personale
- e drejta e qasjes në të dhënat personale
- e drejta për të korrigjuar dhe fshirë të dhënat personale
- e drejta për kufizimin e përpunimit të të dhënave personale
- e drejta për tu ankuar
Për informacion shtesë dhe/ose ushtrimin e të drejtave tuaja për mbrojtjen e të dhënave personale, mund të kontaktoni zyrtarët tanë të mbrojtjes së të dhënave personale, të dhënat e të cilëve janë publikuara në këtë link.
Ndryshimi i politikës së privatësisë
Politika e privatësisë do të ndryshojë në përputhje me rrethanat, me ndryshimet e aktiviteteve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Të gjitha fotografitë dhe videot e publikuara në ueb faqen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë janë të licencuara sipas Creative Commons Attribution-ShareAlike 4.0 International.