Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 68-të miratoi vendimin për ndryshim dhe plotësim të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve në bazë të vendimit nga data 5 maj, e mërkurë, ndalesa për lëvizje në vend nga ora 21:00, do të filloj nga ora 23:00 dhe do të zgjas deri në 05:055 të ditës së ardhshme.
Në bazë të këtyre ndryshimeve objektet e hotelerisë do të jenë të hapura deri në ora 22:30 dhe atë vetëm në pjesët e hapura , terca në objektet e hotelerisë siç është përcaktuar me masat aktuale dhe protokollet e dedikuara.
Komisioni për sëmundje infektive në mënyrë shtesë propozoi, ndërkaq Qeveria në mbledhje miratoi futjen e një mase të detyrueshme për vetë-izolim, në zgjatje prej 14-të ditëve për të gjithë personat vendas dhe të huaj - udhëtarët që vijnë nga India dhe Brazili për të parandaluar përhapjen e llojeve të reja të SARS-CoV -2.