Me 46.5 milionë euro, përmes Kornizës për partneritet me Bankën Botërore, do të realizohet Projekti për efikasitet energjetik në sektorin publik dhe Projekti për avancimin e arsimit fillor, që u promovuan sot nga ministri i Financave Fatmir Besimi, drejtori i Bankës Botërore në Maqedoninë e Veriut Massimiliano Paolucci, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, në prani të drejtorit të Bankës Zhvillimore, Kire Naumov. Projekti për efikasitet energjetik në sektorin publik ka për qëllim krijimin e mekanizmave të qëndrueshme të efikasitetit energjetik në sektorin publik, ndërsa Projekti për avancimin e arsimit fillor synon që përmes investimeve në infrastrukturë, investimeve në programe dhe kuadrin arsimor të përmirësojë kushtet në arsim.
“Projektet që prezantojmë sot kanë rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik të vendit, njëri në drejtim të krijimit të qëndrueshmërisë dhe efikasitetit ekonomik dhe tjetri në drejtim të avancimit të arsimit dhe investimeve në burimet njerëzore. Të dyja projektet, kanë për qëllim arritjen e rritjes SMART ose “Rritjen më të zgjuar”, përmes investimeve në përmirësimin e efikasitetit dhe ivestime në krijimin e vlerës së shtuar përmes zhvillimit të burimeve njerëzore. Projektet kanë komponent të fuqishëm zhvillimor dhe paraqesin rëndësi të veçantë, sidomos në kushtet aktuale kur po përballemi me efektet e krizës së Kovid -19 në ekonomi. Injektimi i mjeteve në projekte që kanë vlerë të fuqishme të shtuar, ka rëndësi të madhe së pari për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe më tej edhe për përshpejtimin e rritjes ekonomike“ bëri të ditur ministri i Financave Fatmir Besimi.
Drejtori i Bankës Botërore në Maqedoninë e Veriut Massimiliano Paolucci theksoi se "Projekti për avancimin e arsimit fillor" do të mbështesë reformat gjithëpërfshirëse të Qeverisë si një bazë për përmirësime afatgjate. Kjo do të kontribuojë në ndërtimin e sistemit arsimor modern dhe efikas në vend dhe kapitalit njerëzor më konkurrues dhe të adaptueshëm.
"Në kuadër të këtij projekti do të përfshihen drejtpërsëdrejt shkollat fillore, me qëllim të përmirësimit të kushteve mësimore, njëkohësisht duke zbutur dhe rikthyer humbjet gjatë mësimit, të gjeneruara nga pandemia e shkaktuar nga Kovid 19. Do të sigurojmë përkrahje për nxënësit nga kategoritë e ndjeshme të shoqërisë, përfshirë romët, vajzat dhe nxënësit e prekur nga mbyllja e shkollave për shkak të krizës së kovidit. Përqendrimi në cilësi dhe pabarazi do të ndihmojë Republikën e Maqedonisë së Veriut të përmirësojë kapitalin e saj njerëzor, të rrisë produktivitetin e punës dhe të nxisë pjesëmarrjen më gjithëpërfshirëse në tregun e punës,” tha Paolucci.
Lidhur me "Projektin për efikasitetin energjetik", Paolucci theksoi se ai është në drejtim të rritjes së investimeve efikase energjetike në sektorin publik. Projekti ka vlerë të përgjithshme prej 25 milionë euro dhe ka për qëllim uljen e konsumit energjetik në sektorin publik dhe përkrahjen për vendosjen dhe zbatimin e mekanizmit të qëndrueshëm për financimin e efikasitetit energjetik në sektorin publik.
"Projekti për efikasitet energjetik" që do të zbatohet përmes Njësisë projektusese MSIP në Ministrinë e Financave - MSIP, përbëhet nga tre komponente - i pari lidhet me investime në projekte efikase energjetike dhe energji të ripërtëritshme në objekte publike siç janë ndërtesat komunale, ndërtesat e pushtetit qendror me prioritet institucionet shëndetësore publike dhe ndriçimi publik, komponenti i dytë asistencë teknike për themelimin e Fondit të efikasitetit energjetik komponenti i tretë ka të bëjë me kapitalin fillestar për Fondin e efikasitetit energjetik.
“Themelimi i Fondit revolving për efikasitet energjetik është një sfidë për zbatimin e politikave në Strategjinë për energji meqë në periudhë afatgjate investimet në përmirësimin e efikasitetit energjetik kontribuojnë në qëndrueshmërinë ekonomike dhe financiare. Kursimi i energjisë është i lidhur drejtpërdrejt me uljen e ndikimeve në mjedisin jetësor dhe zvogëlimin e sasisë së thëngjillit të djegur në termocentralet në Maqedoninë e Veriut. Prandaj, investimi në efikasitetin energjetik në ndërtesat publike sjell qëndrueshmëri drejt mjedisit më të pastër jetësor por njëherit krijon mundësi për zhvillimin e shërbimeve energjetike dhe përmes këtij projekti priten të hapen afërsisht 130 vende të gjelbërta të punës”, theksoi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, theksoi se Projekti për efikasitet energjetik në sektorin publik do të thotë shumë për përmirësimin e infrastrukturës dhe institucioneve shëndetësore publike.
“Ne bëmë një seleksionim në bazë të situatës në të cilën ndodhen dhe falë këtij projekti me një infrastrukturë krejtësisht të re, përkatësisht çati me efikasitet energjetik, fasada, dritare të reja, dyer dhe rregullim të pjesërishëm të pjesës së brendshme, do të implementohet shtëpia shëndetësore në Vallandovë, Kratovë, Kriva Pallankë, Negotinë, Probishtip, Radovish, Resnjë, Shën Nikollë, Poliklinika Idadija në Shtëpinë Shëndetësore në Shkup, Instituti për mjekësi fizikale dhe rehabilitim në Kozle të Shkupit, në nivel terciar të KU për psikiatri, Shtëpia Shëndetësore në Shtip dhe shumë institucione tjera shëndetësore, stacione që janë pjesë e qendrave shëndetësore, në f. Karbincë, f.Peshtan, f.Bellçishtë, f.Buçin, f.German, f.Rankovcë, f.Zrnovcë, f.Blatec dhe f.Izvor. Qëllimi ishte që të kemi një sistem të disperzuar në të cilin sa më shumë qytetarë do të kenë kujdes shëndetësor në objekte moderne shëndetësore", tha Filipçe dhe shtoi se falë përkrahjes së Bankës Botërore vitin e kaluar kapaciteti i spitalit u rrit, por edhe rriti dukshëm investimet në pjesën e infrastrukturës, pajisjeve, si dhe bonuse për personelin, përkatësisht për punëtorët shëndetësorë që punojnë me pacientë me kovid.
Afati i pagesës së huasë është 12 vjet, me grejs periudhë të përfshirë prej 3 viteve, ndërsa norma e interesit është EURIBOR gjashtëmujor i rritur për margjinë fikse.
Projektin për avancimin e arsimit fillor në vlerë prej 21.5 milionë euro, ka për qëllim invesimet në përmirësimin e procesit arsimor. Ai përfshin numër të madh të palëve të interesuara, si mësues, nxënës, prindër, persona zyrtarë të vetëqeverisjes lokale, kategori të ndjeshme të shoqërisë
Projekti përbëhet nga katër komponente - përmirësimi i infrastrukturës shkollore, zhvillimi i programit për testim shtetëror për përforcimin e kompetencave të kuadrit mësimdhënës dhe monitorimi dhe menaxhimi i projektit.
“Projekti për avancimin e arsimit fillor, për të cilin sot nënshkruajmë marrëveshje financiare nga Banka Botërore, me vlerë prej 21.5 milionë euro, do të mundësojë qasje më të shpejtë dhe më të madhe mjeteve për shkollat, më shumë investime për kushtet e shkollës, kapërcim më të lehtë të sfidave nga pandemia dhe në përgjithësi rritje të aftësisë konkurruese të sistemit arsimor. Kjo nënkupton krijimin e gjeneratave të reja, ku secila gjeneratë do të bëhet më e mirë se ajo e mëparshmja, si një garanci se kapitali njerëzor dhe fuqia lëvizëse e shtetit po rriten vazhdimisht ", tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, duke shtuar se Banka Botërore çdoherë njeh qëllimet dhe përpjekjet e mira të Qeverisë për avancimin e sistemit arsimor nacional dhe siguron përkrahje të fuqishme për arritjen e qëllimeve.
Afati i pagesës së huasë është 11 vjet, me grejs peridhë të përfshirë prej 3 viteve dhe normë interesi me EURIBOR gjashtë mujor me margjinë variabile.
Tre dekadat e fundit, Banka Botërore ka qenë partneri ynë i përkushtuar në zhvillimin ekonomik, në ndërtimin e infrastrukturës dhe shoqërisë më të mirë, duke financuar projekte me vlerë mbi 2.5 miliardë dollarë.