Thirrje publike për ndarjen e mbështetjes financiare për kompanitë-operatorët nga industria për organizimin e ngjarjeve, agjencitë që organizojnë ngjarje e të tjerë
Në bazë të Ligjit për Realizimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021 dhe setin e 6të masave ekonomike të antikrizës KOVID-19 në 2021, kurse në përputhje me Programin P - Masat për ballafaqimin me krizën KOVID-19, nën-programin P1 - Masat për ballafaqimin me krizën KOVID-19, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut - Sekretariati i Përgjithshëm shpall:
THIRRJE PUBLIKE
PËR NDARJEN E MBËSHTETJES FINANCIARE PËR KOMPANITË-OPERATORËT NGA INDUSTRIA PËR ORGANIZIMIN E NGJARJEVE, AGJENCITË QË ORGANIZOJNË NGJARJE E TË TJERË
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shpall thirrje për mbështetje financiare për operatorët nga industria për organizimin e ngjarjeve, agjencitë që organizojnë ngjarje dhe të tjerë si pjesë e pakos së pakos së gjashtë të masave ekonomike për rimëkëmbjen e ekonomisë maqedonase dhe për tejkalimin e krizës ekonomike KOVID-19.
Thirrja ka për qëllim të sigurojë mbështetje financiare për operatorët nga industria për organizimin e ngjarjeve, agjencitë që organizojnë ngjarje dhe të tjerë të cilët ishin të parandaluar të kryejnë veprimtari me vendim të Qeverisë.
- Lëndë e mbështetjes: Mbështetje financiare për operatorët nga industria për organizimin e ngjarjeve, agjencitë që organizojnë ngjarje dhe të tjerë
- Të drejtë për pjesëmarrje kanë shoqëritë tregtare të regjistruara me shifrën primare/ themelore prioritare të veprimtarisë
- 59.11: Veprimtaritë e prodhimit të filmave, video filmava dhe programit televiziv
- 59.20: Incizimi i regjistrimeve zanore dhe publikimi i regjistrimeve muzikore
- 74.20: Veprimtaritë fotografike (përpunimi e fotografive për nevoja komerciale përveç përpunimit të fotografive për dokumenta të udhëtimit, shkolla, dasma dhe ngjarje të tjera që nuk janë me karakter publik dhe nuk është i pranishëm publiku, fotografi për neboja për botim dhe punë me patundshmëri, video incizim i ngjarjeve të rëndësishme të karakterit privat; përpunimi i filmave të tjera përveç kopjimit dhe restaurimit ose retushimit të fotografive të vjetra.)
- 77.39: Marrja me qira dhe dhënia me qira (lizing) e makinerive, pajisjeve dhe të mirave tjera materiale, të papërmendura në vend tjetër, nëse të njëjtat paraqesin pajisje profesionale të radios, televizionit dhe telekomunikacionit ose pajisje të prodhimit të filmit
- 82.30: Organizimi i mbledhjeve dhe panaireve afariste, përveç mbledhjeve dhe ngjarjeve të tjera tëkarakterit privat të cilat nuk përfshijnë publik
- 90.01: Arti skenik
- 90.02: Veprimtaritë ndihmëse në artin skenik
- 90.04: Veprimtaritë e objekteve për manifestime kulturore
- Kritere plotësuese
Pjesëmarrje në organizimin e ngjarjeve publike që duhet të dëshmohet me dorëzimin e kopjeve nga tre marrëveshjet për organizimin ose marrjen me qira të pajisjeve për ngjarjen publike, si dhe faturat dhe çertifikatat bankare për qarkullimin e bërë gjatë angazhimit të bëra gjatë vitit 2019, me të cilat dëshmohet lidhja me organizimin e ngjarjes.
- Shuma e mbështetjes
Bazë për llogaritjen e mbështetjes merren të ardhurat mesatare mujore të realizuara në vitin 2019. Shuma e mbështetjes llogaritet si shumë prej 30% e të ardhurave mesatare mujore. Për subjektet që do të parashtrjnë fletëparaqitje në këtë thirrje, të cilat janë regjistruar gjatë vitit 2019, bazë për llogaritjen janë të ardhurat mesatare mujore nga dita e themelimit deri në fund të vitit 2019. Për më tepër, secili subjekt aktiv i regjistruar do të marrë mbështetje financiare në vlerë prej 15,200 denarë për të punësuar, sipas numrit të orëve efektive të punës, me prerje nga 31.12.2020.
- Kushte të veçanta për shfrytëzimin e ndihmës financiare
Secili subjekt juridik që do të aplikojë dhe të cilit do t'i paguhen mjete nga kjo thirrje, nëse më 31.12.2021 ka numër të zvogëluar të të punësuarve krahasuar me 31.12.2020 atëherë është i detyruar të kthejë 50% të mbështetjes financiare tëpranuar në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Secili subjekt juridik që do të aplikojë dhe të cilit do të marrë mjete nga kjo thirrje, nëse më 31.12.2021 e ka ruajtur numrin e njëjtë të të punësuarve si më 31.12.2020 është i detyruar të kthejë 20% të shumës së përgjithshme të mbështetjes financiare në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Secili subjekt juridik që do të aplikojë dhe të cilit do t'i paguhen mjete nga kjo thirrje, nëse më 31.12.2021 ka numër të rritur të të punësuarve krahasuar me 31.12.2020 atëherë nuk është i detyruar të kthejë mjete në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
- Formulari për aplikim
Subjektet deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut– Sekretariati i Përgjithshëm dorëzojnë FLETËPARAQITJE të formularit i cili është pjesë përbërëse e kësaj thirrjeje.
- Vlerësimi i fletëparaqitjeve të arritura:
Komisioni i formuar nga Sekretariati i Përgjithshëm dhe Ministria e Ekonomisë do t’i shqyrtojë kërkesat e parashtruara dhe do të përgatisë raport nga vlerësimi, llogaritja e pagesës në miratim deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kërkesat që nuk do t’i përmbajnë të dhënat e nevojshme në përputhje me këtë thirrje publike, do të llogariten jo të plota dhe nuk do të shqyrtohen.
- Mënyra dhe afati i aplikimit
Fletëparaqitja dorëzohet në një ekzemplar origjinal të vërtetuar dhe nënshkruar nga ana e personit përgjegjës të subjektit, si dhe deklaratë me të cilën parashtruesi i fletëparaqitjes pranon përgjegjësi të plotë morale, materiale dhe penale për saktësinë e të dhënave të përmendura në fletëparaqitjen.Në bashkëngjitje të fletëparaqitje duhet të dorëzohet:
- Kopje e gjendjes aktuale nga regjistrimi në regjistrin e personave të tjerë juridikë për regjistrimin e personit juridik jo më të vjetër se gjashtë muaj; (mund të aplikohet në mënyrë elektronike ose drejtpërdrejtë në Regjistrin Qendror);
- Kopje e llogarisë përmbyllëse (bilanci i gjendjes dhe bilanci i suksesit) për vitin 2020 dhe kopje e llogarisë përmbyllëse (bilanci i gjendjes dhe bilanci i suksesit) për vitin 2019.
- Vërtetim nga Drejtoria e të Ardhurave Publike për tatime publike të paguara për vitin 2020 në përputhje me ligjin (mund të shkarkohet në mënyrë elektronike ose drejtpërdrejtë në Drejtorinë e të Ardhurave Publike);
- Listimi i të punësuarve - rishikimi i regjistrimeve / çregjistrimeve në sigurimin e detyrueshëm shoqëror për subjekt afarist (kërkesa mund të shkarkohet në Agjencinë e Punësimit ose në mënyrë elektronike përmes portalit APRMV);
- Kopje e tre marrëveshjeve për organizimin ose marrjen me qira të pajisjeve në ngjarja publike, si dhe faturat dhe çertifikatat bankare për qarkullimin nga angazhimi i bërë gjatë vitit 2019, me të cilat dëshmohet lidhja me organizimin e ngjarjes
Fletëparaqitja dorëzohet në zarf të mbyllur nëpërmjet postës në adresën:Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut - Sekretariati i Përgjithshëm, Blvd. "Ilinden" nr. 2, 1000 Shkup ose përmes dorëzimit në arkivat e Qeverisë çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në 16:00.
Në pjesën e përparme të zarfit në këndin e sipërm të majtë të shkruaj "MOS E HAP", dhe poshtë tij “THIRRJE PUBLIKEPËR NDARJEN E MBËSHTETJES FINANCIARE PËR KOMPANITË-OPERATORËT NGA INDUSTRIA PËR ORGANIZIMIN E NGJARJEVE, AGJENCITË QË ORGANIZOJNË NGJARJE E TË TJERË”
Kërkesat që nuk do t’i përmbajnë të dhënat e kërkuara të kësaj thirrje publike ose nëse nuk arrijnë në korniza të afatit për parashtrim, do të llogariten jo të plota dhe / ose të jo në kohë dhe nuk do të shqyrtohen.
Afati për parashtrimin e fletëparaqitjeve është më së voni deri më 25 maj të vitit 2021.