Thirrje publike për mbështetje financiare për restorantet e regjistruara dhe të kategorizuara për dasma

Institucion: 
Влада на Република Северна Македонија
Рок на пријавување: 
30.05.2021

Në bazë të Ligjit për Realizimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021 dhe setin e 6 të masave ekonomike antikrizë KOVID-19 në vitin 2021 dhe sipas Programit P – Masa për ballafaqimin me krizën KOVID-19, nën-programi P1 – Masa për ballafaqimin me krizën KOVID-19, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut - Sekretariati i Përgjithshëm shpallë:

THIRRJE PUBLIKE
PËR MBËSHTETJE FINANCIARE PËR RESTORANTET E REGJISTRUARA DHE TË KATEGORIZUARA PËR DASMA

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shpallë thirrje për mbështetje financiare për restorantet e regjistruara dhe të kategorizuara për dasma  në suaza të pakos së gjashtë të masave ekonomike për rimëkëmbjen e ekonomisë  maqedonase për dalje nga kriza ekonomike KOVID-19.

Thirrja ka për qëllim të sigurojë mbështetje financiare për restorantet e regjistruara dhe të kategorizuara për dasma të cilët ishin të mbyllur me vendim të Qeverisë për ndalim të plotë për vizitorë–mysafirë.

  1. Lëndë e mbështetjes: Mbështetje financiare për mbështetje financiare për restorantet e regjistruara dhe të kategorizuara për dasma të cilët ishin ë mbyllur me Vendim të Qeverisë
     
  2. Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë restorantet e regjistruara dhe të kategorizuara për dasma
     
  3. Shuma e mbështetjes
    Baza për llogaritjen e mbështetjes është e ardhura mesatare mujore e realizuar në vitin 2019. Shuma e mbështetjes llogaritet si shumë prej 30% e të ardhurave mesatare mujore. Për subjektet që do të parashtrojnë fletëparaqitje për thirrjen, ndërsa ato të cilat janë regjistruar gjatë vitit 2019, baza për llogaritjen është e ardhura mesatare mujore nga dita e themelimit deri në fund të vitit 2019. Për më tepër, secili subjekt aktiv i regjistruar do të marrë mbështetje financiare në shumë prej 15,200 denarë për të punësuar, sipas numrit të orëve efektive të punës, me prerje nga 31.12.2020.
     
  4. Kushte të veçanta për shfrytëzimin e ndihmës financiare
    Secili subjekt juridik i cili do të aplikojë dhe të cilit do ti paguhen mjetet nga thirrja, nëse më 31.12.2021 ka numër të zvogëluar të punonjësve krahasuar me 31.12.2020 atëherë ka detyrim për kthimin e 50 % të mbështetjes së zbatuar financiare në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

    Secili subjekt juridik i cili do të aplikojë dhe do të fitojë mjete nga thirrja, nëse më 31.12.2021 ka numër të njëjtë të punonjësve si në 31.12.2020 ka për detyrë të kthejë 20% të shumës së përgjithshme të mbështetjes financiare në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

    Secili subjekt juridik i cili do të aplikojë dhe do ti paguhen mjetet nga thirrja, nëse më 31.12.2021 ka rritje të numrit të punonjësve krahasuar me 31.12.2020 nuk ka detyrim për kthimin e mjeteve në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
     

  5. Formulari i aplikimit
    Subjektet dorëzojnë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut-Sekretariati i Përgjithshëm FLETËPARAQITJE në formularin i cili është pjesë përbërëse e kësaj thirrje.
  6. Vlerësimi i fletëparaqitjeve të arritura: 
    Komisioni i formuar nga Sekretariati i Përgjithshëm dhe Ministria e Ekonomisë do t’i shqyrtojë kërkesat e parashtruara dhe do të përgatit raport të vlerësimit, llogaritje të pagimit të miratimit në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kërkesat që nuk do të përmbajnë të dhënat e nevojshme në pajtim me Thirrjen Publike, do të llogariten të pakompletuara dhe nuk do të shqyrtohen.
     
  7. Mënyra dhe afati i aplikimit
    Fletëparaqitja dorëzohet në një ekzemplarë origjinal të vërtetuar dhe nënshkruar nga personi përgjegjës i subjektit, si dhe deklaratë me të cilën parashtruesi i fletëparaqitjes pranon me përgjegjësi të plotë morale, materiale dhe penale për saktësinë e të dhënave të shënuara në fletëparaqitje. 

    Në shtojcë të fletëparaqitjes duhet të dorëzohet

    • Ekzemplarë për kategorizim(dokument i lëshuar nga Ministria e Ekonomisë); 
    • Ekzemplarë të gjendjes aktuale nga regjistrimi në regjistrin e personave tjerë juridik për regjistrimin e personit juridik jo më të vjetër se gjashtë muaj; (mund të aplikohet në mënyrë elektronike ose drejtpërdrejtë në Regjistrin Qendror);  
    • Ekzemplarë të llogarisë përfundimtare (bilanci i gjendjes dhe bilanci i suksesit) për vitin 2020 dhe ekzemplarë të llogarisë përfundimtare (bilanci i gjendjes dhe bilanci i suksesit) për vitin 2019.
    • Vërtetim nga Drejtoria e të Hyrave Publike për taksa publike të paguara për vitin 2020 në përputhje me ligjin (mund të shkarkohet në mënyrë elektronike ose drejtpërdrejtë në Drejtorinë e të Hyrave Publike);
    • Listimi i punonjësve - rishikimi i regjistrimeve / çregjistrimeve në sigurimin social të detyrueshëm për subjekte afariste (kërkesa mund të merret në Agjencinë e Punësimit ose në mënyrë elektronike përmes portalit të APRMV-së);

Fletëparaqitja dorëzohet në zarf të mbyllur me postë në adresën: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut - Sekretariati i Përgjithshëm, Bul. "Ilinden" nr. 2, 1000 Shkup ose përmes dorëzimit në arkivin e Qeverisë çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

Në pjesën e përparme të zarfit në këndin e sipërm në të majtë shkruani "MOS HAP" dhe poshtë tij “THIRRJE  PUBLIKE PËR DHËNIE TË MBËSHTETJES FINANCIARE PËR RESTORANTET E REGJISTRUARA DHE TË KATEGORIZUARA PËR DASMA.”

Kërkesat që nuk do të përmbajnë të dhënat e kërkuara në këtë thirrje publike ose nëse nuk arrijnë brenda afatit për parashtrim do të konsiderohen të pakompletuara dhe/ jo në kohë dhe nuk do të merren parasysh.

Afati për dorëzimin e fletëparaqitjeve është më së voni deri më 30 maj 2021.