Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në margjinat e Forumit ekonomik Delfi në Athinë realizoi takim me ish kryeministrin britanik Toni Bler. Në takim është theksuar, se Marrëveshja e Prespës është arritje e madhe, sepse solli zgjidhje për të dy popujt, por edhe për tërë rajonin dhe Evropën.
U theksua se Marrëveshja e Prespës hapi dyer për përparimin dhe vendosi një pengesë në nacionalizmat e rinj, ndërsa zgjidhjet e marrëveshjes sot vlejnë edhe potenciale ekonomike.
Gjithçka është në cilësinë e qeverive, ndërsa vendeve të vogla u nevojiten pikëpamje globale për zgjidhje cilësore, konkluduan Bler dhe Zaev.
Fokus i veçantë në bisedë, është vendosur në ballafaqimin me sfidat globale të cilat i solli pandemia Kovid-19.
Zaev dhe Bler u pajtuan se vaksinimi është një nga zgjidhjet më të mira globale në të sotmen dhe se normalizimi i jetesës së qytetarëve në mbarë botën tani është i mundur vetëm përmes imunizimit masiv.
Në atë kontekst, Zaev dhe Bler kan biseduar për mundësitë për bashkëpunim dhe investime me IT kompaninë globale “Orakëll” në pjesën e menaxhimit me të dhënat gjatë ballafaqimit me Kovid-19, gjegjësisht për vënien në funksion të data bazave digjitale për regjistrim dhe verifikim të qytetarëve të cilët janë vaksinuar me qëllim të mobilitetit të tyre më të shpejtë në mbarë botën.
Zaev dhe Bler, kanë shprehur kënaqësi nga marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe shpresë se në të ardhmen miqësia do të thellohet.