Zëdhënësit e Qeverisë, Muamet Hoxha dhe Dushko Arsovski në konferencën e sotme për shtyp njoftuan për konkluzionet dhe vendimet e miratuara në mbledhjen e 71-të dhe u përgjigjen në pyetjet në interes të mediave dhe opinionit.
Duke informuar për diskutimin, të vlerësuar si të jashtëzakonshme dhe urgjente për ekzistimin e dyshimeve që në një periudhë të caktuar në vend të cilat gjatë importit kanë hyrë si mazut dhe siç ishte publikuar në storjen gazetareske, janë përdorur si derivat për ngrohje në më shumë institucione shtetërore, por edhe si derivat në kompani private në vend, zëdhënësit kumtuan se Qeveria është e vendosur në përpjekjen që të mos ketë kompromis kur është në pyetje çështja e shëndetit të qytetarëve dhe mbrojtjen e ambientit jetësor.
Zëdhënësit informuan që për t’u qartësuar të gjitha çështjet, dyshimet në opinion, Qeveria e ngarkoi Drejtorinë Doganore që të zbatojë kontroll të brendshëm për rastin konkret, gjegjësisht të hetohet se sa sasi të derivateve të naftës janë importuar që nga viti 2018 deri në vitin 2020 dhe nën cilën shifër doganore është bërë importi dhe nëse të dhënat e deklaratave korrespondojnë me derivatin që është importuar.
Inspektorati Shtetëror i Tregut, në bashkëpunim me Byronë për Standardizim dhe Metrologji dhe me ndihmën e laboratorit mobil të akredituar për kontroll të cilësisë së derivateve të naftës, menjëherë duhet të zbatojë mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në kompanitë të cilat importojnë, si dhe në institucionet të cilat përdorin këto derivate.
Qeveria e ngarkoi edhe Inspektoratin Shtetëror për Mjedis Jetësor të zbatojë mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në kompanitë importuese dhe përdorues të mazutit dhe të derivative të tjera të naftës.
Ministria e Ekonomisë është e detyruar të kërkojë se çka saktë hetohet gjatë importit sipas Rregullores për Cilësi të karburanteve të lëngshme dhe nëse dispozitat e Rregullores zbatohen sipas standardeve evropiane.
Të gjitha institucionet e përfshira me këto obligime kontrollet t’i bëjnë menjëherë, ndërsa informacionet të dorëzohen në afat prej 14 ditësh.
Lidhur me këtë çështje, u theksua se Drejtoria Doganore, si kompetente për zbatimin e procedurës së importit dhe pagesën e kontributeve, në lidhje me funksionimin e ndërmarrjes nga Kërçova, në periudhën 2018 deri 2020, mori një mostër për analizë gjatë doganimit të importit në 84 procedura të importit. Sipas viteve, në 2018 janë analizuar 34 mostra, në vitin 2019 janë marrë dhe analizuar 37 mostra dhe në vitin 2020, 13 mostra.
Në asnjë prej ekzemplarëve të dorëzuara nuk është gjendur sasi më e madhe e sulfurit nga e lejuara.
Në mënyrë, Sektori për Kontroll dhe Hulumtim i Drejtorisë Doganore ka kryer kontrollin e punës së kompanisë, sipas kompetencës, me të cilën është përfshirë puna e tërësishme e kompanisë për periudhën 2018-2020. Kontrolli është zbatuar duke vepruar sipas planit të rregullt vjetor për kryerjen e kontrollit të Repartit për Kontrollin e Shoqatave Tregtare.
Pas dyshimeve për parregullsi nga ligje të tjera jashtë kompetencës, Drejtoria Doganore e informoi Inspektoratin Shtetëror të Tregut për të ndërmarrë masa nga kompetenca e saj.
Inspektorati Shtetëror i Tregut ka kryer mbikëqyre inspektuese të dërgesave të importuara të "Eurotim GDS" nga Kërçova më 07.02.2019, pas së cilës është marrë mostër e derivatit të naftës Mazut-M1 për ekzaminime të mëtejshme laboratorike.
Pas analizës së kryer nga laboratori i autorizuar, u arrit një rezultat i cili është brenda vlerave kufitare në përputhje me Rregulloren ekzistuese për cilësinë e lëndëve djegëse të lëngshme.
Në raport me cilësinë e derivateve, në Rregulloren për cilësinë e derivateve, përveç nivelit të sulfurit, në dispozitën e dytë thuhet se derivatet e naftës duhet të përmbushin karakteristika të tjera, si niveli i hirit dhe përmbajtje të tjera që derivatet duhet të kenë, u theksua në konferencën e sotme për shtyp, duke përsëritur pikëpamjen se Qeveria është e vendosur të mbyllë çështjen, pa asnjë kompromis.
Lidhur me Propozim-ligjin për legalizimin e ndërtimeve pa leje që është kthyer në Kuvend pas vendimit të Presidentit të shtetit Stevo Pendarovski që të mos e nënshkruajë Dekretin për shpalljen e Ligjit, në përputhje me procedurat ligjore për këto situata, në pyetjen e gazetarit u tha se Qeveria do të nxisë debat publik me palët e interesuara, si dhe konsultime me grupet e deputetëve në Kuvend dhe me kryetarët e Kuvendit dhe të shtetit, që të arrihet zgjidhja më e mirë ligjore.
Në këtë drejtim, informuan Arsovski dhe Hoxha, ekziston mundësia për bashkëpunim dhe zgjidhje më të mira për propozimet që lidhen me periudhën kohore, ku duhet të përfshihet legalizimi i ndërtesave të paligjshme, pastaj dallimin real mes ndërtesave që janë për banesa personale dhe atyre që janë ndërtuar si ndërtesa banimi për përfitim, si dhe çështja për dispozitën kategorike dhe të qartë ligjore se legalizimi nuk do të përfshijë ndërtesat e ndërtuara në mënyrë të paligjshme në zonat e mbrojtura, si dhe të gjitha çështjet e tjera të parashtruara nga publiku dhe qytetarët.
Gjithashtu u potencua se Qeveria, si gjithmonë është e hapur për debat, priten propozime, me qëllim që në fund të sillet zgjidhje ligjore e pranueshme për të gjithë.
Në mbledhjen e djeshme, me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, Qeveria konkludoi që masat aktive për kufizimin e lëvizjes në vend se deri më 18-të maj, të vazhdojnë deri me 1 qershor të vitit 2021.
Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për gjendjen faktike të përcaktuar nga kontrolli i kryer dhe kontrollin e projekteve të zgjedhura në konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes nacional nga sfera e folklorit, muzikës dhe veprimtarisë muzikoro-skenike dhe projektet interdisiplinore për vitin 2020.
Ministria e Kulturës në procedurë të rregulluar me ligj dhe pas mbikëqyrjes së kryer inspektuese nga Sektori për mbikëqyrje administrative dhe inspektuese gjatë ministrisë do t’i shkëpusë marrëveshjet me ata shfrytëzues të cilën në pajtim me kontrollin e bërë nuk kanë dorëzuar dokumentacionin e plotë dhe dëshmi për projektin e realizuar dhe do të kthehet në mjetet e paguara. Ndërsa të tjerët që kanë dorëzuar dokumentacion të plotë dhe dëshmi për projekt të realizuar do të kryhet pagesa e mbi 29 milionë denarëve.
Qeveria e emëroi Aneta Simeska Dimoska u.d. drejtoreshë e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, organ në përbërje të Ministrisë së Ekonomisë.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do t’i rekomandojë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut që si zëvendësdrejtor të Agjencisë për Administratë ta emërojë Agron Seferin, ndërsa në Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale – Shkup, i propozon për ushtrues detyre, zëvendësdrejtor të rizgjidhet Samka Ibraimoski.
Dje u shqyrtua dhe u miratua Informacioni për formimin e “Grupit të punës për përgatitjen e ndryshimeve dhe plotësimeve të jurisprudencës për dekriminalizimin, legalizimin dhe shfrytëzimin e përfitimeve mjekësore, sociale dhe ekonomike të kanabisit”, përbërë nga institucione, shoqata dhe organizata të qytetarëve.
Grupi i punës do të fokusohet në dekriminalizimin dhe legalizimin për posedim dhe përdorim personal, dekriminalizimin e kultivimit të bimëve për përdorim personal, shqyrtimin e mundësive për themelimin dhe punën e klubeve sociale, rritja e numrit të situatave shëndetësore për të cilat mund të përdoret kanabisi, si dhe themelimi i Agjencisë për Kanabis dheFormimi i Fondit nga taksat/tatimet që kompanitë që prodhojnë dhe tregtojnë me kanabis do t`i paguajnë shtetit.
Në pyetjen e gazetarit për Universitetin bullgar, u theksua se sipas nenit 25 paragrafi 1 të Ligjit për arsim të lartë, institucion i lartë arsimor i huaj, të cilit i është pranuar e drejta për kryerjen e veprimtarisë së arsimit të lartë, gjegjësisht është akredituar për kryerjen e veprimtarisë së arsimit të lartë në vend ku e ka selinë, në bazë të miratimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas marrjes së mendimit nga Bordi për akreditim të arsimit të lartë, mund që në ndonjë nga gjuhët botërore të kryejë veprimtari të arsimit të lartë në territorin e Maqedonisë së Veriut. Pas garancisë së dorëzuar bankare, certifikatës nga Agjencia Nacionale për Vlerësim dhe Akreditim, e cila pasohet nga mendimi i Bordit për Akreditimin e Arsimit të Lartë dhe raport nga Komisioni i Ekspertëve për dhënien e mendimit për një institucion të huaj të arsimit të lartë, janë përmbushur kërkesat ligjore për kryerjen e veprimtarisë.
Gazetarët gjithashtu u interesuan për furnizimin e 45 automjeteve për nevojat e Qeverisë, të cilat siç u informua do të përdoren nga ministrat dhe zyrtarët qeveritarë, si dhe automjete për nevojat e qëndrimit të delegacioneve të huaja në Maqedoninë e Veriut. Shuma e furnizimit, specifikimi teknik i automjeteve dhe kriteret e tjera do të precizohen në furnizimin publik i cili do të shpallet në ditët në vijim, thanë zëdhënësit. Specifikimet teknike do të aprovohen më parë nga institucioni përkatës. Lizingu operativ, u tha, është zgjidhja më e favorshme sepse, përveç karburantit, nuk ka shpenzime buxhetore në periudhën e përdorimit të automjeteve. Kjo mënyrë mbulon sigurimin e pjesëve, shërbimin dhe pjesët rezervë që me një model tjetër, do të binin mbi buxhetin e shtetit.