Kryeministri Zaev në përurimin me rastin e festës së UKM-it: UKM-i është vazhdues i denjë i vizionit dhe veprës iluministe të të Shenjtëve Kirili dhe Metodi

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë  së Veriut, Zoran Zaev  i dërgoi letër urimi me rastin e 24 Majit - Ditës së Iluministëve  Mbarësllavë të të Shenjtëve Kirili dhe Metodi  rektorit të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” nga Shkupi, që gjithashtu është festë e patronit të Universitetit tonë të parë shtetëror.

Përmbajtjen e urimit të Kryeministrit Zaev jua përcjellim në tërësi:

“Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë  së Veriut, juve si Rektor i Universitetit" Shën Kirili dhe Metodi "në Shkup, dekanëve, prodekanëve, profesorëve, senatorëve dhe të gjithë studentëve t’ua uroj 24 Majin, Ditën e Iluministëve Mbarësllavë, të shenjtorëve Kirili dhe Metodi dhe ditën e patronit të UKM.

Historia e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” është pjesë e pandashme e historisë së Maqedonisë së Veriut, e cila për 72 vitet e fundit si Universiteti i parë shtetëror në vendin tonë ka përmbushur misionin e tij në një nga shtyllat e shtetësisë tonë.

UKM-i si pasardhës i denjë i vizionit dhe veprës së iluministëve të të shenjtëve  Kirili dhe Metodi deri më tani ka krijuar rreth 150,000 kuadro shumë të kualifikuar, mbi 10,000 master dhe specialistë dhe rreth 4,000 doktorë të shkencave në të gjitha fushat mësimore dhe shkencore.

Vepra me të cilën na ngarkuan të shenjtit Kirili dhe Metodi si themeluesit e alfabetit të parë sllav dhe na lanë një thesar të çmuar të civilizimit për popullin maqedonas, si dhe për të gjithë popujt sllavë, na inkurajon të mendojmë dhe të veprojmë, pa paragjykim, t’i çmojmë vlerat tona dhe ne t’i respektojmë të tjerët.

Duke përmbushur veprimtarinë e saj, UKM si burim autonom i njohurive, shkencës dhe arsimit siguron mësimdhënie, veprimtari shkencore dhe veprimtari të aplikuar në shkencat natyrore - matematikore, tekniko-teknologjike, shkencat e mjekësisë dhe shëndetësore, shkencat bioteknike, sociale dhe humane dhe të artit.

Njëkohësisht, ky Universiteti i jonë prestigjioz mbetet i përkushtuar për kujdesin  dhe ruajtjen, por edhe për afirmimin ndërkombëtar të veçorive dhe vlerave tradicionale të popullit maqedonas dhe gjuhës maqedonase, historisë, letërsisë dhe kulturës sonë, si dhe vlerave kulturore të të gjitha bashkësive të tjera etnike në Maqedoninë e Veriut.

Këtë vit, Fakulteti Filologjik "Bllazhe Koneski", gurthemeli rreth të cilit u ndërtua UKM-i, shënon një përvjetor domethënës, 100 vjetorin e lindjes së patronit të tij, gjigantit të kulturës maqedonase si më meritori për vendosjen e gjuhës standarde maqedonase. Pikërisht për nder të Gjigantit nga Nebregova, vepra e të cilit është me famë botërore, është pjesë e Kalendarit të përvjetorëve të rëndësishëm ndërkombëtarë të mbështetur nga UNESCO.

Prioriteti kryesor i Qeverisë është rritja e investimeve në arsimin e lartë. Në përputhje me praktikat e mira evropiane t’i avancojmë  kushtet e punës dhe studimit, si dhe disponueshmërinë, veçanërisht për personat me aftësi të kufizuara të sistemit, duke siguruar cilësi dhe efikasitet.

Kjo Qeveri arriti të arrijë një Marrëveshje Kolektive për arsimin e lartë dhe shkencën, me të  cilin për herë të parë pas 30 vitesh rregullohet sistemi i pagave në arsimin e lartë dhe parandalohen pasiguritë ndaj të cilave me vite janë ekspozuar kuadri shkencor, mësimor dhe jo-mësimor në arsimin e lartë.

Unë si Kryeministër dhe kjo Qeveri, ju siguroj se ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur në mënyrë aktive zhvillimin e veprimtarisë universitare dhe arsimore.

Urime dhe qoftë i përjetshëm 24 Maji, Dita e Iluministëve Mbarësllav, të të Shenjtëve Kirili dhe Metodi! Urime festa e patronit të UKM!”.