Zaev: Zhvillojmë sistem efikas për ballafaqimin me kriza, i zbutëm efektet nga pandemia dhe po fokusohemi në zhvillim afatgjatë ekonomik

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, mbajti fjalim në simulimin virtual me temë “Përgatitje për krizë të ardhshme: Zhvillimi i sistemit më efektiv për ballafaqim me kriza”, së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe ambasadoren e Zvicrës në vend, Sibil Zuter Tehada, organizuar nga Instituti Demokratik Nacional në kuadër të Projektit për mbështetje parlamentare, dedikuar për përgjegjësitë kyçe, struktura dhe procese të punës në të gjitha fazat e krizës, gjegjësisht – para, gjatë krizës dhe pas krizës – dhe për identifikimin e fushave dhe aktiviteteve potenciale për përmirësim, veçanërisht të udhëhequra nga përvoja me pandeminë e virusit COVID-19.

Në vazhdim ua përcjellim fjalimin e Kryeministrit Zaev në tërësi:              

 

“Është shumë herët për të përmbledhur, por për qëllimet e këtij fjalimi me rastin e prezantimit të rezultateve nga hulumtimi "Ballafaqimi me krizën si përgjigje të pandemisë me Covid-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut", i zbatuar në kuadër të Programit për mbështetje parlamentare financuar nga Zvicra, në partneritet me Kuvendin dhe me rastin e simulimit të menaxhimit me kriza të titulluar "Përgatitje për një krizë të ardhshme: Zhvillimi i një sistemi më efektiv të ballafaqimit me krizën", është e drejtë të themi se pandemia me Covid-19 ka ndryshuar në mënyrë dramatike jetën në vendin tonë.

E vendosi në test tërë sistemin institucional, si dhe sjelljen e të gjithë atyre që në këtë periudhë patën përgjegjësi të përballen me këtë situatë të jashtëzakonshme.

 

E vendosi në test edhe qasjen personale dhe sjelljen e qytetarëve, sepse edhe ata u ballafaquan me pandeminë me kërcënime jetësore dhe me pasiguri të përditshme për shëndetin e tyre, për shëndetin e më të afërmve të tyre dhe për shëndetin e shoqërisë.

 

Edhe më tepër që jo vetëm te ne, por edhe për botën më gjerë, kjo ishte situatë e pashembullt. Një situatë për të cilën nuk mund t'i referoheshim as përvojave tona të mëparshme, as përvojave të ndonjë vendi tjetër.
 

Kjo situatë na ka përballur të gjithëve me shumë pyetje dhe shqetësime. Kjo situatë shfaqi sfida serioze për shëndetin e qytetarëve, shëndetin publik dhe ekonominë dhe preku disa aspekte të situatës së përgjithshme të sigurisë, veçanërisht në zonat ku ishte e nevojshme të deklarohej gjendje krize.

Sfidë shtesë për vendin tonë dhe për institucionet ishte që pandemia e përfshiu Maqedoninë e Veriut në kohë kur Kuvendi u shpërnda për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe pushteti ekzekutiv u ushtrua nga qeveria teknike.

 

Qeveria teknike, parimisht me mandat për të organizuar dhe realizuar zgjedhjet, praktikisht zhvendosi mandatin e saj në masa dhe politika për të trajtuar pandeminë, dhe me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, ajo fitoi fuqinë legjislative.
 

Kështu, për herë të parë në historinë e vendit tonë kemi pasur disa precedentë, më e rëndësishmja prej të cilave ishte shpallja e gjendjes të jashtëzakonshme në të gjithë vendin dhe autorizimi i Qeverisë për të sjell dekrete me fuqi ligjore, që praktikisht ishte e vetmja alternativë për shkak të pamundësisë kushtetuese që Kuvendi të mblidhet përsëri.

 

Organizata Botërore e Shëndetësisë më 11 mars shpalli pandemi. Republika e Maqedonisë së Veriut masat e para i ndërmori që në janar të vitit 2020, kur pas ngjarjeve dramatike në Republikën Popullore të Kinës dhe në Itali, bota pa që pandemia ka pasoja serioze të vdekjes.

 

Mobilizimi i parë u bë në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, kur në janar u shpall se është përcaktuar personel, pajisje kompetente infrastrukturore dhe vende për hospitalizimin e udhëtarëve te të cilët vëreheshin simptome të COVID-19, ndërsa të cilët vinin në aeroportet ndërkombëtare.

 

Mes masave të para kundër shpërndarjes së virusit ishte skanimi i udhëtarëve në Aeroportin e Shkupit me kamerë termale, e cila më pas u vendos edhe në Aeroportin “Shën Apostoll Pavle” në Ohër, si dhe në vendkalimet e tjera kufitare.

 

Më pas, Qeveria rekomandoi të anulohen udhëtimet në zonat e infektuara, ndërsa Ministria e Shëndetësisë u ngarkua me furnizimin e shkollave, kopshteve për fëmijë, institucioneve të tjera publike dhe tualeteve publike me mjete për dezinfektim dhe pajisje të tjera mbrojtëse, si dhe formimin e qendrës së përhershme për informimin e opinionit.

 

Kur u sollën këto masa, në vend nuk kishim ende rast të paraqitur të ndonjë pacienti të infektuar.

 

Rasti i parë me Covid-19 te ne është regjistruar më 26 shkurt.

 

Një dit para kësaj, Ministria e Shëndetësisë formoi Trup koordinues për mbledhjen dhe shkëmbimin e informacioneve për zbatimin e masave për parandalimin e sjelljes dhe përhapjes së COVID-19.

 

Ky Trup përbëhen nga ekspertë prej ekipeve udhëheqëse më të larta në Klinikën për Sëmundje Infektive, Institutin për Shëndet Publik, Komisionin për Sëmundje Ngjitëse, Inspektoratin Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, institucionet shëndetësore, qendrat për shëndet publik, policia kufitare dhe e uniformuar e MPB-së, Drejtoria Doganore, Ministria për Transport dhe Lidhje, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Qendra për Ballafaqim me Kriza dhe Sektori për Marrëdhënie me Publikun në Qeveri.

 

Angazhimi i tyre i përkushtuar, reagimet në kohë dhe procedurat kompetente konfirmuan se institucionet e sistemit në mënyrë të përgjegjshme, eksperte dhe profesionale i realizojnë detyrimet e tyre dhe se i gjithë sistemi është vendosur në funksion t’i përgjigjet krizës.

 

Ky trup, sipas rekomandimeve të Institutit për Shëndet Publik dhe Komisionit për Sëmundje Ngjitëse i përgatiti protokollet dhe rekomandimet e para.

 Në këtë fazë, ata ishin të përgatitur për të përcaktuar simptomet e virusit korona në të gjithë sistemin nga pikat kufitare, përmes qendrave të shëndetit publik, te protokolli i vendosur për transport të rasteve të dyshimta, si dhe procedurat e rrepta mjekësore në laboratorët për sëmundjet infektive, klinika ku aplikohen terapitë spitalore.

Në këtë fazë, gjëja më e rëndësishme ishte të ngadalësohej përhapja e virusit sa më shumë që të ishte e mundur. Të ul intensitetin e saj në periudhën e ardhshme në mënyrë që të mbrojë sistemin shëndetësor dhe të krijojë kushte optimale pune për punonjësit tanë shëndetësorë që të kujdesen për bashkëqytetarët tanë që do të infektohen me virusin korona.

Më 14 mars të vitit 2020, me Vendim, Qeveria krijoi Shtabin kryesor për koordinim të krizës për të siguruar bashkërendimin e plotë të organeve të administratës shtetërore, personave juridikë të krijuar nga shteti, si dhe njësive të vetëqeverisjes lokale, në lidhje me parandalimin dhe përhapjen e Covid -19.

Kryesisht, detyra e Shtabit kryesor për koordinim të krizës, i cili është akoma aktiv, është të përgatisë konkluzione, masa dhe rekomandime për organet e administratës shtetërore, për personat juridikë të krijuar nga shteti, si dhe për njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe për të koordinuar ekzekutimin dhe zbatimin e kompetencave të tyre të vendosura ligjërisht në bazë të raporteve të paraqitura, procesverbaleve dhe propozimeve nga këto institucione, në lidhje me parandalimin dhe përhapjen e virusit korona.

 

Në ato takime, ne marrim buletine dhe raporte nga spitalet, Komisioni për Sëmundjet Ngjitëse, Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, Qendra për Ballafaqim me Kriza dhe të gjitha organet dhe institucionet përkatëse shtetërore për të pasur çdo ditë një pasqyrë të plotë të situatës.
 

I kushtonim vëmendje të veçantë mbrojtjes së punonjësve mjekësor dhe sigurimit të kushteve për mbrojtje maksimale në punën e tyre të përditshme në parandalimin e pandemisë.

 

Më 21 mars të vitit 2020 me iniciativë të Kryetarit të Qeverisë teknike, Oliver Spasovski, u mbajt mbledhja e parë e këshillit ekonomik. Ad-hok organ nga i cili dolën drejtime dhe rekomandime për ballafaqim me pasojat ekonomike dhe sektorin financiar nga virusi korona, ku morën pjesë përfaqësues të Akademisë së Shkencave dhe Arteve (ASHAM), përfaqësues të bashkësive universitare, komunitetin e biznesit, si dhe përfaqësuesit e odave  të tregtisë dhe opozitës.
 

Sipas nevojës, në përputhje me zhvillimin e situatës, në takimet e Këshillit Ekonomik morën pjesë edhe përfaqësues të sindikatave dhe shoqatave të qytetarëve.

 

Të gjitha pakot ekonomike kundër krizës për mbështetjen e ekonomisë, në fokus të tyre i patën qytetarët, vendet e tyre të punës, sigurinë sociale, solidaritetin, krijimin e një ambienti për tejkalimin më të lehtë të pasojave ekonomike nga virusi korona dhe zbatimin e strategjisë për dalje për të vazhduar me trendet pozitive për zhvillim ekonomik të vendit.

 

Vlera e përgjithshme e të gjitha gjashtë pakove deri më tani është afër 1,3 miliardë euro de përqindje e madhe e masave veçmë është realizuar, ndërsa një pjesë e tyre zbatohen gjatë gjithë këtij viti.

 

Qeveria që nga fillimi i krizës shëndetësore me virusin korona, kuptoi se një prej detyrave më të rëndësishme është informimi në kohë, i vazhdueshëm dhe i besueshëm, me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik dhe shëndetin e secilit qytetar në vend.

 

Vegël qendrore e kësaj strategjia ishin edhe konferencat ditore për shtyp të institucioneve zyrtare, të cilët në varësi të dinamikës dhe zhvillimit të krizës realizoheshin së paku një herë në ditë.

 

Në mënyrë plotësuese, u krijua portali koronavirus.gov.mk si një platformë kryesore në të cilën u mblodhën të gjitha informacionet përkatëse për qytetarët dhe nga e cila shpërndahen lajme dhe informacione në të gjitha portaleve shoqëruese dhe aplikacione e telefonit për aspektet shëndetësore, si dhe të gjitha informacionet e tjera të dobishme mbi masat e ndihmës ekonomike për ekonominë dhe qytetarët .

Qasja e mediave deri te të gjitha konferencat për shtyp të Qeverisë është pa pengesë përmes kanaleve të ndryshme për komunikim – lidhje me video, e-mail, chat aplikacione dhe të ngjashme.

 

Me kufizimet për grupimin fizik shumë shpejtë u sigurua mjet për online video konferencë.

 

Disa vende fqinje miratuan dekrete për informim në kohë pandemie që u njohën menjëherë si një përpjekje për të censuruar informacionin. Qeveria e Maqedonisë së Veriut as që e mendoi një gjë të tillë. Ne vetëm kërkuam për  profesionalizëm të lartë dhe përgjegjësi për vendosjen e informacionit të saktë që qëndrojnë pas burimeve të besueshme.

Fatkeqësisht, në situata të caktuara, lajmet e rrejshme ishin më të shpejta se virusi.

 

Prandaj Qeveria dhe Sektori për marrëdhënie me publikun edhe më theksuar i intensifikuan:

 

 • Publikimin e informacioneve të vërteta dhe relevante në interes të mbrojtjes së shëndetit publik dhe mirëqenien e qytetarëve në kontekst të pandemisë; dhe

• Promovimin e informacioneve të kontrolluara me përmbajtje të besueshme nga një burim siç është Organizata Botërore e Shëndetësisë.

 

Do të përfundoj me konstatimin se gjatë kohës së krizës dhe deri më sot, Qeveria ishte vazhdimisht e hapur për këshillat dhe rekomandimet më të mira se si të ballafaqohemi me pasojat që nuk ishin vetëm shëndetësore.

 Unë thashë që për të gjitha vendet në botë kjo është një situatë e paprecedentë dhe prandaj është e nevojshme të dalim nga kjo krizë me njohuri dhe përvojë që do të na ndihmojë në të ardhmen.
 

Nga secila krizë të nxjerrim mësime dhe përvojë dhe njohuritë në një sistem gjithmonë të gatshëm dhe të qëndrueshëm të menaxhimit të krizave dhe të krijosh një mekanizëm formal të monitorimit dhe kontrollit në gjendje të jashtëzakonshme.
 

Prandaj me kënaqësi pranova të marr pjesë në këtë ngjarje, nga e cila pres që do të na jep përgjigje për të gjitha aspektet e proceseve ekzistuese të menaxhimit të krizave dhe për të identifikuar udhëzimet për përmirësimin e proceseve gjithëpërfshirëse të menaxhimit të krizave.
 

Ju faleminderit”.