Konferencë për shtyp e zëdhënësve të Qeverisë, Arsovski dhe Hoxha: U miratua Protokolli për organizimin e dasmave dhe festave, me procedura rreptësisht të përcaktuara për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve

Zëdhënësit e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dushko Arsovski dhe Muamet Hoxha, në konferencën e sotme të rregullt për shtyp informuan për konkluzat dhe vendimet e miratuara në mbledhjen e djeshme të 75-të të Qeverisë dhe u përgjigjën në pyetjeve me interes të mediave dhe gazetarëve.

  •  Zëdhënësit informuan se i pranoi rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për lehtësimin e masave restriktive për lehtësimin e masave restriktive të cilat u sollën për parandalimin e pandemisë me COVID-19, mes të cilave janë edhe:

    - Ndërpritet mbajtja e maskave mbrojtëse në ambient të hapur dhe rekomandohet të mbahet kur personat janë në grup më të madh. Mbetet e detyrueshme mbajtja e maskave mbrojtëse në transportin publik, taksi dhe në të gjitha hapësirat e mbyllura;

    - Lejohet pjesëmarrja e publikut në garat sportive që mbahen në ambient të hapur, deri në 30% nga kapaciteti i përgjithshëm i vizitorëve;

    - Rritet numri i personave në një tavolinë në objektet gastronomike nga 4 në 6 persona me sigurim të distancës ndërmjet personave në tavolinë;

    - Ndërpritet ndalesa për grupim në ambient të hapur;

    - Ndërkaq, vazhdon të vlejë ndalesa për lëvizje prej orës 24:00 deri në orën 04:00, dhe kjo masë vlen deri më 15.06.2021.

Zëdhënësit kumtuan se në mbledhjen e djeshme Qeveria e miratoi Protokollin për organizimin e dasmave dhe festave me qëllim të rregullojë vendimin me të cilin lejohet organizimi i dasmave dhe festave në ambient të hapur (tarraca verore) deri në maksimum 100 persona, por jo më shumë se 50% nga kapaciteti i hapësirës.
 
Në pyetjen e gazetarit për Protokollim për organizimin e dasmave/festave, zëdhënësi Hoxha theksoi se  janë përcaktuar procedura standarde me të cilat ato do të mbahen dhe informoi për një pjesë të tyre.
“Procedura standarde e cila veçse tani më është vendosur, që do të thotë në hyrje të vendoset dezinfektues dhe të matet temperatura.Hapësira në tarracat verore duhet të jenë të hapura në tre anët. Ndalohet përshëndetja me dhënien e dorës, përqafim ose kontakt tjetër fizik me mysafirët.Muzika, gjegjësisht angazhimi i artistëve të estradës është i lejuar vetëm gjatë organizimit të dasmave, të cilët duhet të jenë në largësi prej së paku 5 metrave nga tavolina më e afërt dhe nuk guxojnë të lëvizin dhe këndojnë në mesin e mysafirëve. Më tej dua të theksoj se është lejohet kërcimi në hapësirë të siguruar prej 4 metra katror për person, duke respektuar distancën e rekomanduar”, theksoi Hoxha.

Ai theksoi se në rast të lëvizjes në pjesën e mbyllur, mysafirët në mënyrë të detyrueshme duhet të mbajnë maskë.

“Në mënyrë shtesë, lidhur me përgjegjësinë e organizatorit të festës dhe menaxherëve të objekteve gastronomike duam të theksojmë se organizatori ka për obligim të dorëzojë lista të mysafirëve deri te menaxheri përgjegjës i objektit, i cili ka për obligim të evidentojë secilin mysafir. Gjithashtu organizatori ka për obligim që t’i njoftojë të gjithë mysafirët me masat e parashikuara në këtë protokoll. Menaxheri i objektit gastronomik është i obliguar ta regjistrojë dhe paraqesë festën në Odën e Gastronomëve e cila udhëheq me regjistrin e dasmave dhe festave”, tha zëdhënësi Hoxha.

Në konferencën për shtyp u apelua deri te qytetarët t’i respektojnë të gjitha rekomandimet, të gjitha masat e rekomanduara janë me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik.

Zëdhënësit theksuan se Qeveria e miratoi Procesverbalin e mbledhjes së Komitetit drejtues për koordinimin dhe menaxhim me sistemin për menaxhim me kriza dhe e miratoi Propozim-vendimin për ndryshimin e Vendimit për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistim të gjendjes së krizës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të mbrojtjes së shëndetit publik. Me këtë vendim i propozohet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që ta miratojë vazhdimin e gjendjes së krizës deri më 31 dhjetor të vitit 2021.  

Mes tjerash në mbledhjen e fundit Qeveria e RMV-së e ka vërtetuat tekstin e Propozim-ligit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim me kriza që parashikon harmonizimin me realizimin e projektit dhe implementimin e nisur të numrit evropian për thirrje urgjente në Republikën Maqedoninë e Veriut, E – 112.

Implementimi i këtij projekti ka për qëllim përgjigje efikase dhe të plotë gjatë thirrjeve në rast të rreziqeve ose fatkeqësive tjera në gjithë territorin, për ofrimin urgjent të ndihmës ose reagimin lidhur me rrezikun e denoncuar, nga ana e Qendrës për Menaxhim me Kriza.

Zëdhënësit theksuan se Qeveria i shqyrtoi raportet e dorëzuara nga ana e institucioneve kompetente lidhur me informacionet rreth rastit me importin e derivateve të naftës. Raportet përmbajnë informacione lidhur me respektimin e dispozitave nga Rregullorja për cilësinë e lëndëve të para të lëngshme, të dhënat e importit të derivateve të naftës në periudhën 2018 – 2020, mbikqyrjet e kryera nga ana e inspektorëve në kompanitë importuese dhe shfrytëzuesve.

Bëhet fjalë për dokumentacion vëllimor dhe pas mesatares së realizuar të informacioneve të deritanishme, u miratua vendimi se është e domosdoshme për gjetje të caktuara, pjesë e institucioneve kompetente të dorëzojnë informacione plotësuese në afat prej shtatë ditëve.

Në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë do të miratohen konkluza për veprim të mëtejshëm.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarit për rastin me importin e derivateve të naftës, zëdhënësi Arsovski theksoi se institucionet kompetente morën përgjegjësi shtesë me të cilat zgjerohet përfshirja e kompanive dhe do të kontrollohen të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë biznes nga importi deri te përdorimi.

Ai theksoi se në mbledhjen e ardhshme duhet të shqyrtohet sublimi i shumicës së dokumenteve dhe raporteve me plotësimet që duhet të bëhen këtyre ditëve, pas së cilës do të vijojnë procedurat e mëtejshme.

Qeveria e miratoi tekstin e Propozim-ligjit për ndërmjetësim që ka për qëllim të afrojë vendin drejt Bashkimit Evropian, e cila në situata të zgjidhjes së konflikteve dhe situatave kontestuese, theksin e vendos në zgjidhjen alternative të kontesteve dhe ndërmjetësimin si një prej tyre.

Duke u përgjigjur në pyetjen e punonjësve të seksit për dekriminalizimin e punës së tyre, zëdhënësi Arsovski theksoi se në rrjedhë është procesi i bisedimeve në Kodin Penal në të cilin, mes aktorëve të tjerë, janë të përfshirë edhe përfaqësues të sektorit joqeveritar.

“Kërkesat po shqyrtohen. Në ndryshimet e Kodit Penal të cilat priten që shumë shpejtë të jenë në mbledhje të Qeverisë, do të vendosen vepra penale të reja – Sulm gjinor dhe shqetësim gjinor. Ky i përfshin të gjithë personat/gratë mes të cilave edhe punonjësit e seksit”, theksoi Arsovski.