Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u takua me Sejed Muhamed Xhavid Rasuli, ambasador i Republikës Islamike të Iranit në shtetin tonë.
Në mbledhje u përshëndetën politikat e vendosmërisë dhe miqësisë së Kryeministrit Zaev tek i cili siç është kumtuar shihet si një njeri dhe politikan që me zemër punon për të mirën e popullit të tij dhe shtetit të tij.
Në takim është përcjell interesimi i madh nga Irani për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomisë në mes të të dyja vendeve.
Ambasadori Rasuli, i angazhuar për Maqedoninë e Veriut nga Sofja, kumtoi se gjatë kohës së mandatit të tij dy vjeçar në Bullgari, për dy herë e gjysmë e ka rritur bashkëpunimin ekonomikë në mes Bullgarisë dhe Iranit dhe se biznesmenët e Iranit janë të interesuar të investojnë në tregje të reja dhe konkretisht në Maqedoninë e Veriut.
"Ne jemi përqendruar në zhvillimin e marrëdhënieve ndërkombëtare brenda kornizave tona strategjike, NATO dhe Bashkimi Evropian, por si një vend që përpiqet të hapë perspektiva ekonomike, ne po ndërtojmë miqësi në të gjithë botën. Ne kemi treguar se jemi një shtet paqësor multietnik, një simbol i miqësisë dhe paqes, një shembull i paqes dhe stabilitetit dhe jemi të bindur se të gjitha këto politika do të kontribuojnë ende në zhvillimin e fortë ekonomik për të cilin po punojmë. Në atë drejtim, ne jemi të interesuar në avancimin e bashkëpunimit ekonomik me Iranin dhe ne shohim mundësi për këtë," tha Kryeministri Zaev.
Në takim u konkludua se ka mundësi për bashkëpunim në bujqësi dhe kulturë, si dhe në fushën e industrisë dhe ndërtimit, duke marrë parasysh të dhënat e njoftuara se Irani është gjithmonë në mesin e dy vendeve më të mira në prodhimin e naftës dhe gazit, por gjithashtu në pesë vendet e para nga numri i minierave për ar, argjend dhe të ngjashme. U ra dakord për të ndihmuar biznesmenët nga të dy vendet për të krijuar ose promovuar bashkëpunim të ndërsjellë.