Qeveria mbajti mbledhje në të cilën u miratuan konkluzat të atyre që u miratuan nga mbledhja e kaluar e 75-të në lidhje me importin, kontrollin dhe analizën e mazutit të importuar dhe lëndë tjera për djegie

Qeveria  e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbajti mbledhjen 76-të në të cilën  miratoi konkluza shtesë të atyre që u sollën në mbledhjen e 75-të lidhur me importimin, kontrollin dhe analizën e mazutit të importuar.

Me konkluzat e reja të sjella në këtë mbledhje ,Qeveria e angazhoi Byronë për metrologji të kontraktojë marrëveshje me trupin e akredituar për marrjen e mostrave të mazutit për nevojat e Inspektoratit Shtetëror të Tregut.

Me edhe një konkluzë janë angazhuar edhe Drejtoria Doganore edhe Byroja për metrologji, për nevojat e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, me kërkesë të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, të zbatohet procedurë për marrjen ekzemplarëve për analiza dhe analiza të mazutit, në pajtim me Rregulloren për cilësinë e karburanteve të lëngshme dhe t’i dorëzojnë për analiza në laboratorin e akredituar.