Kryeministri Zoran Zaevi dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Arjanit Hoxha mbajtën takim pune me drejtorin ekzekutiv të Klubit të Biznesit të Këshillit Euroatlantik, Svetozar Janevskin, kryetarin Ismet Ramadanin, si dhe me afaristë anëtarë të udhëheqësisë së Klubit të Biznesit.
Në takim është diskutuar për përmirësimin e ambientit afarist dhe aktivitetin ekonomik të kompanive, si dhe për projekte të cilat priten t’i rrisin punësimet në vend dhe të aktivizohen fshatrat dhe mjediset rurale. Në mënyrë shtesë veçanërisht ishte vërë në sektorin TI dhe krijim të vlerës së shtuar, ndërsa nga ana e ekonomisë ishte theksuar se në pajtim me hulumtimet Maqedonia e Veriut është lider në Ballkan në E-Qeveri.
Kryeministri Zaevi shprehu mbështetje për idetë të cilat vijnë nga komuniteti i biznesit, i cili duhet ta lëvizë rritjen ekonomike në vend dhe i ka inkurajuar afaristët të vazhdojnë me planet për ciklet investuese dhe investim në kapitalin njerëzor me qëllim që bashkërisht të përshtatemi në rrjedhat e reja dhe ekonomitë moderne për tejkalim me sukses të sfidave nga pandemia globale.
Në mënyrë shtesë është biseduar edhe për “NATO procurement process” dhe mundësitë që kompanitë vendore të qasen në këtë proces dhe të jenë pjesë e këtij kompleksi të madh të furnizimeve. Kryeministri Zaevi dhe ministri Hoxha theksuan se sektori privat ka rol të rëndësishëm në krijimin e vendeve të punës dhe të ardhurave për qytetarët, në mënyrë shtesë edhe përmes inovacioneve të vazhdueshme që sjellin prodhime dhe shërbime të reja në treg, ndërsa me këtë edhe vlerë të shtuar.
Në takim është konkluduar se çdo investues dëshiron mjedis të qëndrueshëm afarist dhe ambient të parashikueshëm afarist për çfarë Qeveria synon këtë edhe ta mundësojë. Në mënyrë shtesë ishte nënvizuar se me hyrjen në NATO dhe me zbatimin e standardeve të BE-së, të cilat duhet të bëhen standarde vendore sigurohet siguri të investimeve përmes mekanizmave për sundim të së drejtës, për uljen e ekonomisë gri, të taksave parafiskale dhe me luftën kundër korrupsionit.