Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev mbërriti sot për një vizitë pune në Republikën e Francës. Në Pallatin Elysee, Kryeministri Zaev u mirëprit nga Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, me cka pasoi një deklarat e përbashkët për media.
"Për ne është shumë e rëndësishme për ne që Franca të mbështesë procesin e integrimit të Maqedonisë Veriore në BE, me standarde të përcaktuara qartë dhe pa humbur kohë. Përpara nesh është Samiti i Këshillit Evropian në qershor, i cili është një mundësi reale për një hap përpara dhe një zgjidhje që do të heqë bllokadën në rrugën tonë evropiane. Dialogu sjell zgjidhje dhe zgjidhja më e rëndësishme prosperuese para nesh është zgjidhja për fillimin e negociatave, e cila do të miratohet nga të gjitha vendet anëtare të BE," tha Kryeministri Zaev në deklaratën e tij.
Ai theksoi se zgjidhjet e propozuara të presidencës portugeze janë një bazë e mirë dhe se vendi është i gatshëm për një dialog dypalësh që do të sjellë një marrëveshje të arsyeshme dhe të pranueshme reciprokisht nën Marrëveshjen e miqësisë dhe fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, duke theksuar se çështjet e gjuhës maqedonase dhe identiteti nuk mund të jetë në tryezën e negociatave.
Presidenti i Francës, në deklaratën e tij, Emanuel Macron theksoi përparimin e Maqedonisë Veriore, duke e quajtur atë të jashtëzakonshëm.
"Bashkimi Evropian mori një vendim në mars të vitit të kaluar për të filluar negociatat me vendin tuaj dhe tani është koha për ta konkretizuar atë vendim dhe Franca në mënyrë aktive e mbështet atë. Maqedonia Veriore meriton të fillojë negociatat pa vonesë. Unë jam personalisht i përfshirë në gjetjen e një zgjidhje me Bullgarinë," tha presidenti Macron në një deklaratë para darkës së punës.
Kryeministri Zaev i shprehu nderim dhe mirënjohje të veçantë deri te presidentit Macron për thënë se ai ka një vend të veçantë në zhvillimin e miqësisë franceze-maqedonase, veçanërisht përmes mbështetjes publike për referendumin për Marrëveshjen e Prespës në 2018, gjë që shtë dëshmuar me mbështetjen e agjendës së reformës të Maqedonisë Veriore dhe rajonit.
"Nder i veçantë të kesh këtë darkë pune në Pallatin Elysee. Takimi i sotëm pasuron lidhjet tona miqësore dypalëshe, në vitin kur ne shënojmë 28 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Maqedonisë së Veriut dhe Francës," tha Kryeministri Zaev, duke shtuar se hapja e zyrës së Agjencisë franceze të zhvillimit në Shkup mundësi të mëdha për zgjerimin e shkëmbimit ekonomik dhe tregtar, si dhe investimet veçanërisht në fushat e infrastrukturës, energjisë, industrisë ushtarake, impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura dhe zonave të tjera.
Në kuadër të vizitës, Kryeministri Zaev dhe delegacioni qeveritar i përbërë nga zëvendës kryeministri për Çështjet Evropiane Nikola Dimitrov dhe Ministri i Jashtëm Bujar Osmani patën një darkë pune me Presidentin Macron në Pallatin Elysee në Paris.