Zaev – Bërnz: Urdhri Ekzekutiv i Presidentit Bajden mbron SHBA-të, Maqedoninë e Veriut dhe aleatët nga destabilizimi i paqes dhe stabilitetit, nga korrupsioni dhe rrezikimi i demokracisë

Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u takua me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kejt Bërnz, ku në fokus të bisedimeve ishte Urdhri Ekzekutiv i lëshuar nga Presidenti Bajden, i cili përmban kritere të qarta në lidhje me sanksionet për ata që veprojnë kundër vlerave demokratike dhe vijnë nga Ballkani Perëndimor.

Në takim u theksuan fushat kryesore për shkak sanksioneve të dhënë nga Urdhri Ekzekutiv, ndërsa nga të njëjtat mund të rrezikohen dhe mund t’u referohen personave që rrezikojnë paqen, sigurinë, stabilitetin ose integritetin territorial të çdo rajoni ose vendi në Ballkanin Perëndimor, si dhe ata që kryejnë korrupsion ose rrezikojnë të drejtat e njeriut dhe demokracinë.

Duke biseduar për Urdhrin Ekzekutiv, Kryeministri Zaev dhe ambasadorja Bërnz shprehën kënaqësinë e ndërsjellë që në aktin e Presidentit Bajden fokusi është në luftën kundër korrupsionit, i cili është një përparësi kryesore e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, duke theksuar dëmin që korrupsioni i shkakton politikës së jashtme, sigurisë kombëtare dhe stabiliteti ekonomik, si Shteteve të Bashkuara ashtu edhe Maqedonisë së Veriut, partnerëve dhe aleatë të tjerë.

Zaev dhe Bërnz bashkërisht e konstatuan vlerën dhe efektivitetin e Urdhrit Ekzekutiv të Presidentit Bajden, veçanërisht nëse kemi parasysh se përmes saj mund të pamundësohet hyrje e subjekteve dhe personave fizik nga Ballkani Perëndimor të cilët janë përgjegjës për korrupsion, për keqpërdorim të mjeteve publike ose private, për ryshfet ose për qëllime politike, si dhe për destabilizimin e paqes, stabilitetit dhe demokracisë.

Kryeministri Zaev u shpreh i kënaqur që në listën e marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat janë të rëndësishme për rajonin, krahas Marrëveshjes ekzistuese të Dejtonit, Rezolucionit 1244 dhe Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, në Urdhrin Ekzekutiv është përmendur edhe Marrëveshja e Prespës, si një prej garancive për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.