Shtabi kryesor koordinues i krizës COVID-19 i pranoi rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për zbutjen e masave, duke filluar prej më 16 qershor dhe propozon miratimin e tyre në mbledhjen e nesërme të Qeverisë:
-ndërprerje e kufizimit në lëvizje;
-të gjitha ngjarjet që do të organizohen në ambient të hapur, të mund të organizohen me kapacitet deri në 1000 persona dhe shfrytëzim të hapësirës deri në 50%;
-të largohet limiti prej 100 persona të pranishëm në dasma.
Për rekomandimet Qeveria do të diskutojë dhe do të vendos në mbledhjen e ardhshme.