Zaev: Po realizohet një prej investimeve më të mëdha në energjetikë, 70 milionë euro për ndërtimin e elektranës fotovoltaike në Osllome

“Kam nderin dhe kënaqësinë që sot zyrtarisht nënshkruhen marrëveshjet për ndërtimin e elektranës fotovoltaike në Osllome prej 100 megavat. Bëhet fjalë për  një prej investimeve më të mëdha në energjetikë, më saktë në burimet e ripërtërishme për prodhimin e energjisë elektrike. Vlera e investimit është 70 milionë euro, ndërsa këtë procedurë e përfunduam me sukses përmes partneritetit publik-privat”, tha Kryeministri Zaev në nënshkrimin e marrëveshjeve për ndërtimin e elektranës fotovoltaike në Osllome mes Elektranat e Maqedonisë së Veriut me partnerët Fortis Enerzhi Elektrik nga Turqia dhe me Solar Pro nga Bullgaria.

“Elektrana fotovoltaike prej 100 megavat është konceptuar si dy impiante prej nga 50 megavat në të cilat SHA EMV do të jetë partneri publik me kompaninë Fortis Enerzhi Elektrik nga Turqia në njërën elektranë, ndërsa në elektranën tjetër me Solar Pro nga Bullgaria. Të dy kompanitë kishin ofertat më të mira në thirrjen publike. Nga ana e tyre, partnerët privatë të EMV-së do të paguajnë kompensim për partneritetin publik privat në shumën e duhur në 18% dhe 18.5% të energjisë elektrike të prodhuar në orë ", sqaroi Kryeministri Zaev dhe shtoi se fitimi i shtetit sipas llogaritjeve do të jetë deri në 1, 5 milion euro në vit.

"Për më tepër, investitorët janë të detyruar të marrin 1 punonjës për megavat, gjegjësisht 100 punonjës nga Osllomej në mënyrë që të sigurojnë në mënyrë të përhershme bashkëqytetarët tanë. Kjo vetëm konfirmon Maqedoninë e Veriut si një destinacion i shkëlqyeshëm për investime në elektranat fotovoltaike, si dhe angazhimin e Qeverisë në zbatimin e një transformimi të drejtë të energjisë”, tha Kryeministri Zaev.

Gjatë fjalimit të tij, Kryeministri Zaev u fokusua edhe në tranzicionin energjetik të vendit, për të cilin tha se është zhvilluar plan serioz energjetik si një prej pikave nga Aksioni 21 dhe në Planin intervenues për investime 2021-2027.

“Energjia e qëndrueshme ose e gjelbër është mes përparësive tona. Rezultatet konfirmojnë se, Maqedonia e Veriut është në maje, midis kampionëve në rajon për sa i përket rritjes së burimeve të ripërtëritshme të energjisë. Vetëm vitin e kaluar, ne kemi rritur prodhimin e energjisë nga burimet e ripërtërishme në 827 megavat, që është një rritje prej 10.1% dhe është brenda mesatares botërore të një rritje prej 10.3%. Deri në vitin 2030, do të ketë një mbyllje graduale të termoelektranave në të gjitha tre blloqet në REK Bitola dhe një bllok të REK Osllomej. Investimet e reja në fotovoltaikë janë 1,800 megavat në të gjithë vendin", nënvizoi Kryeministri Zaev dhe shtoi se pjesë e procesit të tranzicionit energjetik dhe zbatimi i tranzicionit të drejtë (just transiton) në sektorin e energjisë, parashihet vendosje e taksave ekologjike për ndotësit, përfshirë derivatet e naftës dhe në vitet e ardhshme taksa ekologjike për prodhimin e qymyrit dhe energjisë elektrike nga qymyri, në përputhje me politikat e Bashkimit Evropian dhe detyrimet sipas Marrëveshjes së Parisit .

“Fondet nga këto taksa ekologjike do të dedikohen ekskluzivisht për projekte shtesë të energjisë së gjelbër.Kemi miratuar një Strategji për zhvillimin e energjetikës deri në vititn 2040, e cila parashikon tre skenarë, skenarin bazë, të moderuar dhe të gjelbër. Jemi nxitur nga sektori joqeveritar dhe organizatat ndërkombëtare për të zbatuar skenarin e gjelbër, që do të thotë investime më të mëdha në energji të pastër, burime të ripërtëritshme të energjisë, mbyllje të termoelektranave me qymyr, investime në efikasitetin energjetik. Tranzicioni i drejtë nënkupton, ndër të tjera, ata që ndotin të paguajnë gjoba, në mënyrë që të sigurojnë fonde në Buxhet për zbatimin e suksesshëm të tranzicionit të drejtë”, konkludoi Kryeministri Zaev.

Drejtori i Përgjithshëm i Elektranave të Maqedonisë së Veriut, Vasko Kovaçevski tha se marrëveshja e partneritetit publik-privat do të zgjasë për 35 vite, pas së cilës partneri privat është i detyruar të transferojë pronësinë e elektranave fotovoltaike te partneri publik, gjegjësisht SHA EMV t’i dorëzojë në posedim faktik në gjendje të duhur operuese dhe funksionale.

"Ndërtimi i elektranave do të jetë një investim i plotë ose investim i partnerëve privatë, ndërsa vlerësimi është se ndërtimi i tyre do të kushtojë rreth 70 deri në 80 milioën euro. EMV nuk ka investime financiare në ndërtimin. Ajo që ne ofrojmë është lokacioni, i cili është një zonë në minierën e vjetër për qymyri në Osllome, një rrugë të qasshme deri te elektranat, analizë të plotë të kushteve të prodhimit, si dhe balancim, i cili është një shërbim shumë i rëndësishëm i sistemit, të cilin ne si prodhues i energjisë elektrike mund të sigurojmë”, theksoi Koveçevski dhe shtoi se me këtë tempo të investimit në burime të ripërtërishme nga era dhe dielli, përqindja e prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme prej 3% do të rritet ndjeshëm në llogari të prodhimit të qymyrit, për të cilin, siç tha Kovaçevski, ne marrim nota të larta nga Komuniteti Evropian i Energjisë.

Atilla Uçkardesh, pronar i Fortis Enerzhi Elektrik – Turqi dhe Konstantin Vasilev Nenov, menaxher i kompanisë OSM Solar – Shkup, gjatë fjalimeve të tyre u shprehën të kënaqur nga procedura transparente për zgjedhjen e kompanisë investitor për elektranës fotovoltaike. Nenov potencoi se rezultatet e arritura janë shembull në Evropën Juglindore.