Rezultate për mjete të miratuara përmes thirrjes publike për mbështetje financiare të industrisë për organizimin e ngjarjeve në tema me të cilat shënohet 30 vjetori i Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut

Listën e projekteve të miratuara mund ta gjeni në këtë link.

Në bazë të Ligjit të realizimit të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021 dhe në bazë të pakos së pestë të masave ekonomike kundër krizës COVID-19, Qeveria e Maqedonisë së Veriut – Sekretariati i Përgjithshëm shpalli thirrje publike  për mbështetje financiare të industrisë dhe operatorëve për organizimin e ngjarjeve me angazhim të detyrueshëm të interpretuesve vendor për realizimin e ngjarjeve me tema me të cilat shënohet 30 vjetori i Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, në periudhën qershor – shtator 2021.

Projektet e propozuara i vlerësoi Komision i përbërë nga rendi i të punësuarve në Qeveri, ndërsa gjatë vlerësimit të pjesës  së përmbajtjes së aplikimeve, anëtarët e Komisionit u bazuan nga notat cilësore të ekspertëve në fushën e organizimit dhe prodhimit të përmbajtjes me interes publik që ishin të përfshira në procesin e vlerësimit.

 Gjatë vlerësimit të 101 aplikacioneve të pranuara, 53 kaluan në fazën tjetër, ndërsa për pjesën tjetër u konkludua se ata nuk kanë dokumentacion e duhur dhe të plotë ose se nuk i përmbushin rregullat themelore për aplikim. Nga 53 projekt propozime të vlerësuara, me vendim të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, janë aprovuar mjete për 37 projekte për organizimin e ngjarjeve publike në periudhën qershor - shtator, për të cilat Qeveria siguroi 61.499.421 denarë.

Të gjitha subjektet juridike që kanë parashtruar projekt propozimet e tyre në thirrjen publike do të njoftohen me shkrim për vendimin e Komisionit në lidhje me aplikimin e tyre me e-mail brenda 7 (shtatë) ditëve nga data e shpalljes së listës së projekteve të miratuara.

Listën e projekteve të miratuara mund ta gjeni në këtë link.