Kryeministrat Zaev dhe Janev nga konferenca e përbashkët për shtyp: Kemi hap para, përmes dialogut të hapur dhe të sinqertë do të punojmë për të siguruar perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar nga zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i ngarkuar për çështje evropiane Nikolla Dimitrov dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, realizuan takim me Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Bullgarisë, Stefan Janev dhe me pjesë të ministrave nga Qeveria bullgare.

Pas takimit bilateral të të dy delegacioneve,Zaev dhe Janev realizuan takim tet-a-tet.

Kryetarët e qeverive të të dyja vendet realizuan edhe konferencë të përbashkët për shtyp në të cilin Kryeministri  Zaev u shpreh i kënaqur nga mundësia për t'u takuar me kolegun e tij Janev, me ç’rast është krijuar një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar çështjet dypalëshe në interes të të dyja vendeve.

"Bashkërisht duhet të gjejmë zgjidhjen. Ne jemi politikanë të përgjegjshëm dhe kemi rënë dakord që bisedat tona të përqendrohen në thelbin e zgjidhjeve të mundshme dhe do ta arrijmë atë qëllim përmes udhërrëfyesit, përmes bashkëpunimit sektorial të organizuar dhe zbatuar nga trupat e punës përmes ministrive për punë të jashtme të të dyja vendeve ", theksoi Kryeministri Zaev në konferencën e përbashkët për shtyp.

Zaev shtoi se gjatë bisedimeve sot është konsultuar bashkërisht edhe propozimi i presidencës portugeze me BE-në.

“Edhe vetë takimi i sotëm është një hap drejt gjetjes së një zgjidhjeje që synon të jetë me interes për të të dyja palëve. Vetëm në këtë mënyrë do të kemi mbështetjen e qytetarëve të të dyja vendeve. Apeloj deri te populli vëllazëror në Bullgari që përmes liderëve të tyre të vazhdojnë mbështetjen e tyre për Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën e anëtarësimit të saj në BE sepse vendi ynë nuk ka asnjë alternativë tjetër. Gjëja më e rëndësishme është që ne besojmë në vlerat evropiane", tha Kryeministri Zaev në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Janev.