Kryeministri Zaev nga Samiti për Ballkanin Perëndimor në Vjenë: Ta bëjmë vitin 2021, një vit të hapit të fuqishëm para, sepse Ballkani Perëndimor është pjesë e pandashme e BE-së

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, merr pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Vjenë, me ftesë të Kancelarit austriak Sebastian Kurc.

Zaev në kuadër të Samitit mori pjesë në takimin plenar së bashku me Kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq dhe kryeministrat e Malit të Zi dhe Kosovës, Zdravko Krivokapiq dhe Albin Kurti, si dhe Zoran Tegeltia, kryesues me Këshillin e ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë të Shqipërisë, Belinda Balluku dhe përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Llajçak.

Në fjalimin e tij, në seancën plenare, duke shprehur falënderim për ftesën e Kancelarit Kurc dhe për organizimin e Samitit për Ballkanin Perëndimor e vënë në perspektivën e konferencës së BE-së “Ardhmëria e Evropës”, Zaev theksoi se debati po ndodh në periudhën kyçe për shumë arsye që ekzistojnë edhe në BE dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Me Komisionin e ri Evropian, i cili vazhdon përcaktimin e sinqertë për zgjerim paraprak dhe me liderët e vendeve anëtare të BE-së të cilat pranuan metodologjinë e re për zgjerim, ky qëllim strategjik i BE-së fitoi vitalitet sërish që nuk guxon të rrezikohet me anulime të mëtejshme të hapave serioze dhe konkrete, të cilat ndërlidhen me procesin aderues të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Zaev, duke vlerësuar se Maqedonia e Veriut me Greqinë tregoi se është e mundur që edhe nga procesi i moskuperimeve të dalin si miq më të fuqishëm dhe shfaqi bindjen se kjo është e mundur edhe me Bullgarinë andaj siç theksoi “po kërkojmë dhe krijojmë bashkëmendimtarë për këtë qëllim tonin dhe për këtë bindje”.

Kryministri Zaev tha se ekziston një mbështetje solide politike për politikën e zgjerimit dhe perspektivën e qartë të BE-së për Ballkanin Perëndimor, të cilën atij personalisht ia kanë konfirmuar shumë liderë evropianë si dhe të gjithë përfaqësuesit më të lartë të BE-së, gjatë vizitës së paradokohshme në Bruksel.

Ai shprehu kënaqësinë e njohjes së rëndësisë së Ballkanit Perëndimor që të jetë pjesë e së ardhmes së Evropës.

"Prandaj, le ta bëjmë së bashku vitin 2021 një vit për ta kujtuar, një vit në të cilin do të bëhet një hap i fortë përpara sepse Ballkani Perëndimor është pjesë e pandashme e BE-së. Integrimi evropian nuk është një garë në distancë të shkurtër, por maratonë me qëllimin përfundimtar - evropianizimin e vendit tonë. Mandati i marrë nga qytetarët përfshin atë qëllim dhe derisa ta arrijmë atë, ne nuk do të ndalemi", përfundoi Zaev në seancën plenare, pjesë e Samitit të Ballkanit Perëndimor të mbajtur në Vjenë, Austri.

Kryeministri Zaev falënderoi Kancelarin Kurc për udhëheqjen që po lufton për integrimin e Ballkanit Perëndimor dhe për menaxhimin e shpërndarjes së vaksinave në rajon.