Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, mbajti konferencë për shtyp në përfundimin e Samitit për Ballkanin Perëndimor në Vjenë, ku mori pjesë me ftesë të Kancelarit austriak Sebastian Kurc.
Në konferencën për shtyp të gazetarëve, Kryeministri Zaev informoi se në dialogun miqësor maqedonas-bullgar, është bërë hap i madh para dhe shprehu bindje të fortë se përmes këtij procesi, së shpejti, Ballkani Perëndimor do të sjellë Evropës lajme të reja pozitive.
“E kthejmë besimin mes dy vendeve dhe mes popujve tanë shumë të afërt, unë do të thosha popuj vëllazëror. Unë kërkoj mbështetjen e të gjithë ju në atë rrugë. Perspektiva Evropiane duhet të mposhtë euroskepticizmin", nënvizoi Kryeministri Zaev.
Kryeministri Zaev, duke theksuar mbështetjen politike për politikën e zgjerimit dhe perspektivën e qartë të BE-së për Ballkanin Perëndimor, të cilën ai personalisht e mori gjatë takimeve me udhëheqësit evropian, si dhe të gjithë përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian, nënvizoi:
"Në këtë drejtim, tani është shumë e rëndësishme që para konferencës “Ardhmëria e Evropës ", zërat politike për vlerat e një Evrope të bashkuar, si në vendet anëtare të BE-së ashtu edhe në vendet e zgjerimit të jenë shumë më të zëshme. "
Kryeministri Zaev përsëriti se Republika e Maqedonisë së Veriut është një shembull i qartë se perspektiva Evropiane është një mesazh i fortë dhe i qartë që ka një rëndësi të madhe për ruajtjen dhe forcimin e tempos së zbatimit të reformave në vend, të cilat sjellin përfitime konkrete për qytetarët dhe të përmirësojë cilësinë e jetës.
"Në mars të vitit të kaluar, Këshilli i BE-së njëzëri dha dritën jeshile për të filluar negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, përfshirë edhe Bullgaria, duke konfirmuar se rezultatet dhe kapacitetet tona dhe gatishmëria jonë për të filluar negociatat janë të padiskutueshme.
"Prandaj kërkojmë që BE-ja të përmbushë detyrimin e saj themelor dhe të njohë dhe ruajë si një pasuri të paçmuar dallimet historike dhe identitare të kombeve të kontinentit Evropian," tha Kryeministri Zaev në konferencën për shtyp në Samitin e Ballkanit Perëndimor, iniciuar nga austriak Kancelari Kurc po mbahet në Vjenë, Austri, duke përsëritur se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbetet në të njëjtën rrugë strategjike, realizoi anëtarësimin e plotë në NATO dhe do ta dërgojë vendin drejt Bashkimit Evropian.