Kryeministri Zaev në mëngjes pune me ambasadorët e vendeve nga Grupi i Vishegradit: Falënderim për vendet nga V4 për mbështetjen e tyre të fuqishme për zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mori pjesë në mëngjes pune në organizim të ambasadorëve të vendeve nga Grupi i Vishegradit (V4).

Kryeministri Zaev, në takim me ambasadorët e Polonisë Vojcieh Ticinjski, të Hungarisë, Laslo Ishtvan Duks, i Sllovakisë Henrik Markush dhe i Çekisë Mirosllav Toman, shprehu falënderim ndaj Grupit të Vishegradit për mbështetje të fuqishme për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht me përfaqësimin e fuqishëm të agjendës për zgjerimin e BE-së me vendet nga rajoni.

Gjatë mëngjesit të punës, Kryetari i Qeverisë Zaev, i theksoi pritshmëritë nga takimi i ardhshëm i ministrave për punë të jashtme të Ballkanit Perëndimor me kolegët e tyre nga Grupi i Vishegradit, prej të cilit do të riafirmohen angazhimet dhe mesazhet për dinamikë më të madhe të procesit të zgjerimit të BE-së.

Temë e veçantë në takimin e sotëm me ambasadorët e vendeve të Grupit të Vishegradit ishte shkëmbimi i përvojave për menaxhimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor, i cili u frymëzua nga bashkëpunimi me V4, gjatë së cilës u shpreh përcaktimi për të vazhduar këtë bashkëpunim.

Gjatë takimit të punës, Kryeministri Zaev dhe ambasadorët nga vendet V4, diskutuan gjithashtu pritjet nga Këshilli i sotëm i Punëve të Përgjithshme të BE-së dhe thanë se shpresojnë se do të arrihet një zgjidhje e pranueshme për të zhbllokuar procesin e integrimit evropian për Maqedoninë e Veriut themeluar me propozim të udhëheqësisë portugeze me BE-në.