Po bëhen përgatitjet e fundit për Konferencën më të madhe ndërkombëtare e cila organizohet në vendin tonë “Prespa forum dialog”.
Më 1 dhe 2 korrik në Ohër dhe Oteshevë do të takohen liderët e shteteve të rajonit me përfaqësuesit më të lartë nga Evropa dhe SHBA-të. Mes numrit të madh të panel diskutimeve, panelistët do të fokusohen edhe në temën bartëse të konferencës Ballkani Perëndimor: Pjesa që mungon që Evropa të jetë e plotë.
Në bazën e Prespa forum dialog gjenden tre shtylla: Marrëveshja kornizë e Ohrit, Marrëveshja për miqësi me Bullgarinë dhe Marrëveshja e Prespës. Këto marrëveshje krijojnë një pasqyrë të re alternative, jo vetëm për ne, por edhe për rajonin. Këto marrëveshje bazohen në tregimin bashkëkohor politik dhe shoqëror të vendit, i cili nga ana tjetër është një model i shkëlqyeshëm autentik për zbatimin e suksesshëm të vlerave bashkëkohore si bashkëjetesa, barazia, liria, solidariteti, gjithëpërfshirja, demokracia këtu në Ballkan.
Si temë për Konferencën e parë, ne në fakt zgjodhëm çështje për tu përpunuar, të cilat gjatë gjithë vitit ishin në fokus të politikës sonë të jashtme, dhe kjo është të azhurnojmë pranimin tonë në BE, duke ndjekur trendin që jo vetëm në vendin tonë por gjithashtu në rajon. BE-ja është shfaqur si një çështje strategjike dhe është interesi strategjik i BE-së të integrojë Ballkanin Perëndimor, si një pjesë që mungon, për të përfunduar projektin për një Evropë të bashkuar. Jo vetëm krijimi i platformës, por edhe tema e Konferencës tregoi një seriozitet te partnerët tanë ndërkombëtarë që ne nuk jemi vëzhgues të procesit por kontribuojmë në mënyrë aktive në realizimin e projektit, duke dhënë kontributin tonë, duke ndjekur trendet.
Nuk është neglizhuar as pjesa e lidhjeve transatlantike, e cila do të jetë temë e diskutimit dhe përpunimit të Panelit në nivel të lartë, ku do të diskutohet për kthimin e sinergjisë mes BE-së dhe SHBA-ve në lidhje me Ballkanin Perëndimor, Konferenca, përmes përmbajtjeve të ndryshme të parapara do ta përpunojë Ballkanin Perëndimor, nëse shihet përmes prizmit të pajtimit dhe ndërtimit të besimit mes popujve tanë, përmes prizmit të marrëdhënieve transatlantike, përmes bashkëpunimit ekonomik, lidhjeve me shoqërinë civile dhe mediave, ndjeshmërisë gjinore ndaj këtyre proceseve të rëndësishme, dhe madje kemi një Panel të veçantë i cili do të jetë i pari që do të transmetohet në platformën e BE-së për Konferencën për ardhmërinë e BE-së, e cila në fakt është premierë e rajonit në këtë debat në bashkëpunim me Shërbimin për politikë të jashtme dhe të sigurisë të BE-së.
Do të vijnë dy presidentë të shteteve, i Sllovenisë dhe i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe Borut Pahor, Maqedonia e Veriut do të jetë nikoqir i katër kryeministrave nga rajoni, Edi Rama, Zoran Tegeltija, Ana Bërnabiq dhe Albin Kurti, si dhe tetë ministra të punëve të jashtme të Shqipërisë, Austrisë, Malit të Zi, Kroacisë, Kosovës, Rumanisë, Polonisë, Greqisë, Çekisë dhe Italisë. Ndihmës Sekretari Shtetëror për çështje Evropiane dhe Çështje Euro-Aziatike në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve, Filip Riker dhe zëvendëskndihmës Sekretar në Byronë për Punë Evropiane dhe Euro-Aziatike në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve, Metju Palmer, do të jenë pjesë e Konferencës, ndërsa nga BE-ja do të marrin pjesë Komisari Johanes Han, përfaqësuesi special i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Llajçak, Anxhelina Ajnhorst nga Shërbimi për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, si dhe disa deputetë nga Parlamenti Evropian. Nga Republika e Francës do të marrin pjesë deputeti special i ministrit, Zhan-Iv Le Drian, senatori Alan Rishar, si dhe deputeti Zhak Mer.
Gjithashtu do pjesëmarrës do të jetë edhe ish-Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras, si dhe përfaqësues të rëndësishëm nga i ashtuquajturi “Grupi i Ohrit”. Në nivel më të lartë do të përfaqësohen OSBE-ja dhe Këshilli për Evropë, ndërsa këtu janë edhe Sekretari i Përgjithshëm Marija Pejçinoviq Buriq, Sekretarja e Përgjithshme e KBR-së, Majlinda Bregu, Sekretari i Përgjithshëm i RIKO, Albert Hani dhe i Komitetit për Demokraci, Tomas Garet.
Konferenca do të transmetohet drejtpërdrejt përmes kanaleve në Youtube të Prespa Forumit, përmes rrjeteve sociale, por do ta mbulojnë dhe mbi 100 gazetarë të akredituar nga vendi dhe të huaj. Konferenca do të zbatohet në përputhje me të gjitha protokollet shëndetësore lidhur me masat kovid.
Konferenca është nën patronazhin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme.