“Ne jemi Evropa. Të gjitha vendet e iniciativës së Ballkanit Perëndimor 6 (Procesi i Berlinit) janë Evropë dhe fuqimisht besoj se nëse shkojmë së bashku do të shkojmë më të fortë dhe më shpejtë. Përderisa punojmë drejt një tregu të përbashkët rajonal, ne po bëjmë një hap përpara drejt një tregu unik të BE-së që do të forcojë integrimin tonë ekonomik. Në këtë drejtim, në takimin e Bordit drejtues të Ballkanit Perëndimor 6 - Forumi për odat e investimeve, mora iniciativën për të krijuar politika unike, koherente për të tërhequr investime të huaja direkte për të gjitha vendet, por edhe për të krijuar një zinxhir të fortë rajonal të vlerave. Kjo do të përmirësojë konkurrentshmërinë tonë shumë më tepër sesa çdonjëri prej nesh mund të bëjë individualisht. Konkurrentshmëria rajonale në raport me konkurrencën rajonale. “Unë besoj se kjo është e ardhmja jonë”, tha Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, në takimin e ministrave të ekonomisë të vendeve pjesëmarrëse të Procesit të Berlinit, që u mbajt përmes video konferencës.
Në fjalimin e tij, zëvendëskryeministri kujtoi se në samitin e vitit të kaluar në Sofje, vendet e Ballkanit Perëndimor pranuan sfidën për ta bërë Agjendën e gjelbër për Ballkanin Perëndimor si një vegël tjetër për rajonin për t’u bashkuar me përpjekjet evropiane të formuara nga politikat e Marrëveshja e gjelbër evropiane. Këto politika janë të dedikuar për shoqëritë moderne, krijojnë ekonomi ekonomikisht efikase dhe konkurruese ku rritja ndahet nga emetimet e gazeve serë, efikasiteti i burimeve përdoret në mënyrë efikase dhe menaxhimi i mbetjeve menaxhohet si duhet dhe përshtatet me ndryshimet klimatike.
“Agjenda e gjelbër përfshin pesë fusha të gjera të ndërhyrjes që mbulohen nga vetë Marrëveshja e gjelbër. Ato janë të lidhur me dekarbonizimin, përdorimin e ajrit, ujit dhe tokës, ekonominë rrethore, bujqësinë dhe prodhimin e ushqimit, si dhe mbrojtjen e biodiversitetit. Në përgjithësi, Agjenda është një qasje holistike, e bazuar në qasjen eko për rritjen ekonomike dhe mundësitë e reja afariste që çojnë në konsum të qëndrueshëm dhe modele të prodhimit, ku përdorimi efikas dhe ripërdorimi i burimeve janë thelbësore, pasi asnjë avantazh financiar nuk ka ndonjë vlerë nëse nuk sjell dobi sociale dhe / ose ekologjike. Maqedonia e Veriut është e përkushtuar ndaj këtyre qëllimeve”, tha Bytyqi.
Zëvendëskryeministri informoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka filluar me përpilimin e Strategjisë së parë nacionale zhvillimit 2021-2041. Në këtë dokument strategjik për zhvillimin e vendit tonë në njëzet vitet e ardhshme, politikat e gjelbra evropiane do të përfshihen si pjesë përbërëse e strategjisë së përgjithshme. Ai shtoi se në fillim të qershorit, Qeveria miratoi Planin e ndërhyrjes në investime prej 8,7 miliardë euro, me një vlerë të konsiderueshme prej 3,1 miliardë euro, ose pothuajse 40%, të destinuara për investime - si publike ashtu edhe private, në sektorin e energjisë.
“Kjo, në kombinim me strategjinë e rishikuar industriale me fokus në sektorin e prodhimit për periudhën 2018-2027, do t’i bëjë realiste qëllimet e vendosura nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Strategjia industriale përcakton prioritetet në politikën industriale, duke filluar nga forcimi i bazave të prodhimit duke rritur produktivitetin e prodhimit, inovacionin dhe transferimin e teknologjisë ose transformimin e industrisë në një industri të gjelbër, të gjitha bazuar në një sektor të prodhimit të orientuar drejt njohurive dhe mësimit. Strategjia jonë industriale është e harmonizuar me vizionin evropian për shoqërinë tonë përmes zhvillimit të sektorit të prodhimit, gjelbërimit të prodhimit, lejimit të investimeve të reja dhe lidhjes së IHD (investimeve të huaja direkte) me prodhuesit lokalë për përfshirjen e tyre në zinxhirët e vlerave ndërkombëtare / rajonale dhe shumë më tepër. Vendi ynë është gjithashtu në fazën përfundimtare të miratimit të Strategjisë për specializim inteligjent për rritje të qëndrueshme ekonomike. Siç mund ta shihni, vendi im është i përkushtuar në arritjen e vlerave dhe standardeve evropiane dhe punojmë me forcë të plotë, sepse besojmë se i përkasim familjes evropiane”, tha zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi në takimin e sotëm të ministrave të ekonomisë nga vendet e Ballkanit Perëndimor.