Në kuadër të “Forumit të Prespës për Dialog” është mbajtur eventi i parë për kontributin e Ballkanit Perëndimor në “Konferencën për të Ardhmen e Europës”

Instituti i demokracisë “Societas Civilis” në bashkëpunim me Këshillin Gjerman për Marrëdhëniet e Jashtme dhe me mbështetjen e Shërbimit Europian të Punëve të Jashtme (SHEPJ) organizoi një panel diskutimi “Çfarë mund të bëjmë për BE-në? Kontributi i Ballkanit Perëndimor në Konferencën për të Ardhmen e Europës – zëra nga rajoni”  në kuadër të konferencës ndërkombëtare “Forumi i Prespës për Dialog”.

Ky event është i pari i serisë së kontributeve publike dhe qytetare nga rajoni në  “Konferencën për të Ardhmen e Europës” (CoFoE).

Në panel u diskutua për atë se sa janë të interesuar qytetarët dhe institucionet e Ballkanit Perëndimor dhe sa e ndjekin debatin për të ardhmen e Europës, cili mund të jetë kontributi i tyre gjatë krijimit të politikave dhe ambicieve të ardhshme të Bashkimit dhe Konferenca për të Ardhmen e Europës, dhe a është e përgatitur t’i dëgjojë dhe t’i marrë parasysh pritjet e Ballkanit Perëndimor.

Në fokusin e diskutimit ishte po ashtu edhe diversifikimi i zinxhirëve europian të furnizimit, si dhe tranzicioni i gjelbër dhe “Gjelbërimi i ekonomive të Ballkanit Perëndimor”.

Në diskutim morën pjesë Zhak Mer, anëtar i Kuvendit Kombëtar Francez; Tanja Fajon, anëtare e Parlamentit Europian; Anxhelina Ajhorst, drejtoreshë e menaxhimit për Europën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor, Turqinë dhe Britaninë e Madhe të “SHEPJ”-së; Roderig Parks, drejtor i hulumtimit të Këshillit Gjerman për Marrëdhëniet e Jashtme (KGJMJ); Jovana Maroviq, drejtoreshë ekzekutive e rrjetit “Politikon”  dhe anëtare në Biepag; Alba Çela, drejtoreshë ekzekutive në Institutin Shqiptar për Studime Ndërkombëtare; Aleksandra Tomaniq, drejtoreshë ekzekutive në Fondin Europian për Ballkanin; Donika Emini, drejtoreshë ekzekutive e platformës “Civikos” dhe anëtare e Biepag dhe Nexhma Xhananoviq, profesoreshë inordinare në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Sarajevës. Diskutimin e udhëhoqi Zoran Neçev, hulumtues në Institutin për Demokraci dhe anëtar i Biepag, ndërsa raportuese ishte Jasna Jelishiq, shefe e Grupit Punues për Ballkanin Perëndimor në “SHEPJ”.

Meri theksoi se kërkesa e Ballkanit Perëndimor për dukshmërinë dhe pjesëmarrjen në “Konferencën për të Ardhmen e Europës” është plotësisht e kuptueshme dhe shtoi se rajoni pritet të kontribuojë në diskutimin e çështjeve me prioritet të madh në lidhje me me zgjerimin e BE-së.  

 
Sipas Tomaniqit, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë të përfshira në të gjitha planet klimatike të BE-së si dhe në ekonominë e gjelbër. Ajo, shtoi se Ballkani Perëndimor mund të jetë rajoni që mund të ofrojë diversifikimin e zinxhirit të furnizimit.

Fajoni tha se Europa nuk mund të jetë e tëra, përderisa nuk përmbyllet procesi i qasjes së Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian dhe shtoi se qytetarët në mënyrë adekuate duhet të përfshihen në “Konferencën për të Ardhmen e Europës”.

Duke përfshirë qytetarët dhe politikanët e Ballkanit Perëndimor në “Konferencën për të Ardhmen e Europës” duhet të kuptohet si integrim gradual, që duhet të kontribuojë në sundimin e së drejtës dhe demokracisë në rajon, theksoi Markoviq.

BE-ja mund të mësojë shumë nga fqinjët e saja rreth rolit të saj në botë, tha Ajhorst. Ajo theksoi se duhet të ketë bashkim të kontinentit, ndërsa për Be-në  duhet të bisedohet më shumë si një ide rreth së cilës njerëzit do të mobilizohen. Ajo sugjeroi se rajoni duhet të kontribuojë me ide në mënyrë virtuale në “Konferencën për të Ardhmen e Europës” dhe t’i shpërndajë pritjet e saja.
Emini tha se Ballkani Perëndimor mund të kontribuojë në diskutimin për çështjet e sigurisë dhe potencoi se rajoni mund të sjellë një freski dhe energji, jo vetëm në “Konferencën për të Ardhmen e Europës”, por edhe në BE në përgjithësi.

Parksi foli për atë se si shoqëritë dhe qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të shfrytëzojnë “Konferencën për të Ardhmen e Europës” për të formësuar debatin në kryeqytetet e BE-së dhe shoqëritë e tyre. Ai tha se një proces i tillë është mundësi e mirë për të kundërshtuar perspektivën negative për rolin gjeopolitike të BE-së.

Çela theksoi se fakti që vendet e Ballkanit Perëndimor, shoqëritë e tyre dhe ekspertët nuk janë të përfshirë zyrtarisht, “Konferenca për të Ardhmen e Europës” është një mundësi e humbur për të dyja palët, edhe për Ballkanin Perëndimor, po ashtu edhe për BE-në. Sipas saj edhe pranë rezervave dhe skepticizmit të ndonjërit, vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Europës dhe e ardhmja e tyre është e ardhmja e Europës.

Xhananoviqi potencoi se asnjëherë nuk është herët të flitet për të ardhmen e Europës dhe shtoi se koha është e rëndësishme, sidomos për Ballkanin Perëndimor dhe integrimin e tij në BE si proces i më shumë gjeneratave.