Në ditën e dytë të konferencës ndërkombëtare "Forumi Prespës për Dialog", u mbajt sesioni plenar i nivelit të lartë "Rivendosje e sinergjisë midis Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve drejt Ballkanit Perëndimor", në të cilin fjalim mbajtën zyrtarë të lartë nga rajoni, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara.
Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski iu referua sfidave me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht emigrimit të të rinjve.
"Pa kombinimin e energjive tona, vizioneve tona dhe projekteve tona, nuk do të jemi në gjendje të kemi sukses. Mirë është që të organizohen konferenca të këtilla, është mirë që të shohësh njerëz të njohur, pashë disa prej tyre që ishin mjaft aktivë në 2001. Në rrethana që ishin të vështira për Maqedoninë e Veriut, duhet të them ... Është koha për rifillim", tha Pendarovski.
Përveç Presidentit Pendarovski, në panel fjalim mbajti edhe Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, i cili foli për pozicionin e Ballkanit Perëndimor në Evropë dhe rëndësinë e rajonit për Bashkimin Evropian nga aspekti gjeopolitik. “Duhet të përfundojmë pjesën më të rëndësishme të punës në vend, duam që të përmbushim standardet dhe të jemi anëtarë të plotfuqishëm të BE-së. Ne të gjithë së bashku duhet të kontribuojmë për demokracinë liberale në Ballkanin Perëndimor", përfundoi Gjukanoviç.
Në fjalimin e tij, Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, foli për zgjerimin e BE-së dhe nevojën që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e familjes evropiane.
"Zgjerimi i përshpejtuar do të forcojë integritetin territorial dhe stabilitetin e rajonit në tërësi. Shtyrja e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE është e paarsyeshme dhe jo e mirë për askënd", tha Pahor.
Ushtruesi i detyrës Ndihmës Sekretari Shtetëror i SHBA-ve për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Filip Riker, si një nga panelistët, iu referua progresit të bërë gjatë 20 viteve të fundit, që kurrë për herë të parë ishte në Ohër.
"Udhëtimi i parë i Presidentit të SHBA-ve, Biden ishte pikërisht në Evropë. Kjo konfirmon bashkëpunimin që kemi me vendet evropiane. Duhet të punojmë së bashku që t’ju kundërvihemi sfidave me të cilat përballemi”, tha Riker.
Në paneli mbajtën fjalim edhe eurokomisioneri për buxhet dhe ish eurokomisioner për zgjerim, Johanes Han, i cili foli për përkushtimin ndaj demokracisë, sundimit të së drejtës dhe zhvillimin ekonomik, si postulate që lidhin SHBA-të dhe BE-në.
Në panel mbajti fjalim edhe Alain Riçard, senator nga Franca dhe Tomas Garet, Sekretar i Përgjithshëm i Komunitetit të Demokracive.