Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u takua me ambasadoren e sapoemëruar të Republikës së Serbisë në vendin tonë, Nevena Jovanoviq.
Në takim bashkërisht u konstatua se ekziston bashkëpunim i shkëlqyer dypalësh mes dy shteteve mike dhe se kjo është bazë e mirë për thellimi i marrëdhënieve ekonomike.
Në takim bashkërisht u vlerësua se mundësitë nga ndërlidhja infrastrukturore mes dy shteteve do të thotë vend i hapur për zhvillimin e ekonomisë dhe të ambientit investues, që sjell përfitime ekonomike për qytetarët e të dyja vendeve.
Në këtë drejtim është potencuar domethënia në ndërlidhje rajonale ekonomike dhe krijimin e tregjeve të përbashkëta rajonale, që do të mund të jetë konkurrues tregjet evropiane dhe më gjerë në plan ndërkombëtar.
Në takim u përcollën urime deri te Kryeministri Zaev dhe Qeveria për organizimin e “Forumit të Prespës për Dialog”, ku, siç u vlerësua, Maqedonia e Veriut dhe personalisht Kryeministri Zaev janë njohur si partnerë të besueshëm në rajon dhe në korniza ndërkombëtare.
Lidhur me proceset eurointegrues në korniza rajonale, u potencua rëndësia e vazhdimit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, si dhe nevoja për konfirmimin e besimin ndaj BE-së, drejt së cilës synojnë të gjitha vendet nga rajoni, me vlerësim se është precedent i rrezikshëm, me pasoja më të gjera në plan rajonal, lejimin e hyrjes në çështje dypalëshe në procese negociuese.
Ambasadorja e Serbisë shprehu mbështetje të qartë nga Republika e Serbisë për perspektivat evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe fillimin e bisedimeve me BE-në.
“Treguam se Ballkani Perëndimor mund të jetë burim i demokracisë dhe stabilitetit dhe duhet të vazhdojmë të zhvillohemi në plan ekonomik dhe duke respektuar vlerat evropiane, me ç’rast do të kontribuojmë në realizimin e qëllimeve tona eurointegruese”, tha Kryeministri Zaev.
Kryetari i Qeverisë Zaev, shprehu falënderim të sinqertë deri te udhëheqësit politik të Serbisë dhe deri te qytetarët e Serbisë për solidaritetin e shfaqur dhe vaksinat e dhuruara për mjekët dhe personelin mjekësor në shtetin tonë, në momentet më specifike gjatë pandemisë, si dhe procesin e vazhdueshëm të vaksinimit që Serbia ua mundësoi qytetarëve. Falënderim u shpreh edhe nga ana e ambasadores serbe Jovanoviq për mbështetjen e anës maqedonase në bashkëpunimin e ndërsjellë , në muajt e parë nga pandemia, si dhe lirimin e qytetarëve serb të cilët udhëtonin verës përmes shtetit tonë nga pagesa rrugore.
Në takim u diskutua rreth realizimit të më tepër çështjeve dypalëshe, siç është hapja e qendrave kulturore – informative në të dyja shtetet, interesi për vendosje të reciprocitetit për marrje të pronësisë së pronës private, avancimi i sistemit një pikë kufitare (One Stop Shop) i cili veçse ka filluar.