Takim i Kryeministrit Zaev me ambasadorin e SHBA-ve në Greqi Pajat: Energjetika dhe partneriteti strategjik në fokus të takimit

Në margjinat e konferencës së “Ekonomist” në Athinë, kryeministri Zoran Zaev, realizoi takim me ambasadorin e SHBA-ve në Greqi, Xhefri Pajat. Në takim, me fokus të iniciativave energjetike-ekonomike, morën pjesë  zëvendëskryeministri i ngarkuar për Çështje Ekonomike, Koordinim të Dikastereve Ekonomike dhe Investimeve, Fatmir Bytyqi, si dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Kryeministri Zaev u falënderua për mbështetjen e përgjithshme që Maqedonia e Veriut vazhdimisht e merr nga SHBA-të dhe theksoi se nënshkrimi i sotëm i Marrëveshjes për ndërlidhësin e gazit është historik për Maqedoninë e Veriut nga aspekti që Maqedonia e Veriut për herë të parë investon në Greqi në një projekt të tillë strategjik për tërë rajonin.

Në mënyrë shtesë, Kryeministri Zaev njoftoi ambasadorin Pajat për proceset aktuale politike dhe ekonomike në Maqedoninë e Veriut dhe falënderoi për përqendrimin e tij në projektet në vend dhe tërë Ballkanin Perëndimor.

Ambasadori Pajat shprehu përpjekje të forta për intensifikimin e partneritetit strategjik dhe siç theksoi nënshkrimi i Marrëveshjes së sotme është me rëndësi të madhe edhe për Maqedoninë e Veriut edhe për SHBA-të.

Në takim gjithashtu u bisedua për bashkëpunimin e shkëlqyer në mbrojtjen dhe NATO  partneritetin, si dhe për stërvitjen e përbashkët të fundit të ushtarëve amerikanë, grekë dhe bullgarë.

Ambasadori Pajat nënvizoi se vizitat e Kryeministrit Zaev në Athinë janë të rëndësishme dhe  japin shtysë pozitive në forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.