Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev u takua me sekretarin e ri të përgjithshëm të RYCO-s të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Albert Hanin, i cili këtë funksion e ndërmori si përfaqësues i vendit tonë.
Në takim ku mori pjesë edhe Gjorgi Tasev, këshilltar për politika të të rinjve dhe rinore në Zyrën kryetarit të Qeverisë, kryeministri i ka dëshiruar mandat të suksesshëm Hanit në zbatimin dhe koordinimin e programeve të kësaj Organizate qëllimi i së cilës është realizimi i mobilitetit maksimal dhe ndërlidhja e të rinjve të rajonit si kusht i domosdoshëm për pajtim, bashkëpunim dhe për të ardhmen e tyre të përbashkët.
Kryetari i Qeverisë Zaev theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut. Si vend nënshkrues i marrëveshjes për themelimin e RYCO-s, si edhe deri më tani, do të vazhdojë që në mënyrë aktive të mbështesë programet e zyrës rajonale që ka seli në Tiranë, si pikë shumë e rëndësishme për ndërlidhje të të rinjve nga rajoni në Ballkanin Perëndimor si një prej qëllimeve më të rëndësishme të iniciativës së Procesit të Berlinit në kuadër të së cilës është themeluar.
Sekretari i përgjithshëm i RYCO-s, të cilin në takim e shoqëruan edhe anëtari i Këshillit Drejtues i RYCO-s Bllazhen Maleski dhe drejtori i zyrës lokale të organizatës në Shkup Vladimir Gjorgjevski, ka theksuar se Maqedonia e Veriut në këtë rrjet rajonal njihet si një ndër vendet më aktive në rajon dhe se disa nga politikat rinore janë marrë si shembull për implementim të suksesshëm të çështjeve më të rëndësishme për të rinjtë.