Kryeministri Zoran Zaev pasditen e sotme pati një takim pune me zëvendëssekretaren e Departamentit Amerikan të Shtetit Uendi Sherman, në të cilën morën pjesë aleatë të tjerë dhe përfaqësues të NATO-s.
Në takim, , u rishikua edhe situate aktuale e sigurisë në Afganistan dhe u konfirmuan mekanizma për evakuimin e popullsisë paqësore që ka ushqyer demokracinë për 20 vjet në Afganistan.
Kryeministri Zaev i informoi aleatët se Maqedonia e Veriut ka përfunduar të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe ka përgatitur protokollet me të cilat Qeveria është aktualisht e gatshme të pranojë rreth 650 qytetarë, vendas nga Afganistani, punonjës dhe gra e fëmijë nga familjet e punonjësve humanitarë, demokratikë dhe ndërkombëtarë, të misioneve paqeruajtëse, aktivistët e të drejtave të njeriut, gazetarët, përkthyesit, studentët, bursistët dhe qytetarët që kanë mbështetur forcat aleate të NATO -s në Afganistan për 20 vitet e fundit, përfshirë edhe Armatën e RMV-së.
Zëvendëssekretarja e Departamentit Amerikan të Shtetit Sherman mirëpriti hapur angazhimin e Maqedonisë së Veriut si një partner i konfirmuar dhe i besuar i SHBA-së në këtë mision të përbashkët humanitar.