Pushteti më afër qytetarëve

Në mandatin e ri Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do ta vazhdojë procedurën e decentralizimit. Në të shohim demokratizimin shtesë të shoqërisë, sigurimin dhe dërgesën e shërbimeve në mënyrë më efikase dhe më ekonomike, por edhe zhvillimin lokal më të fuqishëm. Ideja është që kompetencat të barten në nivelin e udhëheqjes (pushtetit), e cila është më afër qytetarëve, e cila mund t’i realizojë në mënyrë më efektive me mjetet financiare përkatëse dhe përfshirjen e garantuar të qytetarëve në miratimin e vendimeve.

Vazhdojmë me politikat e zhvillimit të komunave, gjegjësisht decentralizimin fiskal dhe zhvillimin rajonal të ekuilibruar, me qëllim që të forcohen burimet financiare të komunave, por njëkohësisht edhe rritjen e përgjegjësisë dhe të transparencës në punën e tyre. Do të bisedohet për mundësitë e rritjes së pjesës së TVSH-së dhe të tatimin personal të të ardhurave, të cilat dyfishohen për vetëqeverisjen lokale, madje me dinamikën shumëvjeçare të vërtetuar me mekanizma për nxitjen e efikasitetit të tyre në rritjen e arkëtimit dhe dhënësve publikë komunalë. Në këtë aspekt do të bisedohet për revidimin e metodologjisë së ndarjes së mjeteve tatimore dhe dotacioneve të komunave.
 
Do të vendosim instrumente të reja, më efikase për mbështetje të komunave, me qëllim që t’i përmirësojnë performancat e tyre. Atë do ta bëjmë me dy grante shtesë: granti i barazisë dhe granti i performancave. Me këtë vendoset një sistem për stimulim dhe kompatibilitet të komunave, që sjell shërbime cilësore dhe në kohë. 

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do ta zbatojë strategjinë për zhvillim rajonal të ekuilibruar. Më tej do të bisedohet për revidimin e metodologjisë për ndarjen e mjeteve nga tatimet dhe dotacionet e komunave. Në programet e subvencionimit të ndërmarrjeve do të zbatohen edhe kriteret për zhvillimin rajonal të ekuilibruar që të nxitet zhvillimi i rajoneve më pak të zhvilluara.   

Secila njësi e vetëqeverisjes lokale, e cila do të shfrytëzojë mjete nga buxheti shtetëror, duhet të pranojë rregulla të qarta për transparencë në punën e saj dhe vënie në kontroll të publikut në të gjitha shpenzimet financiare nëpërmjet sistemit të Financave të Hapura.

Qeveria do të propozojë zgjidhje ligjore, me të cilat qytetarët dhe shoqatat do të kenë mundësi të propozojnë pikat e rendit të ditës dhe të marrin pjesë në punën e këshillit. 
Qytetarët, shoqatat dhe bashkësitë lokale detyrimisht do të marrin pjesë në programet zhvillimore dhe në buxhetin e komunës. Detyrimin për konsultim me qytetarët do ta zgjerojmë edhe te programet e komunave.

Do ta mbështesim procesin e reformave të sektorit komunal me grantet dhe me kreditë e lira për modernizimin e makinave dhe pajisjeve të ndërmarrjeve publike lokale. Njëkohësisht ndërmarrjet publike komunale do ta kenë për detyrë t’i ndërtojnë kapacitetet njerëzore dhe institucionale, të cilat së bashku me infrastrukturën dhe pajisjet janë parakusht themelor për dhënien e shërbimeve më të mira dhe më cilësore për qytetarët.

Qeveria do të ndjekë politikë të grupimit të të gjitha investimeve kapitale për NJVL-në në një vend. Mjetet të cilat rrjedhin nga programet e ministrive dhe agjencive, janë të dedikuara për projektet komunale dhe rajonale, do të bashkohen, si dhe sistemi i koordinimit për shpërndarjen e mjeteve në pajtim me kriteret e caktuara do ta bëjë Këshilli i Zhvillimit Rajonal të Ekuilibruar. Për shkak të sigurimit në planifikimin dhe realizimin e këtyre investimeve kapitale do të vendosim buxhetim trevjeçar.

Qeveria do të sigurojë burime (organizative dhe financiare) që të ndihmojë veçanërisht komunat më të vogla, të cilat nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm që papritmas të ballafaqohen me realizimin e projekteve të mëdha. Në këtë mënyrë do ta stimulojë zhvillimin lokal dhe rajonal, veçanërisht nëpërmjet shfrytëzimit maksimal të fondeve të paraqasshme, strukturat e reja dhe kohezionit të Bashkimit Europian.