Barazia midis meshkujve dhe femrave
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut beson fuqishëm se nuk ka barazi në shoqëri nëse nuk ka barazi midis meshkujve dhe femrave. Vetëm ashtu ndërtohet një shoqëri me prosperitet. Shtetet të cilat e kanë prioritet të lartë barazinë gjinore, janë po ashtu shtetet të cilat kanë ekonomi më të suksesshme. Qëllimi i qeverisë do të jetë arritja e barazisë gjinore në vendin tonë, çrrënjosja e stereotipave gjinor dhe eliminimi i dhunës në baza gjinore. Për këtë qëllim do të zhvillojmë një politikë aktive për rritjen e përfaqësimit të grave në të gjitha funksionet ekzekutive në dhe të zgjedhura nga qeveria.
Qeveria së bashku me njësitë e vetëqeverisjes lokale do të vazhdojë të investojë në hapjen e shërbimeve për mbrojtjen e viktimave nga të gjitha format e dhunës në bazë gjinore, në secilën komunë në territorin e vendit. Në nivel vjetor, 10 shërbime të reja do të vendosen në mënyrë të barabartë në të gjitha rajonet e planifikuara. Do ta harmonizojmë plotësisht rregullativën ligjore për plotësimin e standardeve në pajtim me Konventën e Stambollit.
Qeveria do të propozojë ligj të ri për shqetësim në vendin e punës (mobing), i cili do të mundësojë mbrojtje të vërtetë dhe efikase të punonjësve nga mobingu dhe do të propozojë ratifikimin e Konventës së Dhunës dhe të Shqetësimit dhe rekomandime për të to nga Organizata Ndërkombëtare e Punës në vitin 2019.
Do të luftojmë kundër hendekut gjinor të rrogave, nëpërmjet krijimit të politikave dhe masave për punësim, të cilat do të ndikojnë në zvogëlimin e pasivitetit të femrave në tregun e punës, politika të cilat e rregullojnë mungesën në punë, mbrojtjen e vendit të punës, orarin fleksibil dhe të shkurtuar të punës dhe vendet e punës të përshtatshme për nënat, rritjen e disponueshmërisë së kopshteve, veçanërisht në zonat rurale dhe rritjen e numrit të shtëpive të të moshuarve në të gjitha rajonet e planifikuara.
Do të miratohet program për riintegrimin e femrave të cilat janë viktima të dhunës, në të cilin do të përfshihen modele të strehimit të përkohshëm, këshillim psikologjik me mentorim, lloje të ndryshme të ndihmës financiare specifike të paraparë për femrat viktima të dhunës, mundësi për arsimim dhe trajnim në fusha të ndryshme, si dhe masat për punësim të përcaktuara në rregullativën ligjore ekzistuese.
Do t’i ftojmë të gjitha organizatat joqeveritare dhe aktivistët që të tregojnë format ekzistuese të diskriminimeve dhe të krijimit të stereotipave në shkollat fillore dhe të mesme.
Qeveria do të angazhohet në rritjen e qasjes deri te shërbimet cilësore për planifikimin familjar, zgjedhjen e metodave dhe mjeteve bashkëkohore kontraceptive (në listën pozitive të barnave), uljen e kufirit të moshës për shqyrtimin e shëndetit riprodhues, vendosjen e klinikave gjinekologjike mobile në mjediset rurale dhe në komunat më të vogla, ku nuk ka gjinekologë, pako e detyrueshme shëndetësore falas (PMSH) për femrat mbi 35 vjeç, e cila përfshinë kontrollin gjinekologjik dhe mamografinë.
Do të propozojmë dispozita në Ligjin e Marrëdhënieve të Punës, në të cilin do të përkufizohet dhe rregullohet mungesa e amësore, mungesa atërore dhe do të mundësojmë leje prindërore të përbashkët fleksibile për të dy prindërit, punë nga shtëpia nëse njëri prind e ndërpret mungesën dhe me vetiniciativë vetjake kthehet më herët në punë dhe nëse detyrat e punës e lejojnë këtë. Ne do të sigurojmë lirimin nga turni i natës të prindërve vetëmbajtës.