Transporti i sigurt

Zhvillimi ekonomik, stabiliteti dhe komunikimi i vendeve të rajonit dhe Europës drejtpërdrejtë varen nga infrastruktura e transportit. Rrugët e shpejta dhe të sigurta, si dhe kohë më e shkurtër për transport janë elementet kryesore për infrastrukturë moderne të një shteti, ndërkaq edhe qytetarë të kënaqur.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë me realizimin e strategjisë dhjetëvjeçare për zhvillimin e infrastrukturës rrugore nëpërmjet investimeve të mëdha në lartësi prej dy miliard  eurosh shtesë. 

Gjatë këtij mandati do t’i fillojmë ose do t’i mbarojmë ndërtimet e drejtimeve rrugore si në vijim:

  • autostrada në gjatësi prej 260 kilometrash edhe atë: Kërçovë – Ohër (në ndërtim), Shkup – Bllacë (në ndërtim), Veles – Prilep – Manastir (fillojmë me përpunimin e dokumentit projektues), Strugë – Trebenishtë, Strugë – Qafë-Thanë, Gostivar – Kërçovë dhe Tetovë – Gostivar (zgjerimi i pjesës ekzistuese).  
  • rrugë të shpejta dhe rajonale në gjatësi prej 300 kilometrave edhe atë: Smokvicë – Strumicë – Novo Sellë, rrethi Manastir – Mexhitlija, Shtip – Radovish (në ndërtim), Izvor – Ura e Boshkos, rruga e shpejtë Shtip – Koçan (pjesa e parë Shtip – Krupishtë e lëshuam në përdorim, vazhdojmë me pjesën Krupishtë – Koçan, e cila është në ndërtim) Kumanovë – Kriva Pallankë, pjesa Kumanovë – Rankovec dhe pjesa Rankovec – Kriva Pallankë (në ndërtim), Dellçevë – Koçan, Gradsko – Prilep (në ndërtim) dhe rrethi Tetovë (nyja kyçëse Trebosh -Poroj  - Neproshten). Për rrugën Tetovë - Prizren në bazë të studimit të fizibilitrtit, së bashku me palën kosovare do të analizojmë çfarë është zgjidhje e arsyetuar ekonomike. 
  • Rrugët lokale me gjatësi prej 950 kilometra: Qeveria do t’i vazhdojë investimet nëpërmjet të cilave në tre vitet e kaluara punuam në ndërtimin e rrugëve lokale në gjithë shtetin me qëllim përmirësimin e kushteve të jetës. Nëpërmjet këtij programi tanimë janë siguruar mjete për rehabilitim të mbi 450 kilometrave të rrugëve lokale dhe rrugicave, me çka do të mundësohet qasje më e lehtë dhe më e sigurte e qytetarëve deri në spitale, shkolla, objekte sportive, qendra kulturore dhe fetare dhe objekte të tjera nga interesi publik dhe shoqëror. Secila komunë nga shuma e përgjithshme prej 70 milionë eurosh do të ketë në dispozicion mjete financiare në lartësi prej 500. 000, oo  euro deri në më së shumti 1. 600. 000, oo euro për ndërtim dhe meremetim të rrugicave dhe rrugëve lokale. Një pjesë e këtyre mjeteve në mënyrë të intervenimit ishin drejtuar kah ballafaqimi me pandeminë botërore, në një kontratë me Bankën Botërore dhe me këto mjete, si dhe me mjete shtesë edhe për 500 km të rrugëve lokale, Qeveria do të sigurojë mjete financiare shtesë.  
  • Rehabilitimi i rrugëve në gjatësi prej 150 kilometrave: Katllanovë – Petrovec, Hipodrom – Petrovec, Miladinovci – Petrovec,  Miladinovci – Hipodrom,  Shkup – Bllacë, Katllanovë – Veles,  Veles – Gradsko – Negotinë - Demir Kapi, Manastir – Demir Hisar,  Krushevë – Demir Hisar, Drugovë – Demir Hisar, Krivogashtan – Krushevë, Krushevë – Sliva - Pusta Rekë, Manastir dhe vendkalimi kufitar Greqi,  Gryka Farishkë – Prilep, Karpallak – Zhelinë, Mislodezhdë – Zbazhdë, Podmolje – Strugë – Qafë-Thanë, Ohër – Shën Naum, Kërçovë – Makedonski Brod, Hanet e Mavrovës – Zhirovnicë, Nikiforov – Leunovë – Bunec – Uzem – Toranicë, Makedonska Kamenicë – Sasa, Kumanovë – Stracin, Koçan – Ponikva, Strumicë – Berovë, Shën Nikollë – Neokazi, Kondovë – Radushë, Gjevgjeli – Bogdancë, autostrada Tabanovcë – nyja kyçëse T, autostrada Karpallak – Zhelinë. 

Paralelisht, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të investojë në ndërtimin e urave, por edhe në rregullimin e pikave të zeza dhe investime të përgjithshme në rritjen e sigurisë së trafikut në rrugët tona. Do të fillojë me ndërtimin e sistemit inteligjent të transportit (SIT) në Korridorin 10. Sistemi siguron kontroll dhe informacion në rast të motit të keq, bllokimit të rrugëve,  matjes së dendësisë së trafikut dhe peshës së automjeteve të rënda, kontrollin mbi transportin e mallrave të rrezikshëm e tjerë.

Qeveria do të krijojë infrastrukturën e ngarkuar për mbikëqyrjen dhe përmirësimin e sistemit të sigurisë rrugore.

Fokus i veçantë do të vendoset në rinovimin dhe zgjerimin e dy vendkalimeve kufitare Qafë-Thanë dhe Deve Bair, të cilat do të përmirësojnë kushtet e punës në ndërtesat administrative, do të lehtësojnë formalitetet doganore dhe mundësojnë qarkullim më të shpejtë të njerëzve dhe mallrave. Deri në fund të vitit 2020, do të bëhet studimi për zhvillimin e ardhshëm dhe zgjerimin e kapaciteteve në pikat kufitare, me rekomandime konkrete për investime në të ardhmen dhe mundësi për kalime të përbashkëta kufitare. Në atë drejtim, ne do të analizojmë zgjerimin e mundshëm të kapaciteteve në vendkalimin kufitar Jazhincë së bashku me rrugën Tetovë - Jazhincë dhe hapjen e vendkalimit kufitar Llojan-Miratovc.

Qeveria do të angazhohet në përmirësimin e cilësisë së infrastrukturës hekurudhore nëpërmjet investimeve të mëtejshme në ndërtimin e hekurudhës Kumanovë - Beljakovcë-Kriva Pallankë - Deve Bair, vazhdimi i riparimit të Nogaevc - Negotinë, stacioni i përbashkët kufitar hekurudhor Tabanovcë, përgatitja e dokumentit teknik projektues për elektrifikim të hekurudhës Shkup - Shkup, Veri - Gjorçe Petrov - Vollkovë - Bllacë dhe kalimi i përbashkët kufitar hekurudhor me Republikën e Kosovës dhe për një hekurudhë të re të aeroportit Miladinovc - Petrovec, përgatitja e dokumentacionit të plotë teknik Kërçovë - Ohër - Strugë dhe Kërçovë deri në Lin, Shqipëri, përgatitja e dokumentacionit teknik të projektit për rindërtimin, rehabilitimin e hekurudhës Shkup - Kërçovë si pjesë e Korridorit 8, përgatitja e pilot projektit për aksin Zelenikovë - Draçevë - Lisiçe - Pintija - 11 Tetori - Udhëtarja e Shkupit.

Në fushën e transportit ajror, Qeveria do të krijojë strategji të re funksionale dhe të qëndrueshme kombëtare për zhvillimin e saj. Pas përfundimit të krizës KOVID, do të futen drejtime të reja për të rritur numrin e fluturimeve, për të rritur numrin e udhëtarëve, për të rritur nivelin e sigurisë dhe për të mundësuar sistem të transportit ajror efikas, të rregullt, të sigurt dhe të qëndrueshëm për mjedisin në kushte të barabarta për të gjitha kushtet.