Ekonomia inovative
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të zhvillojë politikë ekonomike, qëllimi i së cilës do të jetë zhvillimi i inovacionit dhe investimet në zhvillimin teknologjik si mundësi për transformimin e dëshiruar në ekonomi. Ekonomia e tillë krijon vlerë më të madhe të shtuar, i zhvillon burimet njerëzore dhe siguron produktivitet më të madh dhe rroga më të larta.
Deri në fund të vitit 2020 do të mbarojë procesi i analizës dhe i rekomandimeve për përforcimin e mëtutjeshëm të Fondit të Inovacionit dhe Zhvillimit Teknik, transformimit të tij dhe mbajtjes së qëndrueshmërisë së mekanizmave të vendosura për mbështetje dhe rezultate afatmesme dhe afatgjata. Ky proces realizohet me mbështetjen e Bankës Botërore dhe Britanisë së Madhe. Me këtë proces do të mundësohet edhe hyrja e fondeve të huaja investuese si partnerë strategjikë të Fondit në mbështetjen e rritjes ekonomike, bazuar në inovacionet dhe vendosjen e teknologjive të reja. Me të dy proceset, shteti si investues ekzistues dhe i ardhshëm do të ketë kthim të drejtpërdrejtë të mjeteve të investuara (sipas politikave dhe masave të veta), duke mundësuar edhe zbatimin e politikave të tjera zhvilluese (mbështetja dhe zhvillimi i talentëve, nxitja e hulumtimit dhe e zhvillimit etj.).
Qeveria do të realizojë projektin që Maqedonia e Veriut të bëhet akcelerator rajonal i start up-it, me çka do të bëhemi qendër për zhvillimin e bizneseve të reja për sipërmarrës të rinj, me mundësi për rritje më të shpejtë. Me vendosjen e akceleratorit rajonal, dhe atë në afat prej 6 muaj nga shpallja e thirrjes së parë, do të zgjerohet përfshirja e aplikuesve dhe e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Në mënyrë plotësuese, me kritere të përshtatshme për aplikim, do të nxitet lidhja e biznes ideve nga më shumë vende të rajonit, ndërsa me atë edhe zgjerimi i tregut “fillestar” nga 2 deri në 17 milionë konsumatorë. Si model i realizimit të programit dhe ndjekjes së projekteve, do të përdoret modeli i përhershëm i mbështetjes së start-up-ëve dhe akceleratorëve, që është i zhvilluar dhe i pilotuar gjatë këtyre dy viteve në Maqedoninë e Veriut.
Qeveria do të vazhdojë të investojë në parkun shkencoro-teknologjik, që filloi me operacione në mars të vitit 2019 me qëllim që ai të jetë plotësisht në funksion në vitin 2025. Shuma e përcaktuar e investimeve në infrastrukturën fizike, sipas studimit të fizibilitetit, të përgatitur nga ekspertët e KE-së, të realizuar për nevojat e Fondit, është në shumë prej rreth 80 milion euro. Në atë, tashmë janë të pilotuara programet për digjitalizimin e shoqërisë dhe transferimin e teknologjive. Tashmë është i përpunuar projekti ideor për hapësirë të re për kompanitë start-up, që duhet të realizohet në vitin 2020.
Në “Fshatin e Maqedonisë” së mëparshme (në pronësi të shtetit), Qeveria do të formojë “fshatin start-up” (Start-up Village) që do të ofrojë mundësi për shumë të rinj nga vendi dhe jashtë vendit, që të hapin bizneset e tyre pa nevojën e pagesave të shpenzimeve të përgjithshme. Përvoja e njëjtë do të zbatohet në 5 qytete me mundësi për co-working në vendndodhje të përcaktuara shtetërore.
Qeveria do të nxisë projektin për Qendrën Rajonale për Hulumtim dhe Diagnostikim në Mjekësi, me të cilin do të mundësojmë hyrjen e teknologjisë së re, njohurinë dhe shfrytëzimin e plotë të potencialit njerëzor ekzistues në pjesën e hulumtimit dhe diagnostikimit në mjekësi. Analizohet mundësia që një nga elementet të fokusohet mbi mjekësinë kardiovaskulare. Projekti do të realizohet në vitin 2024 me partneritet publik-privat, ndërsa në procedurë janë edhe aktivitetet përgatitore për planifikimin e hapësirës dhe për sigurimin e dokumenteve të nevojshme urbanistike të planit. Për realizimin e këtij aktiviteti edhe për të tjerët në pjesën e mjekësisë, Fondi i Ministrisë së Shëndetësisë tashmë ka nënshkruar memorandum për bashkëpunim me shtetin e Izraelit. Shuma e vlerësuar e investimit është 20 - 25 milionë euro.
Në afat prej 12 muajsh, Qeveria do të vendosë sistem të granteve për veprimtari hulumtuese me të cilat do të përfshihen institucionet e arsimit të lartë edhe angazhimi i tyre në mbështetjen e rritjes së përshpejtimit, bazuar në inovacione.
Ne nuk ndalemi vetëm te modelet e përmendura inovative për transformimin dhe zhvillimin e ekonomisë. Neve na duhet një model i vazhdueshëm i inovacioneve të hapura duke përfshirë edhe sektorin publik. Plotësisht përkushtohemi me njohuritë e huaja dhe vendore, që të krijojmë edhe modele të reja shtesë për funksionimin e proceseve kyçe. Qëllimi është që të ofrojmë cilësi dhe realizim më të mirë të shpenzimeve publike dhe investimeve kapitale, pikërisht nëpërmjet vendosjes së modele te reja (inovative) të punës në institucionet (si ata të lartpërmendur).