KOVID-19 nuk është vetëm sfidë shëndetësore
Masat restriktive të miratuara në kohë e shpëtuan shtetin nga pamjet e tmerrshme nga spitalet e Kinës, Italisë, Spanjës... Pasi e lamë pas nesh pikun e parë, filluam me zbutjen e ngadalshme të masave restriktive. Pjesa më e madhe e prodhimtarisë vendore u aktivua sërish, u hapën pothuajse të gjitha dyqanet, qendrat tregtare, objektet hotelierike dhe sportive, por sipas protokolleve qartësisht të definuara për mbrojtje. Ajo është esenca e “normalitetit e ri”: të vazhdojmë me aktivitetet të rregullta sociale dhe të punës, por me masa më të mëdha për mbrojtje personale.
Qeveria do të vazhdojë të mbrojë shëndetin, që është në vendin e parë, por edhe ekonominë. Të gjitha kufizimet e nevojshme për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve, kanë sjellë pasoja të mëdha financiare dhe sociale. Të gjitha analizat serioze parashikojnë sulm të fortë mbi ekonominë, tregtinë dhe tregjet globale dhe rritje mbi papunësinë dhe varfërinë. Të tri paketat e masave të Qeverisë u drejtuan nga prioritetet tona:
- T’i mbrojmë më të rrezikuarit nëpërmjet masave të forta dhe të shpejta, të siguruara për më shumë qytetarë dhe familje;
- T’u ndihmojmë ndërmarrjeve në periudhën më të vështirë me mjete të disponueshme financiare nëpërmjet mbështetjes së drejtpërdrejtë, garancioneve dhe kredive të volitshme;
- Të lehtësohet sulmi më i fortë i krizës edhe te firmat edhe te amvisëritë nëpërmjet riprogramimit dhe shtyrjes së pagesës së kredive.
- Forcimi i konsumit privat me masa që synojnë familjet më të cenueshme, të papunësuarve, të rinjve dhe studentëve.
Në mandatin e ri do të përhapim fushën e mbështetjes së shpenzimit privat edhe me dy kategori të qytetarëve: personat e papunësuar që nuk regjistroheshin çdo muaj në Agjencinë e Punësimit, pensionistët me të ardhurat mujore nën 15000 denarë, të falimentuarit dhe prindërit vetushqyes.
Përgatitjet për valën e vjeshtës nuk do të lidhen vetëm me sektorin shëndetësor. Që nga fillimi i krizës i kemi harmonizuar shpejt shërbimet më të rëndësishme drejt qytetarëve dhe biznesit të kohës së re. Shërbimet e shumta digjitale, të cilët për vetëm dy javë i vendosëm në përdorim, ishin me rëndësi për zvogëlimin e mundësive për përhapjen e krizës, por edhe shërbim më të shpejtë dhe transparent për qytetarët dhe ekonominë tonë. Këtë trend do të vazhdojë qeveria edhe në përgatitjet për pikun që pritet këtë vjeshtë. Kemi përgatitur edhe protokolle të qarta për zhvillimin e procesit arsimor, në rast të përsëritjes së rrezikut, siguri më të madhe në transportin publik, si dhe zëvendësimin e karantinave shtetërore me testime përkatëse PCR dhe vetizolim.