Mbrojtja e mjedisit jetësor

E drejta për mjedis jetësor të shëndetshëm është e drejtë qytetare themelore. Ajo që ka treguar dhe na mësoi kriza shëndetësore e shkaktuar nga pandemia e virusit KOVID-19 është se duhet ta ndryshojmë mënyrën dhe shprehjet në të cilën do ti planifikojmë dhe kryejmë aktivitetet tona. Në nivel global, rekomandimet janë më të zëshme se kriza shëndetësore dhe ekonomike nuk duhet të nënkuptojnë shtyrjen e politikave ekologjike. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të ndjekë strategjinë dhe planin e ri për përtëritjen e komponentës ekonomike, sociale dhe ekologjike të Bashkimit Evropian në luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe humbjes së shumëllojshmërisë biologjike, posaçërisht përmes zbatimit të Marrëveshjes së Gjelbër të BE-së dhe Qëllimet për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara.

Nuk ka ekonomi pa qëndrueshmëri dhe nuk ka shëndet pa mjedis jetësor të pastër. Kjo do të jetë sfida më e madhe në mandatin e ri: mjedis jetësor të pastër, të shëndetshëm dhe mirë të ruajtur mbështetje e ekonomisë dhe shoqërisë së qëndrueshme, në të cilën jetojnë qytetarë të lumtur. Është i nevojshëm zhvillim social, ekologjik dhe ekonomik i cili sjellë mirëqënie dhe drejtësi për të gjithë qytetarët, por njëkohësisht i ruan vlerat e gjeneratave të ardhshme. Kjo nënkupton planifikim të zgjuar dhe kujdes për interesin publik. Megjithatë, Qeveria do të udhëhiqet nga parimet si në vijim: luftën kundër ndryshimeve klimatike në nivel global si pjesë përbërëse e politikave sektoriale, veprim preventiv (para se të ndodhë dëmi, gjegjësisht ndotja), ndotësi paguan (shpenzimet për mbrojtjen e mjedisit jetësor duhet ti bartë personi juridik ose fizik i cili e rrezikon mjedisin jetësor), luftën kundër degradimit të mjedisit jetësor në vetë burimin e ndotjes (ku është më e thjeshtë dhe më ekonomike që të menjanohen pasojat e ndotjes) dhe integrimin e mbrojtjes së mjedisit në politikat e tjera (bujqësi, transport, energjetikë, politikë industriale, etj.).

Qeveria do ta arrijë këtë përmes planifikimit dhe udhëheqjes së proceseve që nënkuptojnë nga njëra anë mbrojtje të natyrës dhe burimeve natyrore nga ndotja dhe zvogëlimin e ndryshimeve klimatike, kurse nga ana tjetër zhvillim të shtetit përmes investimit të vazhdueshëm në ekonominë e gjelbër dhe krijimin e vendeve të gjelbra të punës.

Vizioni për zhvillim të shtetit mund të  realizohet me planifikim cilësor afatgjatë që i jep prioritet interest publik, i harmonizon nevojat me të gjitha sektoret dhe ofron korniza optimale për zhvillim ekonomik i cili do të ketë ndikim negative mbi mjedisin jetësor. Angazhohemi për zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë që themelohet në përdorimin e kujdesshëm të burimeve natyrore. Kontrolli dhe zvogëlimi i ndotjes mbetet një nga qëllimet themelore. Kjo përfshin përdorimin e lëndëve djegëse ekologjike dhe përdorimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë, promovimin e menaxhimit të qëndrueshëm me mbeturinat, menaxhimin e duhur dhe të drejtë me ujërat dhe transportin e gjelbër. Ne mbështesim ekonominë cirkulare përmes së cilës sasitë e mbeturinave do të zvogëlohen për shkak të ripërdorimit dhe riciklimit të materialeve dhe produkteve.

Për përmbushjen e këtyre qëllimeve themelore, Qeveria do ti zbatoj hapat në vijim:

  • Deri në vitin 2024 as edhe një institucion shtetëror nuk do të ngrohet me sisteme të vjetra dhe joekologjike për ngrohje. Të gjitha institucionet publike janë të vendosura në hartë dhe do të merren vendime për zgjidhjet më adekuate: (1) lidhjen e ngrohjes qendrore, (2) gazit, (3) përdorimin e kondicionerëve inverter me efikasitet të lartë ose (4) pompat e nxehtësisë.
  • Deri në fund të vitit 2020, fusim kontrollin e vazhdueshëm 24/7 të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësor dhe inspektorateve lokale, i rrjetëzojmë kapacitetet shtetërore dhe lokale dhe do të rrisim kompetencat e tyre. Pas akreditimit të metodave, Laboratori Qendror i Mjedisit Jetësor do t'u vihet plotësisht në dispozicion, kurse Inspektorati Shtetëror do të nënshkruajë çdo vit marrëveshje bashkëpunimi me laboratorë të akredituar për superkontroll.
  • Do ti ashpërsojmë dënimet vetëm në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor për shkak të përvojës së keqe nga moskujdesi i institucioneve dhe udhëheqjes burokratike të procedurave. Për ata që ndotin në mënyrë të paligjshme mjedisin jetësor dhe rrezikojnë shëndetin e tyre për shkak të përfitimit, do të ketë përgjegjësi penale. Secili që do të konstatohet se i ka shkelur rregullat dhe procedurat do të humbasë licencën dhe lejet e tij për shkak të sjelljes së papërgjegjshme dhe mosrespektimit të detyrimeve ligjore.
  • Dy vitet e para të mandatit do t’i kushtohen gjelbërimit të planifikuar, por intensiv të shtetit, e posaçërisht qyteteve më të ndotura. Në përputhje me planin, do të bëjmë: vendosjen e korridorëve të gjelbër dhe barrierave/mureve në pikat kritike si mur të gjelbër në Qendrën Klinike Nënë Tereza, hapësirë më e madhe e lëshuar do të zëvendësohet me gjelbërim urban dhe pajisje të përshtatshme urbane, obligim për zonat e gjelbra rreth kapaciteteve industriale, pyllëzim në kazermat.
  • Fillojmë ndryshimin në politikat për transportin publik. Qeveria do ti jep mbështetje Qytetit të Shkupit i cili fillon ndërtimin e sistemit Bus Rapid Transport- transport i shpejtë me tramvaj (me linjë kreditore të  BERZH-së). Do të fusim sistem më kompleks të subvencioneve dhe lehtësime tatimore për prokurimin e  automjeteve “ekologjike”  (me force lëvizëse elektrike dhe hibride), zëvendësimin e lëndës djegëse joekologjike me gaz te automjetet transportuese (veçanërisht për transportuesit e mallrave, taksitë, etj.) dhe prokurimin e biçikletave. Në bashkëpunim me qytetet dhe qytetarët do të krijojmë model të ri ligjor dhe institucional për promovimin e komunikacionit të biçikletave dhe ne do të vendosim zona me emision të ulët ose zona me ndalesë të komunikacionit për automjete të rënda, oraret për shpërndarjen e mallrave, politikë lokale të parkimit (veçanërisht afër objekteve publike, kryesisht kopshteve, shkollave dhe objekteve shëndetësore).
  • Qeveria do të investoj në stacione shtesë të matjes nëpër gjithë shtetin dhe në aplikacion të veçantë softuerik që do të mundësoj shfaqje më të lehtë dhe më transparente të situatës me grimcat PM, si nga data ashtu edhe nga vendndodhja, me vlerësime dhe raporte të përshtatshme.

Në vitin 2021 do të fusim sistem në katër nivele të rrezikut për paralajmërimin e hershëm në parashikimin e favorshëm të motit për shfaqjen e rritjes së ndotjes së ajrit, i cili do të jetë pjesë e sistemit ekzistues të paralajmërimit të hershëm në DPHM . Të dhënat e emetimeve nga kapacitetet më të mëdha të ndotjes do të jenë në dispozicion të qytetarëve në kohë reale, si dhe Kadastrin e Mjedisit Jetësor, regjistrat për shkarkimin dhe transferimin e materieve ndotëse, regjistrat e lejeve ekologjike të dhëna dhe elaboratet e miratuara. Do të mbështesim iniciativat për vendosjen e stacioneve të matjes, duke përshkruar kategori të ndryshme të instrumenteve matëse, sipas saktësisë së tyre të matjes me qëllim që të zbulojmë burimet dominuese lokale të ndotjes së ajrit.

  • Do të përdorim edhe rezultatet e projektit "Mbështetje për Maqedoninë në anëtarësimin në BE në fushën e mjedisit jetësor (2019-2021)" nga i cili do të marrim Rraport për gjendjen e monitorimit të cilësisë së ajrit në Maqedoni me rekomandime të përfshira për përmirësimin e sistemit, investimet në instrumentet e reja për monitorimin e cilësisë së ajrit dhe / ose riparimin e instrumenteve, rritjen e kapacitetit të ekspertëve të cilësisë së ajrit në Maqedoni për menaxhimin e të dhënave për cilësinë e ajrit, sistemin e mbindërtuar për menaxhim me të dhënat dhe njoftim.
  • Do të zvogëlojmë vlerat kufitare të përcaktuara ligjërisht të substancave ndotëse në ajër (në nivel më të ulët) dhe do të rrisim standardet për cilësinë e lëndëve djegëse në mënyrë që të kontrollojmë në më shumë parametra. Do të miratojmë zgjidhje ligjore për të përcaktuar standardin e cilësisë së peletëve. Në vitin 2021 do të vendosim matjen e nxierjes së tymit sipas standardeve të përshtatshme.
  • Në vitin 2021 do të miratojmë Ligjin për Emetimet Industriale dhe nga viti 2023 do të sigurojmë linja të buta kreditore për prokurimin e pajisjeve dhe teknologjive të reja për uljen e ndotjes së mjedisit jetësor për kapacitetet e vogla, të mesme dhe të mëdha. Për të njëjtën do të sigurojmë lehtësimin e taksave gjatë importit.
  • Ne do të sigurojmë kontroll të zmadhuar mbi punën e stacioneve për kontroll teknik të automjeteve, për shkak të kontrollit të detyrueshëm të gazrave të shkarkimit nga automjetet që regjistrohen. Gjatë regjistrimit të automjetit në komunikacion që i tejkalon masat e përcaktuara, kontrolli dhe përgjegjësia do të aktivizohen menjëherë për stacionin që e miratoi të njëjtën, kurse automjeti do të largohet përkohësisht nga komunikacioni.
  • Do të ndihmojmë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të përshtaten me standardet e reja ekologjike. Do ti vendosim në hartë kompanitë e vogla dhe të mesme që përdorin pjesë të mbeturinave të tyre për ngrohjen e hapësirëve, kurse me ate e ndotim ajrin dhe do t'i ftojmë të marrin pjesë në thirrjen për subvencionimin e pajisjeve eko për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
  • Ne do të propozojmë ligj me të cilin do të formohet policia komunale në nivelin lokal, me të cilën do të mund  që inspektorët aktual komunalë dhe Eko Patrullat të ndërmarrin së bashku masa për kryesit e aktiviteteve të dëmshme: hedhja e mbeturinave në vendet që nuk janë të parapara për atë, krijimi i deponive ilegale nga mbeturinat ndërtimore dhe mbeturinat e përziera komunale, djegia e gomave dhe materieve të tjera shumë të dëmshme, djegia dhe shkatërrimi i kontejnerëve, etj., me gjoba te detyrueshme. Policia komunale do të fillojë të funksionojë në vitin 2021.
  • Në dy vitetet e para do të invstojmë 5 milion euro për efikasitetin energjetik në objektet publike që të ulim konsumin dhe ndotjen.
  • Në ndërtimtari, do të bëjmë kontroll të shtuar të ndërtimeve dhe respektimin e kontrollit të kritereve energjetike dhe kritereve tjera gjatë ndërtimit dhe rinkonstruimit të objekteve.
  • Përmes projektit "Forcimi i kapacitetit në nivel qendror për zvogëlimin e grimcave në ajër përmes përdorimit të teknologjisë bërthamore" nga IAEA (Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike) me 235,990 euro do të prokurohet instrumenti që përdor teknologjitë bërthamore për analizë të përbërjes së grimcave PM, prokurim i mostrave për marrjen e mostrave të ajrit, zbatimi i  fushatës matëse dhe përgatitja e studimit kombëtar për përcaktimin e burimeve kryesore të PM në qytetet më të mëdha në Maqedoni.
  • Qëllimi ynë është që deri në fund të vitit 2025 së paku 60% e peshës së mbeturinave nga paketimi që është krijuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të përpunohet me operacione për përpunim ose të përdoret për fitimin e energjisë, ndërsa deri në fund të vitit 2025 minimum 55% kurse maksimum 80% e peshës së mbeturinave nga paketimi që është krijuar dhe mbledhur në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut  të riciklohet.
  • Në vitin 2020 do të miratojmë Planin Kombëtar për Parandalimin e Mbeturinave si synim dhe politikë kombëtare për krijimin, zvogëlimin, ripërdorimin dhe riciklimin e mbeturinave (2020-2026). Vazhdimisht do të zbatojmë aktivitete për vendosjen e sistemeve në përputhje me 6 ligjet e reja për rrjedhat e veçanta të mbeturinave, për shkak të promovimit të selektimit primar të rrjedhave të veçanta të mbeturinave (mbeturina plastike dhe të letrës, pajisje mbeturina nga amvisëritë, gomat mbeturina dhe vajrat, automjete të përdorura dhe mbeturinat nga tekstili). Do të punojmë në infrastrukturë të integruar rajonale për mbledhjen dhe trajtimin e mbeturinave, me theks në mbledhjen e veçantë, prodhimin e mbetjeve në vend, materiale të riciklueshme dhe trajtimin e mbetjeve të biodegradueshme. Ulja e përgjithshme për periudhën 2020-2026 e mbeturinave të biodegradueshme që largohet nga deponitë do të jetë 25%.
  • Ne fusim kontrollin e intensifikuar të importit dhe eksportit të mbeturinave, mbledhjen, magazinimin dhe trajtimin e të gjitha llojeve të mbeturinave, si dhe kontrollin e jashtëzakonshëm të të gjitha lejeve tëdhëna për menaxhim me mbeturinat. Do t'i bëjmë thirrje organizatave joqeveritare që të na bashkohen për transparencë dhe rritje të besimit tek qytetarët.
  • Do të kryejmë kontroll të zmadhuar të inspektimit të personave juridik që kanë leje për grumbullimin, transportimin dhe trajtimin e mbeturinave (veçanërisht mbeturinat mjekësore dhe llojet e tjera të mbeturinave të rrezikshme), si dhe te krijuesit e të njëjtës.
  • Në rajonin e Shkupit do të ndihmojmë në rehabilitimin e menjëhershëm të pjesës më të madhe të deponive ilegale, me përparësi t'i jepet deponisë Vardarishtë, si dhe pastrimin dhe rikuperimin e vendeve me mbeturina të hedhura në mënyrë joadekuate në zonat urbane dhe rurale.

Do ti zbatojmë aktivitetet për sistem të integruar dhe financiarisht të qëndrueshëm për menaxhimin rajonal të mbeturinave të ngurta në rajonin Lindor dhe Verilindor (IPA)  prokurimin e automjeteve dhe pajisjeve për mbledhjen e mbeturinave, mbylljen e deponive dhe ndërtimin e qendrës për menaxhim me mbeturinat dhe gjashtë objekte lokale për menaxhim me mbeturinat – stacione transferimi. Ne do të sigurojmë kushte për krijimin e sistemit për menaxhim dhe financim në sektorin e mbeturinave komunale në rajonin e Juglindjes, Vardarit, Jugperëndimit dhe Pelagonisë, për menaxhimin dhe ndërtimin e deponive, prokurimin e pajisjeve, stacionet e transferimit, mbylljen e deponive ilegale (ndihmë teknike e BERZH-it) ) Do të shqyrtohen mundësitë për financim vendor dhe të BE-së, si dhe mundësia e koncesionit ose modelit të Partneritetit Publik Privat.Vazhdojmë me modernizimin e deponisë në fshatin Rusinë në rajonin e Pollogut me ndihmën e mjeteve të siguruara përmes bashkëpunimit dypalësh midis Qeverisë dhe Zvicrës deri në vitin 2022 (8 milion CHF).

  • Si mbështetje e qeverisjeve lokale në luftën për rrethinë të pastër, do të sigurojmë mbështetje të drejtëpërdrejtë për prokurimin e 10.000 shportave dhe kontenjerëve në nivel vjetor.
  • Deri në vitin 2024, gradualisht do ta ndalojmë përdorimin e qeseve plastike në shitjen me pakicë.
  • Deri në vitin 2024 Qeveria do të përgatis plan të ri hapësinor në Republikën e Maqedonisë së Veriut për 15 vitet e ardhshme.
  • Do të miratojmë Metodologji për përgatitjen e planeve hapësinore që do t'i përgjigjet sfidave bashkëkohore do të mbrojë interesin publik dhe kushtet dhe nevojat për përdorimin e hapësirës.
  • Do ta rrisim cilësinë e banimit urban. Në urbanizmin, gjatë përgatitjes së Rregullores së re për standard dhe normativa për planifikim urbanistik, do të parashohim:
    • toka që është planifikuar ose në të cilën është ndërtuar parku ose gjelbërimi mbrojtës ose hapësira rekreative, nuk do të jetë në gjendje të shndërrohet në një qëllim tjetër (strehim, objekte komerciale, objekte publike ose objekte për prodhim ...).
  • Dispozita që në rregulloren aktuale lejon që "Sipërfaqja e ndërtuar me  klasë të gjelbërimit të parkut ... të mund të shndërrohet në klasë tjetër të qëllimit vetëm me plan të përgjithshëm urbanistik" do të plotësohet me detyrim që të sigurohet sipërfaqja e planifikuar më parë në lokacion tjetër, gjegjësisht të mos lejohet zvogëlimi I sipërfaqeve të planifikuara për qëllimin D1.
  • Dispozita të forcuara për përqindjen minimale të gjelbërimit për banor në nivelin e planit të përgjithshëm urbanistik, i cili natyrisht duhet të jetë i harmonizuar me Ligjin për Gjelbërimin Urban, por të forcohet në mënyrë që të sigurojë një përqindje minimale të gjelbërimit publik (park, mbrojtje, zona rekreative ), Ndryshe nga Ligji për Gjelbërimin Urban, i cili përfshin përqindjen minimale të sipërfaqeve që përfaqësojnë të paktën 20% gjelbërim në parcela ndërtimore me klasa të tjera të dedikimit.

Do të inicojmë ndryshimin e ligjit për lëndët e para minerale për të siguruar që pas përfundimit të shfrytëzimit, me të vërtetë realizohet sanimi dhe rehabilitimi i terenit.

Do të angazhohemi me zgjidhjen dhe në vatrat e tjera kritike! Do të bëjmë sanimin e vatrës industriale - rivitalizimin e deponisë për mbeturinat industriale nga miniera në Radushë dhe Jegunovcë. Sistemi SK ADA dhe stacioni i pompës në deponinë e Jegunovcës do të mirëmbahen rregullisht dhe do të sanohet sedimenti në stacionin i pastrimit Jegunovcë.

Do të kryhet sanimi i vatrës industriale, gjegjësisht problemi me lindanin do të zgjidhet në kombinatin kimik OHIS, Shkup (heqja nga një prej dy lokacioneve me teknologji të përshtatshme dhe rivitalizim i lokacionit) me 15.5 milion dollarë të siguruara. Do të kryhen hulumtime në lokacionin e tretë të deponive në OHIS.

Procedurat për dhënien e koncesioneve për përdorimin e ujit, për nxjerrjen e rërës, zhavorrit dhe gurit nga shtretërit e lumenjve do të jepen një herë në vit, me diskutime publike dhe pjesëmarrje të publikut të interesuar.

Vendosim ndalesë për ndërtimin e hidrocentraleve të reja të vogla në zonat e mbrojtura dhe parqet kombëtare.

Do të rishikohet vendosja institucionale dhe ndarja e kompetencave që të sigurohet monitorim gjithëpërfshirës i gjendjes dhe cilësisë së ujit.

Vendosim ndalesë për ndërtimin e hidrocentraleve të reja të vogla në zonat e mbrojtura.

Qeveria do të mbështesë ndërtimin e stacionit të pastrimit për Qytetin e Shkupit (136 milion euro me 10 milion euro të përfshira komponentë grant)

Deri në vitin 2022 do të përfundojmë: rehabilitimin e rrjetit të kanalizimeve në komunën e Kërçovës, ndërtimin e stacionit të pastrimit dhe rehabilitimin e rrjetit të kanalizimeve në Tetovë dhe Manastir dhe lidhjen e komunës së Vinicës me stacionin e pastrimit në Koçani.

Deri në vitin 2021 do të përfundojmë: masat për sanimin dhe rikonstruimin e kolektorit dhe stacioni e pastrimit në Dojran dhe Vranishte, Ohër.

Do të sigurojmë sanim të denjë në mjediset rurale dhe mjediset pa qasje në ujë të pijshëm. Do të sigurojmë tualete të thata në shkollat rurale ku ky problem nuk është zgjidhur dhe ku nuk ka qasje në ujë. Nuk është vetëm zëvendësim i atyre tradicionale, por ato janë ekologjike, të qëndrueshme dhe të sigurta për shfrytëzuesit dhe për mjedisin jetësor.

Ne do të rrisim përqindjen e zonave të mbrojtura përmes vlerësimit të zonave të mbrojtura dhe rivlerësimit të zonave të mbrojtura (Mali Shar, Malet e Osogovës, Kalaja Çenginë, Liqeni i Ohrit, Moçali I Studençishtës, Vodno, Kanioni i Matkës, etj.). Plani i Qeverisë është të zhvillohet Mali i Sharrit si park kombëtar. Do të vazhdohet me identifikimin e zonave të propozuara në suaza të procesit të krijimit të Rrjetit Evropian Koherent Ekologjik Natura 2000.

Do të përgatiten Plane të reja për menaxhim me PK Pelister, PK Galiçnicë dhe PK Mavrovë. Do të ndihmojmë në mënyrë të qëndrueshme të përdoren burimet natyrore përmes brendimit të zonave dhe prodhimeve lokale.

Do të miratojmë Planet për menaxhim me zonat e mbrojtura (Mali Sharr, Malet e Osogovës, Liqeni i Prespës, Kullat e Markos, etj.) dhe do të përgatisim Studim për vlerësimin e vlerave natyrore të Jabllanicës. Ne do të miratojmë Planet Hapësinore për Parqet Kombëtare Pelister, Galiçica dhe Mavrovë, kurse do të përgatisim Plan Menaxhim me zonën me shumë qëllime Jasen.

Jemi duke zhvilluar Strategji kombëtare për zvogëlimin e rrezikut nga katastrofat, në përputhje me Kornizën Sendai për zvogëlimin e rrezikut nga katastrofat.