Pa siguri, nuk ka zhvillim
Anëtarësimi në NATO është suksesi ynë më i madh shtetëror. Ne e realizuam ëndrrën e themeluesve të shtetit të pavarur maqedonas. Jemi bërë pjesë e aleancës më të fuqishme ushtarako-politike që bota ka parë ndonjëherë, si një ndër të barabartët. Ne nuk e shohim Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut si fundin, por si fillimin e një kapitulli të ri në historinë e vendit tonë: siguria na jep shans dhe forcë për të qenë më ambiciozë dhe më të fortë në sferat e ekonomisë, qeverisje e mirë dhe shtet ligjor.
Me anëtarësimin në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut si dhe anëtarësimin në të ardhmen në Bashkimin Evropian, ndërtimi i aftësive për mbrojtjen kolektive, sigurinë kooperative dhe menaxhimin e krizave vazhdon. Çështja e mbijetesës është një temë e mbyllur, ndërsa stabiliteti, zhvillimi dhe e ardhmja e vendit mbetet një përparësi.
Rëndësia e mbrojtjes dhe anëtarësimit në NATO është demonstruar gjithashtu gjatë gjendjes së jashtëzakonshme të shkaktuar nga pandemia me koronavirusin KOVID-19. Në kushte të vështira dhe të rrezikshme për jetën, Armata përsëri e kaloi testin me rol dhe përgjegjësi të shtuar në mbështetjen e policisë, sistemit shëndetësor, shtetit dhe institucioneve lokale.
Ballafaqimi ynë i suksesshëm ndaj pasojave të pandemisë COVID-19 ishte e mundur vetëm me Armatë të mobilizuar dhe të përgatitur, në të cilën kontribuan shumë trajnime dhe stërvitje të NATO-s. Për më tepër, ndihma e parë në drejtim të materialit dhe pajisjeve mbrojtëse mbërriti përmes mekanizmit të NATO – Qendra për Përgjigje ndaj Katastrofave (Euro-Atlantic Disaster Response Coordination Centre).
Qëllimi i politikës sonë të mbrojtjes dhe të sigurisë është të sigurojmë zhvillim paqësor, pavarësi dhe sovranitet të shtetit, integritetin territorial, rendin kushtetues dhe sigurinë e qytetarëve. Përmes parimeve të transparencës, përgjegjësisë dhe llogaridhënies nga njëra anë dhe qëndrueshmërisë dhe zbatueshmërisë së politikave të bazuara në produktivitet dhe rezultateve të deritanishme nga ana tjetër, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë reformat e suksesshme në sektorin e mbrojtjes.
Në mënyrë të vendosjes së sistemit të qëndrueshëm dhe mbrojtës, do të vazhdojmë me financimin e qëndrueshëm të mbrojtjes dhe arritjen e 2% të PBB-së për buxhetin e mbrojtjes deri në vitin 2024 përmes rritjes prej 0.2% të PBB-së çdo vit. Financimi i qëndrueshëm do të thotë Armatë e qëndrueshme dhe e fortë dhe një kontribut i mirëfilltë për Aleancën. Një Armatë e fortë do të thotë gjithashtu mbështetje e fortë e shtetit në kushte të krizave dhe të veprimeve për mbrojtje dhe shpëtim në nivelin kombëtar. Një Armatë e fortë do të jetë gjithashtu mbështetje e fortë për shoqërinë civile.
Në pjesën e dokumenteve strategjike, fokusi kryesor do të jetë në Planin e Qëllimeve të Mbrojtjes i cili përcakton planet dhe aktivitetet tona të zhvillimit në përputhje me procesin e planifikimit të mbrojtjes së NATO-s - NDPP - NATO defence planning process.
Financimi i qëndrueshëm i Armatës do të mundësojë rritje të mëtejshme të pagave, por edhe rritje të gatishmërisë luftarake dhe ndërveprimit të Armatës dhe modernizimin e saj serioz, veçanërisht duke marrë parasysh sfidat e reja të sigurisë.
Qeveria do të zbatojë Planin për pajisjen dhe modernizimin e Armatës në përputhje me prioritetet për pajisjen e forcave të deklaruara përmes projekteve shumëvjeçare: zhvillimi i grupit të Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë i vendosur në garnizonin në Shtip me fokus në trajnimin dhe pajisjen, vazhdimin e projektit të filluar për furnizimin e transporterëve të blinduara me rrota, mbrojtjen sajber, futjen e aviacionit ushtarak i prodhimit perëndimor, furnizim i pajisjeve mbrojtëse personale për pjesëtarët e Armatës, furnizim të sistemeve për mbrojtje- ajrore. Do të përforcojmë trajnimet dhe aktivitetet ushtruese. Fokusi në të ardhmen dhe në këtë segment do të jenë forcat e deklaruara, përkatësisht Grupi i Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë.
Qeveria do të vazhdojë të investojë në modernizimin e Poligonit të Armatës “Krivollak” (lidhja e infrastrukturës, zhvillimi i objekteve të reja, zgjidhja e problemit të furnizimit me ujë), i cili do të bëhet një burim i brendshëm dhe i NATO-s, por gjithashtu do të kontribuojë në forcimin e ekonomisë lokale dhe kombëtare . Ekspertët nga NATO dhe SHBA vlerësojnë shumë kapacitetet e PA "Krivolak", me mundësinë e rritjes në poligon për trajnime dhe aktivitete ushtruese të NATO-s. Në të njëjtën kohë, do të sigurojmë stacion të përhershëm matës për të treguar mbështetje me të gjitha standardet për rruajtjen e mbrojtjes së mjedisit.
Do të specializohemi në frymën e konceptit të "mbrojtjes së zgjuar". Informacionet dhe lajmet e rreme, si dhe komunikimet strategjike dhe marrëdhëniet me publikun, bëhen çështje sigurie të përparësisë më të lartë. Kemi përvojë dhe njohuri që mund të ofrojmë dhe azhurnojmë: Qendra Rajonale për Marrëdhëniet me Publikun (QRMP), në Ministrisë së Mbrojtjes, si një Qendër e Akredituar e NATO-s për Trajnim dhe Edukim, do të zhvillojmë si Qendër Rajonale për Luftimin kundër Dezinformatave dhe lajmeve të rreme për nevojat e krahut jugor të NATO-s, në bashkëpunim të ngushtë me Qendrën e Ekselencës së Komunikimeve Strategjike në Riga.
Vazhdojmë me përmirësimin dhe ripërtëritjen e infrastrukturës së objekteve ushtarake me rinovimin e objekteve të vjetra dhe ndërtimin e objekteve të reja me zbatimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë kudo dhe rindërtimin e kazermave Ilinden, Komandë SEEBRIG, Akademinë Ushtarake, rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në kazermat në Shtip.
Në vitin e parë të mandatit, Qeveria do të ofrojë reformë strukturore të sistemeve për menaxhimin e krizave dhe të mbrojtjes dhe shpëtimit përmes riorganizimit, pajisjes dhe trajnimit të ekipeve operative për intervenim të shpejtë. Këto segmente janë themeli në ndërtimin e një shoqërie rezistente ndaj krizave dhe katastrofave. Kjo është treguar edhe gjatë gjendjes së krizës dhe gjendjes së jashtëzakonshme të shkaktuar nga pandemia me koronavirus. Në gjysmën e parë të mandatit, ne do të realizojmë sistemin e thirrjes "112".
NATO është gjithashtu mbështetje për shkencën maqedonase! Në bashkëpunim me universitetet vendase, do të prezantojmë një linjë buxhetore në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes për të mbështetur projekte shkencore me interes për mbrojtjen. Do të merren parasysh edhe mësimet e marra dhe përvoja në pjesëmarrjen në projektet Science for Peace. Ministria e Mbrojtjes do të mbështesë çdo projekt shkencor që do të sigurojë mbështetje financiare nga fondet e shkencës së mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s ose Aleancës.
Në 12 muajt e parë, Qeveria do të propozojë ndryshime në Ligjin për Furnizime Publike që mundësohet menaxhim i drejtpërdrejtë i burimeve financiare në vlerë prej rreth 500 euro nga komandat dhe kazermat - decentralizimi i buxhetit.
Në Ministrinë e Mbrojtjes, ne do të formojmë Qendër për mbështetjen e kompanive vendase në pjesëmarrjen në tenderët e NATO-s. Qëllimi ynë do të jetë në vitin e parë të anëtarësimit tonë në NATO të sigurojmë komunikim të plotë midis odat tona dhe agjencive përkatëse të NATO-s.
Qeveria do të vazhdojë të theksojë rëndësinë dhe rolin e diplomacisë parandaluese, parandalimit të konflikteve dhe aktiviteteve humanitare. Dhe në vitin 2020, vazhdojmë të përqendrohemi në pjesëmarrjen tonë në operacionet e paqes ndërkombëtare dhe misionet civile në të ardhmen.