Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot mori pjesë në Forumin Evropian Alpbah, i cili këtë vit përkushtohet në tre tema: “Sigurimi i ardhmërisë së Evropës “, “Financimi i ardhmërisë së Evropës” dhe “Ndryshimet klimatike”.
Përmes lidhjes me video-konferencë, Kryeministri Zaev mori pjesë në panelin “Perspektivat e Maqedonisë së Veriut” bashkë me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe për Ballkanin Perëndimor, dhe në fjalimin e tij hyrës theksoi se anëtarësimi i vendit në BE është perspektivë edhe pa alternativë edhe krahas dëshpërimit nga bllokimi i procesit eurointegrues nga ana e Bullgarisë.
“Jemi tërësisht të përkushtuar në këtë proces prandaj na udhëheqin vlerat evropiane që janë edhe vlera tona dhe të cilat me të gjitha politikat që i implementojmë e realizojnë evropeizmin dhe ky është motivimi ynë më i fuqishëm. Qëllimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk është anëtarësim për shkak të anëtarësimit por për shkak të arritjes së standardeve dhe implementimit të atyre standardeve në të gjitha sferat e shoqërisë sonë”, theksoi Kryeministri Zaev.
Ajo që vendi është në rrugën e vërtetë dhe se i plotësoi të gjitha kriteret, shtoi Kryeministri Zaev, u konfirmua me vendimin dhe rekomandimin e Komisionit Evropian deri te Këshilli Evropian më 20 mars të vitit 2020, mbështetur nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, organizim i së cilës më pas u bllokua nga Republika e Bullgarisë.
“BE-ja ka detyrim moral ndaj Maqedonisë së Veriut. Të gjitha reformat në vend u zbatuan ose janë duke u zbatuar, me fqinjët i zgjidhëm çështjet që ishin të hapura pas disa dekadave, siç ishte Marrëveshja e Prespës me Greqinë, ose Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë dhe Miqësi me Bullgarin. Maqedonia e Veriut është model i suksesshëm i një bashkësie funksionale multietnike dhe një udhëheqës i bashkëpunimit rajonal, ndërsa me anëtarësimin në NATO u bëmë një faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor", tha Kryeministri Zoran Zaev në Forumin Evropian Alpbah.
Ai shtoi se të gjitha shtetet anëtare janë të njëzëshme që Maqedonia e Veriut ka realizuar dhe se BE-ja mbetet të përmbush vendimin e saj për fillimin e bisedimeve dhe se shpreson se kjo do të bëhet realitet sapo Bullgaria të formojë një qeveri politike funksionale dhe tha se shpreson se Samiti për Ballkanin Perëndimor në Lubjanë më 6 tetor do të ketë një lëvizje serioze drejt zgjerimit të bllokuar të BE -së.
Mes çështjeve nga auditoriumi në Forum, vëmendje e veçantë iu kushtua nismës Ballkani i Hapur, për të cilën Kryeministri Zaev theksoi se nuk ështe një alternativë për anëtarësim në BE, por një proces që përshpejton proceset e eurointegrimit të vendeve në rajon, që lidh Ballkanin Perëndimor sipas parimeve të BE-së dhe që jep një kontribut të madh në përforcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit.