Mbledhje solemne e Qeverisë për nderë të 30-të vjetorit të pavarësisë : Republika e Maqedonisë së Veriut me trashëgimin nga e kaluara dhe vendimet e guximshme sot krijoj shtet anëtarë të NATO-s, me të ardhme evropian edhe perspektiva ekonomike

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbajti një mbledhje solemne kushtuar 30 vjetorit të pavarësisë së vendit.

Në mbledhje u arrit në përfundimin se një pjesë e testeve të pjekurisë, në 30 vitet e kaluara, kaluan gjeneratat para nesh, dhe disa prej tyre kaluan brezat e tanishëm, me çka rumbullaksohet vazhdimësia Ilinden dhe KAÇKM dhe me vendime të guximshme dhe të mençura sot, rruga është e hapur rruga , pas hapit historik në integrimin në NATO, për zhvillimin demokratik të Republikës së  Maqedonisë të Veriut, me një të ardhme evropiane.

"Sot, Republika e Maqedonisë  së Veriut konfirmon pavarësinë e saj në aleancën më të fuqishme të sigurisë ushtarake - NATO dhe si kandidate për anëtarësim në bashkësinë më të fortë ekonomike në botë - Bashkimin Evropian.

Ne kemi një shoqëri të gjallë dhe dinamike, në të cilën secili prej nesh duhet të investojë për zhvillimin e tij të vazhdueshëm. Ne e kemi ngritur Republikën e Maqedonisë së Veriut si një vend të hapur, të drejtë, të qëndrueshëm, të mundësive, në disa shtylla të forta: shtet i së drejtës dhe sundimi i së drejtës, rritja ekonomike, shoqëria dhe institucionet si shërbim për qytetarët, Një shoqëri për të gjithë.

Ne kemi marrë trashëgiminë më të mirë nga e kaluara dhe po krijojmë një vend me një të ardhme shumë të sigurt evropiane," konstatoi Kryeministri Zoran Zaev.

 “Përgjegjësia dhe detyra jonë e shenjtë ishte të ruajmë identitetin maqedonas. Jo vetëm që e kemi ruajtur, por edhe e kemi konfirmuar dhe forcuar. Përgjithmonë, maqedonasit dhe gjuha maqedonase janë të regjistruara në thesarin e popujve dhe gjuhëve botërore dhe askush nuk ka më dilema. Askush nuk e kundërshton më atë. Ishte e qartë në mënyrë të kristaltë se ne po përmbushim zotimin e paraardhësve tanë të cilët për shekuj të tërë afirmuan, mbrojtën dhe vdiqën për identitetin maqedonas. Së bashku me qytetarët realizuam atë ëndërr shekullore me verifikim ndërkombëtar.

Me këtë rast, do të doja të falënderoja të gjithë qytetarët, shqiptarët, turqit, vllehët, serbët, romët, boshnjakët dhe të gjitha bashkësitë e tjera etnike, të cilët kanë treguar mirëkuptim miqësor dhe vëllazëror dhe që i japin mbështetje të fortë shokëve të tyre maqedonas. Kjo mbështetje, ky mirëkuptim për mbrojtjen e identitetit maqedonas është i një rëndësie të madhe për ndërtimin e një shoqërie të përbashkët dhe të barabartë - shoqërinë tonë, autentike, unike, qytetare, gjithëpopullore ", shtoi kryeministri Zaev. Ai vlerësoi se "Dita e Pavarësisë, 8 Shtatori, do të mbahet mend si një ditë kur ne u bashkuam për të vendosur hartat tona strategjike dhe për të hapur rrugën për zhvillimin demokratik, të mbushur me mirëkuptim reciprok, mirëqenie dhe prosperitet".

"Këtë mbledhje solemne të Qeverisë ja përkushtojmë jubileut të rëndësishëm të krenarisë sonë shtetërore, kombëtare dhe qytetare - 30 vjet pavarësi. Më 8 shtator 1991, qytetarët e Republikës së atëhershme të Maqedonisë morën një vendim historik dhe votuan për pavarësinë dhe sovranitetin. Ishte një përballje e guximshme dhe vendimtare me rrethanat historike në atë periudhë dhe një shprehje e besimit të fortë në perspektivën për një fillim të ri, për një jetë më të mirë dhe për një të ardhme më të mirë në një vend të pavarur, "kujtoi Kryeministri Zaev.

Kryeministri i Qeverisë, Zaev, gjithashtu dërgoi një mesazh për ruajtjen dhe kujdesin e lirisë dhe demokracisë dhe unitetit, në kontrast me tendencat autokratike dhe shoqërinë e robëruar në një periudhë.

"Ne do t'i kujtojmë përgjithmonë dhe do t'iu bëjmë nderime të gjithë zyrtarëve dhe anëtarëve të qeverive që nuk janë sot mes nesh dhe që janë përfshirë në realizimin e pavarësisë dhe në ndërtimin e vendit tonë sipas vlerave demokratike moderne. Në periudhën prej 77 vjetësh që nga krijimi i shtetit KAÇKM dhe 30 vjet rrugë deri te pavarësia, pjesmarrje në jetën e bashkësisë së kombeve, ne kemi mësuar disa mësime të rëndësishme. Një nga më të rëndësishmit është mësimi i ruajtjes dhe edukimit të demokracisë. Rindërtimi i institucioneve jo-demokratike dhe demokratike ka forcuar kohezionin në shoqërinë tonë dhe i ka ndarë prioritet e  bashkimit në mënyrë që të arrihen interesat më të larta shtetërore dhe përparësitë kryesore kombëtare.

Përçarjet dhe grindjet për shkak të interesave të ngushta partiake ose nacionaliste, ose për shkak të interesave në kundërshtim me përcaktimet tona strategjike, nuk i kanë sjellë asgjë të mirë askujt, as nuk do t'u sjellin asgjë në të ardhmen. Kjo është arsyeja pse ne do të jemi gjithmonë përpara kujtdo që do të përpiqet të përçajë njerëzit, sepse ne jemi për unitet për prosperitet dhe të ardhme.

Të vazhdojmë ta ndërtojmë vendin tonë së bashku si një shoqëri e barabartë për të gjithë, përmes respektit dhe mirëkuptimit reciprok, sepse vetëm lumturia e ndërsjellë është lumturi," tha Kryeministri Zaev në fjalimin e tij.

Zëvendëskryeministrat dhe ministrat folën gjithashtu në mbledhje për nder të këtij 8 shtatori.

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive , Artan Grubi, tha se "30 vitet e fundit na kanë mësuar se kur ndërtojmë të ardhmen së bashku në bazë të respektit dhe barazisë reciproke, duke vlerësuar dallimet dhe diversitetin si një mundësi, dhe si pengesë për krijimin e një dialogu të hapur dhe të sinqertë, asgjë nuk është e pamundur."

“Shqiptarët ishin dhe janë të gjithë për pavarësinë, së bashku në bazë të referendumit dhe shpalljes së pavarësisë dhe Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, ne zgjodhëm dialogun, barazinë dhe bashkëjetesën, por edhe miqësinë me fqinjët tanë dhe përcaktuam rrugën tonë drejt NATO -s dhe BE -së " Prandaj marrëveshjet për Fqinjësi të mirë dhe ajo e Prespës  janë një pjesë e pandashme e mozaikut që na bëri anëtarë dhe partnerë të besuar të NATO -s. Në këto momente të rëndësishme të këtij 30 vjetori si pavarësia, Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja e fiqnjësisë së mirë janë themelet e shtetit.

Së bashku ne jemi vërtet më të fortë. Urime të gjithë qytetarëve për këtë rast jubilar të 30 viteve të shtetësisë sonë," porositi zëvendëskryeministri Grubi.
 
Zëvendëskryeministri i Qeverisë  për lufë kundër korrupsionit  zhvillim të qëndrueshëm dhe burime njerëzore, Ljupço Nikolovski, theksoi rëndësinë gjeneratave të mëparshme në ndërtimin e vendit, por edhe rolin e gjeneratave të reja që mbështetën me motivim vendimet guximtare të lidershipit për të mirën e vendit.

“Lidership të guximshëm dhe të mos humbim kohë, të ndërtojmë institucionet dhe të zgjidhim problemet. Sot jemi shtet me ardhmëri tonë. Të kthejmë besimin në institucione në sistem, të ketë rend dhe drejtësi, t’i mbajmë të rinjtë këtu, t’i shfrytëzojmë burimet natyrore në favor të zhvillimit të shtetit dhe atyre që u larguan për t'u kthyer. Anëtarësimi në NATO është dëshmi se mund të arrijmë", tha zëvendëskryeministri Nikollovski.

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, theksoi rëndësinë që e treguan gjeneratat e mëparshme në realizimin e qëllimeve të shtetërore strategjike, me përcaktim të përbashkët në ato kohëra “problemet në raportet e ndërsjella të zgjidhen në mënyrë të qetë, në rrugën e respektimin të ndërsjellë, si dhe rrugën për realizimin e atyre qëllimeve”.

“Është matur fjala dhe është nxjerrë maksimumi nga momentet e vështira. Kanë parë mjaftë përpara për të gjetur formulat e vërteta. E kanë ditur se ku e ka vendin shteti ynë, në BE.

Pavarësia na mësoi se cila është formula që jep rezultat. Është guxim, punë dhe transparencë. Asgjë nuk shkon lehtë, por nëse është e vështir,ë nuk do të thotë që është e pamundur”, tha ministrja Shekerinska.

Në mbledhje mbajtën fjalim edhe zëvendëskryetari i Qeverisë për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.

Ministrja Shahpaska tha “të mbajmë përgjegjësi personale para qytetarëve”, ndërsa zëvendëskryeministri Bytyqi u fokusua në përfitimet ekonomike për qytetarët dhe thirri për vizion të përbashkët për të ardhmen. Ai konstatoi se Maqedonia e Veriut feston 30 vite jubile nga pavarësia, por gjithashtu 30 vite edhe nga pavarësia e saj ekonomi8ke, theksoi se shteti ka politikë të vetë monetare, fiskale, se ligjet u ndryshuan dhe po përmirësohen me qëllim të vendosjes së një sistemi bashkëkohor ekonomik, por dhe se ka Qeveri që kujdeset për të gjithë.

“Sot politikat tona janë të fokusuara në mbështetjen e kompanive të vogla, por edhe kompanive të mëdha, kompanive të prodhimit, të eksporteve, sipas parimeve të zhvillimit të balancuar ekonomik rajonal, sepse çdo qytetar i këtij vendi meriton mundësi të barabarta. Paga mesatare po rritet, ne jemi të përkushtuar në krijimin e konkurrencës rajonale, në krahasim me konkurrencën rajonale, ne ndihmuam kompanitë kur ata kishin më shumë nevojë, angazhimi ynë është të krijojmë parashikueshmëri ekonomike.

Prandaj sot në këtë mbledhje solemne, kur shikojmë 30 vitet e fundit pas nesh, unë dua të shikoj dhe të shoh atdheun tonë në të paktën 20 vitet e ardhshme. Nëse të gjithë mund ta shohim, së bashku mund ta arrijmë atë qëllim të përbashkët: një shtet për të gjithë, një shtet mundësish, një shtet pjesë e Bashkimit Evropian, një atdhe që është shtëpi për të gjithë", tha zëvendëskryeministri Bytyqi.
Në mbledhjen e sotme solemne me rastin e 30 viteve të Pavarësisë, një vlerësim i veçantë iu dha përbërjes së parë parlamentare, me mbështetjen të iniciativës së  Kryeministrit Zaev për dhënien e mirënjohje (dhe pas vdekjes) të 120 deputetëve, për kontributin e tyre të veçantë në vendosjen e themeleve shoqërore dhe institucionale në ndërtimin e një shteti të lirë sovran dhe demokratik të pavarur, Republika e Maqedonisë, sot Republika Maqedonisë së Veriut.