Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, mori pjesë në Forumin Strategjik në Bled kushtuar temës “Ardhmëria e Evropës – Zgjerimi”.
Në panel, ku morën pjesë Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zhelko Komshiq dhe Shefik Xhaferoviq, eurokomisari për zgjerim Oliver Varheji, Kryeministri i Polonisë Mateush Moravjecki, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Kryeministri Edi Rama, Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev dhe Kristijan Shmit si përfaqësues special për Bosnjën dhe Hercegovinën, u nda pajtueshmëri se zgjerimi i BE-së me vendet nga Ballkani Perëndimor dhe përfitimi edhe për Evropës dhe për rajonin.
Kryeministri Zaev në debatin e panelit theksoi se Evropa është familja jonë dhe pritet që familja ta pranojë Maqedoninë së Veriut që është në zemër të kontinentit.
“Për ne nuk ka asnjë alternativë tjetër, përveç asaj të BE-së. Situata e Maqedonisë së Veriut është sikur kur dikush që do të bëhet pjesë e familjes, por familja nuk e pranon se nuk është ende gati, ndërsa Evropa është familja jonë e vetme. Ne do të vazhdojmë edhe më tej ta realizojmë përcaktimin tonë për t’u bërë anëtare e ardhshme e BE-së për të cilën nuk ka alternativë”, potencoi Kryeministri Zaev.
Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev rikujtoi se vendi në tashmë 16.5 vite vend kandidat dhe vend që e nënshkroi Marrëveshjen për stabilizim dhe asociim në vitin 2001 menjëherë pas Sllovenisë, ndërsa para Republikës së Kroacisë.
“I zbatuam të gjitha reformat e parapara në fazën aderuese për anëtarësim në BE, si dhe të gjitha kriteret të përcaktuara të procedurave për zgjerim në Bruksel. Kemi 12 rekomandime dhe rekomandim të Komisionit Evropian me Këshillin Evropian se vendi mund t’i fillojë bisedimet për anëtarësim me organizimin e konferencës së parë ndërqeveritare. Kemi marrëdhënie të shkëlqyera me fqinjët dhe i tejkaluam çështjet e hapura me të cilat na u hapën dyert për të qenë anëtarja e 30-të e NATO-s. Kemi shoqëri funksionale multietnike që i fitoi të gjitha mirënjohjet dhe njihet si model dhe shembull për të tjerët dhe shpresoj që përfundimisht t’i fillojmë bisedimet edhe me kapituj për anëtarësim në BE”, theksoi Kryeministri Zaev në Panelin e liderëve “Ardhmëria e Evropës – Zgjerimi” në Forumin Strategjik Bled në Slloveni. Kryeministri Zaev foli edhe për iniciativën “Ballkan i Hapur” për të cilën tha se iniciativa është përkushtuar në bashkëpunimin mes vendeve të rajonit për t’i arritur standardet evropiane për jetë cilësore të qytetarëve dhe për mbajtjen e motivimit për realizimin e anëtarësimit në BE.
Fjalim hyrën në Panelin e liderëve “Ardhmëria e Evropës – Zgjerimi” në Forumin Strategjik Bled kishte edhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, i cili theksoi se këtë vit Forumi u përkushtohet në mënyrë të veçantë vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe tha se rajoni është pjesë e Evropë dhe se duhet në mënyrë aktive të merr pjesë në zgjerimin e BE-së dhe se shtyrja e zgjerimit do të shkaktojë sfida serioze.
Presidenti i Sllovenisë potencoi se zgjerimi i BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë nuk është vetëm politikë, por detyrim moral për Brukselin dhe për shkak të faktit që Republika e Maqedonisë së Veriut bëri gjithçka që ishte e patjetërsueshme, ndërsa BE-ja nuk e mbajti premtimin.